Të dashur qytetarë
Sot në seancën plenare, diskutohet një projektligj procedurial , i emërtuar si buxheti faktik i vitit 2015 , që në tetorin e 2016 në pamje të pare duket ka pak për të përcjellë tek qytetarët për vitin e shkuar, por në se synon të qartësosh atë çka shifrat e këtij buxheti pasqyrojnë, petet e lakrorit hapen, e ajo çka shihet nuk mbulohet dot nga largimi I Shkëlqim Canit nga kabineti .
Opozita fjalën ka, po fjala e saj as ka qenë dje, thjesht retorikë politike dhe aq më pak është sot, kur kjo qeveri është në vitin e katërt të keqqeverisjes së shqiptarëve.
Sot, shifrat faktike të 2015 si dhe raporti i kontrollit të lartë të shtetit, faktojnë të zezën mbi të bardhë, atë cka dihet e provohet çdo ditë nga çdo shqiptar jashtë taborrit të Ramës, rrënimi ekonomik i vendit dhe humbja e çdo perspective për një jetë e shoqëri më të mirë.
Rama shpesh e ka per merak te thote : Fanatiku nuk ndryshon mendje por nuk ndryshon as argumente,,,,
I bej thirrje te lexoj shifrat ,dikush t’ia shpjegoje dhe te ndryshoje argumentet mbrojtese se luajti mendsh dynjane.
Raporti i zbatimit faktit të buxhetit, përmes shifrave, tabelave me ngjyra e pa ngjyra, jep përgjigjen e shumë pyetjeve që në këtë parlament nuk kemi rreshtur së bëri, dhe së akuzuari këtë qeveri e këtë kryeministër.
Ky raport, fakton përmes shifrave të vetë Qeverisë, ecurinë e ekonomisë kombëtare për vitin 2015, si kanë operuar sektorët bazë të ekonomisë, si ka qenë raporti mes të ardhurave dhe shpenzimeve, importit dhe eksportit, të ardhurave për frymë, e shumë e shumë pyetje të tjera, të cilat në një mënyrë masin dhe kenaqësinë e lumturinë e jetes në këtë vend.
Sa e mirë ka qenë realisht cilësia e jetës së shqiptarëve e tregojnë përpos dhjetra fakteve e ngjarjeve, 300 mijë të larguarit nga Shqipëria e mes tyre tanime jane bere 400 mjekë. Të jesh mjek do të thotë të kesh pas mundësinë të studjosh gjatë, të kesh një punë e profesion nga më të preferuarit. Të jesh mjek e të emigrosh, do të thotë një gjë e madhe nuk shkon në këtë vend, e kjo gjëja , e ka emrin Edi Rama.
Shifrat flasin, e tregojnë sa keq performoi ekonomia nën governancën e Ramës:
deficiti tregtar i 2015 u rrit me 1.6% krahasuar 2014; importet ranë me 1.4%, ndërsa eksportet me 4.9% referuar 2014.
Loja e shifrave, është në merakun e propogandës së Kryefinancierit dhe Kryeministrit të kësaj qeverie. E ndërsa, raportin ndërkombetar të 2015 “Doing Business” e përcollën si një fitore të qeverisjes së tyre, teksa vleresimi për Shqipërinë përmirësohej me 40 vende, harruan t’u shpjegonin shqiptarvëe se përmirësimi bazohej në masat e ndërhyrjet ligjore të 2013 të qeverisë Berisha.
Po mendja e madhe për t’keq vet thonë shkodranët, “DOING BUSINESS 2016” tregoi se Shqipëria kishte humbur plot 35 vende nga vlerësimi i një viti më parë, për fatin e keq dhe të 1 milion shqiptarëve të varfëruar e të zhgënjyer nga kryeministri që e votuan.
Është Banka Botërore ajo që shprehet për përkeqësimin e indikatorëv kryesorë,
“të fillosh një biznes”, “furnizimi me energji elektrike, “regjistrimi i pronës” , “aksesi ne kreditim”, “pagesa e taksave” – rrjedhojë e rritjes së barrës fiskale,
Rezultati dihet ; Shqiperia më pak atraktive në rajon për investitorët e huaj, dhe më problematike dhe e pasigurtë për ata vendas e të huaj (mjaft te kujtoni investitorin 500 Mil.euro te masakruar), vend ku siguria është e rrënuar deri në institucionet e sigurisë së lartë kombëtare, siç është aeroporti Rinasit. Rekordin e “good governancës” e arritëm me lejet e ndërtimit . Por ka dhe me keq kur mendon qe bizneset jane nen kercenimin e gjobvenieve (Ketu nuk po flas per gjobat e shtetit) nga ana e miqve te qeverise.
E ndërsa qeverisni keq e më keq, problemi është se qeverisimi me keq se i gjithë Rajoni, keq me taksat e klimën ndaj biznesit, shprehet Raporti i Forbes-it, për korrupsionin dhe vetë Rama e di që nuk e kontrollon dot më, për borxhin publik shkelët jo vetëm marrëveshjen me FMN, por dhe kushtetute e ligjin qe e kishim vendosur ne kohen tone , borxhi publik jo me shume se 62 %.
Natyrisht, kur flitet për buxhetin faktin të vitit 2015, FMN shprehet se performanca e të ardhurave ne buxhet ishte zhgenjyese.
Aksionet kundër informalitetit të drejtoreshës të shpërblyer si zvministre sollën që të ardhurat totale të 2015 të rezultonin 19.7 miliarde lekë më të ulta sesa plani i rishikuar me aktet normative (-5%), nderkohë qe rezultuan 36 miliardë lekë me pak sesa planifikimi fillestar (-8.7%).
Performanca e doganave për 2015, është – 35.5 miliarde leke (350 milione dollare) me pak sesa planifikimi fillestar “realist sipas qeverise kur prezantonte buxhetin e ketij viti”, ose 12% me pak.
13.5 ml eurot e Croën Agent avulluan , e vetmja gje qe do te mbahet mend eshte se ato euro shërbyen vetëm për fjalën e thënë Administrata e Rames e korruptuar .
2015 shënoi uljen e të ardhurave nga TVSH me 5.6 miliardë leke (-4.3%), rimbursimi TVSHsë nga 2014 u ul me 1.9 miliarde lekë/muaj më pak, akcizat rezultojne pothuasje 12.7 miliarde me te ulta sesa planifikimi fillestar duke konfirmuar nivelin e larte të evazionit dhe kontrabandes, sidomos ne cigare dhe karburante.
2015, uli me 6 miliardë lekë (60 milione dollare, ose 17.1 % me pak) të ardhurat personale, u ulën taksat nacionale, dhe renta minerare u ul me 26 milione dollarë.
Sigurisht, kjo ulje drastike e të ardhurave impaktoi shpenzimet të cilat për 2015 rezultojnë ;
420 milionë dollarë me te ulta sesa planifikimi fillestar,
dhe 258 milionë dollarë më të ulta sesa planifikimi i rishikuar me aktet normative.
Krekoset Rama ne ekrane e ketu foltore , por se kuptoj per cfare …?
te ikim nga shifrat dhe te dalim te faktet ….
Mburret per pagat qe nuk janë prekur fare për mbi 3 vjet , ?
Te ardhurat e disponueshme sapo e tha ministri….. e perkthyer qe ne fund te muajit teprojne para ne xhepat e administrates…
e pavertete e madhe .. nuk gjeni dot nje punonjes administrate , mjek, mesues, zyrtare te ndershem qe te mbylli muajin me shpenzimet , pyetini me gjeni dhe qofte ai nje socialist i ndershem).
mjeksësia rënkon jo vetëm nga korrupsioni,
Predikuat mjekesi falas , Jo vetem qe nuk ekziston , por ju siguroj me fakte dhe emra konkret qe ne Dr.pacientet kane blere dhe serum tek farmacite perballe…
Fotot e spitaleve të Ramës bëjnë xhiron e botës se ngjajnë me spitalet e luftës;
Pa zotesine e Tahirit tani duhet ti shtojme ushtrine qe ose mbledh plehra ose duhet të korrë kanabis;
Policia nuk të mbron kur duan të të vrasin, por të vë gjoba sipas planit,
Arsimi pa investime (asnje shkolle e re apo kopesht ne Dr) , të tjerat ja shihni vetë, universitete me kuota të paplotësuara dhe studentë me rezultate të mira pa të drejtë studimi ;
cmimet rriten e varfëria rritet ,
sheshet me shatërvanë e shkurre të Rilindjes ndezin drita; shqiptarë të hutuar nga lloqe delirantësh për legalizimin e kanabisit, plehrave e prostitucionit, nga cmenduritë e gjeopolitikës që turbullon kosovarë e shqiparë bashkë.
Edi Rama, vec një mendje si jotja mund të rrënonte kaq shume.
Ju faleminderit
Fjala ne Kuvend e deputetit Igli Cara, 20 Tetor 2016