Ministri i Shëndetësise refuzoi të vijë në komisionin e Shëndetësisë për te informuar per arsyet e miratimit të VKM nr. 721, datë 12.10.2016, (zgjerimi i kufirit te moshes nga 40-60 vjec ne 35-70 vjec) analizat, studimet, të dhënat shkencore, klinike, dhe epidemiologjike si dhe te dhëna te tjetëra për eficencën dhe efektivitetin e kontrollit shëndetësor falas, që çoi në miratimin e këtij vendimi si dhe efektin financiar që ka ky vendim në buxhetin e shtetit.
Kjo se bashku me te dhenat e depistimit te check-up ku qytetaret tashme e kane abandonuar ate verteton qe paqesat kane qene jo reale, dhe zgjerimi behet per te maskuar kete keqperdorim te fondeve publike, korrupsionin galopant qe ka perfshire MSH.
I pangopuri Beqe “shto uji shto miell” tregon babezine e tij hajduterine dhe papergjegjshmerine .
Ky eshte tregues i dështimit dhe mbulimit te korrupsionit. Pavarësisht se deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk e ka pranuar, madje dyshja Rama-Beqe e ka quajtur arritje te madhe, kur ne realitet dhe nga te dhenat e QSh kontrolli baze nga qytetarët ka qenë shumë i ulët ( me pak se 30 perqind, ne qarkun e Lezhes) ne nje perqindje shume te vogel seç ishin planifikuar madje e kane abandonuar ate.
Me kontrate kompanisë koncesionare i është garantuar pagesa për 475 mijë kontrolle në vit. Përmbushja e planit mbi kontrollet brenda një viti është shume shume larg. Kjo do të thotë një përfitim për një punë të pakryer nga kompania, ndaj ministri Beqe si manovër ka parë zgjerimin e kufirit të moshës.
Kjo jo vetem ngre dyshime të forta por flet qarte për dështimin e këtij koncesioni të akuzuar qe diten e pare nga ne opozita dhe mediat si një aferë e dyshimtë dhe e korruptuar dhe e deshtuar.
Te dhenat nga qarku lezhe jane : nga 22 mije planifikime jane deklaruar 7000, pra vetem 30 perqindpor edhe keto deklarime jane te manipuluara nga Qsh dhe drsksh sipas informacioneve direkte ne zona.
Ne kamez nga 10000 vetem 2000, pra 20 perqind, dhe ne kete periudhe vetem 2 persona ne muaj bejne check-up.
Check-up perfshin dy pyetsore, menyren e jeteses dhe ushqyerjes Dhe per depresion, Ekg e ben infermjerja dhe interpreton ajo, Behet gjak komplet
Ka vonesa ne pergjigje, deri tre jave. Por ka qe nuk kan marre pergjigje( psh dod kola banor i kamzes eshte ankuar se nuk ka marre pergjigje.
Ministri nuk vjen ne komision dhe shkel Kushtetuten.
Neni 80 pika 3 e Kushtetutes.:
Drejtuesit e institucioneve shtet.
Japin shpjegime dhe informojne per ceshtje te ndryshme te veprimtarise se tyre persa e lejon ligji.
Po cenohet e drejta kushtetuese e opozitës dhe Komisioneve Parlamentare në përmbushjen e detyrës.
Pengimi i qëllimshëm i realizimit të seancave dëgjimore në Komisionet Parlamentare është një precedent i rrezikshëm kundër demokracisë parlamentare në Shqipëri.
Nuk eshte hera e pare qe Beqe refuzon komisionin tone, ate te Shendetsise.
Ai ka refuzuar edhe per urgjencen e Tiranes per kete mega afere korruptive.
Kam disa pyetje per ju Z. minister
1-Çfare ka ndryshuar ne sherbimin e Urgjences se Tiranes qysh nga 3 shkurti kur e shperndate ate ne 3 spitale universitare (me letra)?
A keni shtuar ndonje autoambulance te re dhe aparatura te reja?
A eshte rritur cilesia e sherbimit ndaj qytetareve tiranes?
2-Keto 9 muaj kush e menaxhon sherbimin e Urgjences se Tiranes?
3-Si ka mundesi pas 9 muajsh punonjesit e Urgjences punojne pa kontrata ne vendet e reja te punes (ne letra) prane spitaleve Universitare?
4-Ne mbledhjen e Komisionit te Shendetesise ne fillim te shkurtit opozita ju kerkoi ( megjithese ju nuk ishit) ta sillni projektin e riorganizuar te Urgjences se Tiranes (si do te shperndahej personeli,vendet ku do te shkonin,numrin e personelit,oraret e punes,rrogat,numrin e autoambulancave,burimet financiare per te mbuluar kete sherbim,etj.)
Edhe pas 9 muajsh ne nuk e kemi kete projekt. E keni apo nuk e keni?
N.q.s e keni pse nuk e sillni ne komision?
5-Pse nuk na paraqisni asnje dokument per bashkepunimin e Ministrise se Shendetesise me Shoqerine E.R.A.?
6-Z. Minister a mbani pergjegjesi ju n.q.s ndodh ndonje aksident me autoambulancat e Urgjences se Tiranes, sepse ato jane te pa koaliduara dhe te pa siguruara prej disa vitesh?
7-Z. Minister pse keni bere tender per GPS e autoambulancave te vjetra, kur disa prej tyre bashke me GPS nje dite para vizites tuaj ne Urgjencen e Tiranes nuk dihet ku kane perfunduar(ndoshta per skrap)?
8-Z. Minister si nuk ju vjen turp ju dhe drejtorit te Urgjences Kombetare (ne leter, se ne fakt nuk ekziston) Dr Brataj per ate shfaqje te turpshme qe organizuat ne oborrin e Urgjences se Tiranes mbi nje carcafe te palare (se Urgjenca e Tiranes ne ate kohe nuk kishte lavatrice) me makine?
Kujt i duhej ajo shfaqje?
9-A keni informacion se ne Sanatorium jane emeruar 8 shofera per llogari te Urgjences se Tiranes dhe paguhen qysh prej 15 gushtit sikur punojne aty?
10-Si s’ju erdhi turp, shkoni inaguroni Urgjencen Kombetare bosh pa aparatura elektronike?
Kjo ndertese qe inaguruat e kryen funksionin per te cilen po ndertohet?
11-Mund te na thoni se çfare do te behet me ndertesen e Urgjences kur ta largoni personelin prej andej?
12-A keni informacion per abuzimet ne Urgjencen e Tiranes me nafte, pjesen e kembimit, vjedhjen e aparaturave mjekesore te vete autoambulancave dhe me vete Urgjencen, etj?
Nuk ka reforme te promovuar keto vite nga Edi Rama dhe banda e tij klepto-oligarkike jo vetem te mos kete deshtuar qe ne nisje por te degraduar ne skandale te padegjuara as ne sulltanatet mesjetare.
reforma ne shendetesi eshte me e ndjeshmja pse ka te beje direkt me jeten e qytetarreve , te semureve.
Une e perjetoj keq kete qe po ndodh, edhe si deputete por me teper si mjeke kur shoh se betimi I shenjte I Hipokratit po zevendesohet nga maja e piramides ne baze me vjedhje bastarde, korrupsion e papergjegjshmeri qe po merr jete njerezish deri dhe te foshnjave.
Ky nuk eshte shqetesim por alarm per jeten ndaj asnjehere nuk do ndaloj se evidentuari e denoncuari kete makabritet human.
Skandalet, hajduteria, braktisja e pacienteve dhe shnderrimi i misionit te shendetesise nga human ne ate kriminal vazhdon me shpejtesi nga MSh dhe qeveria e majte Rama- Meta.
Kemi ndjekur cdo dite hapat shkaterrues te skemes shendetesore, dhe abuziv te kesaj qeverie dhe te ministrit te shendetsise ne sektorin me jetik ate te shendetesise.
Per zhberjen dhe rrenimin e tij, nderhyrjet e demshme ne sistemin shendetesor por dhe qe kane bere qe qytetaret te braktisen nga keto vendime e hapa qe Beqja ka marre pa u konsultuar dhe ne dem te te gjitheve si dhe abuzimet dhe koncensionet qindra miliona dollareshe ( 320 milion dollare)
Heqja e sigurise se barnave futja e barnave false, te skaduara ” gjoja me te lira ” eshte nje skandal i madh per shendetin por dhe korruptiv e kriminal.
Vendi sot eshte me nje sherbim publik shendetesor ku hallkat e tij nuk funksionojne, e per pasoje pacientet perfundojne ne privat duke paguar gjithcka dhe shume shtrenjte.
Ne maternitetin e Lezhes edhe pse kemi terhequr vemendjen mungon gjithcka, nuk ka as paracetamol,as vigon dhe lere per te tjerat…
Urgjenca ka 4 shtreter ne sherbim te 120 mije banoreve dhe vetem 4 pale çarçafe.
Nuk ka oksigjen, nuk ka monitor, nuk kryen asnje analize Te urgjenca personeli perdor
“si raft per garderoben e tyre nje frigorifer te prishur” ..!!!
Ne urgjencat..e 2 spitaleve…mungojne..buscopanspazmexi..progesteroni..vitaminat
(per te vjellat e barres) Mungon..kryesorja oxytocina..blejne familjaret.
Ne urgjencen e maternitetit…ska OXYGEN…nuk ka asgje…
Monitori..ne OBSETRIKE..SKA..qe degjohen…R.Z.Ndersa per matjen..e kontraxioneve…as qe behet fjale
Analizat…merren..nga shoferat e ambulancave..dhe dergohen…lart..te spitali…
Spitali Rreshen.
1.Ska pastruese se jan shkurtuar te mbyt papastertia gjithandej
- R scopia ka 3 vjet qe spunon As nuk i bie ndermend kujt me rregullu
- Dje ne Fane vendoset Drejtore Q Sh Fane nje mjeke e sapo dale nga shkolla pa asnje pervoje dhe me banim ne Rreshen nderkohe qe mjeku tjeter Martin Prenga banon atje me stazh pune 20 vjet.
Mjeket po ikin nga vendi.
Ne tre vite te qeverisjes se Rilindjes jane larguar jashte vendit dhe jashte sistemit si pasoje e moshes dhe largimeve nga puna sipas te dhenave mbi 600 mjeke.
Por dhe numri i te diplomuarve cdo vit eshte me i vogel se largimet.
Po ashtu dhe specializimet ne numer te vogel dhe perqendrimi ne Tirane ka bere qe rrethet te ngelen pa specialiste dhe sherbimet nuk funksionojne duke i kthyer spitalet e rretheve ne ne fare menyre ne ambulanca.
Shqiperia ka reth 1,1 mjeke per 1000 banore.
Vendet e BE kane reth 5 mjeke per 1000 banore,
Ne rajon kemi Maqedonine me 4,6 mjeke per 1000 banore.
Ne kushtet e sherbimit tone shendetesor, me nivelin ekstremisht te ulet te pagave te punonjesve te shendetesise, me numrin shume te vogel te atyre qe u jepet mundesia per tu specializuar (nje shumice e ketyre pa asnje shperblim) etj,
mungesa aparaturave, medikamenteve, pajisjeve mjekesore,
mungesa e autonomise, centralizimi i gjithe procedurave,
mosplanifikimit dhe konsultimit per problemet qe kane ne sherbime, kushteve te punes,
denegrimi nga sistemi dhe politikat e ministrise se Shendetsise dhe,
shpesh edhe dhuna ndaj bluzave te bardha,
pamundesia per nje karriere profesionale ne kete sistem shendetesor ne kaos e ben largimin e personelit shendetesor detyrimisht emergjent.
Problemet jane evidentuar hap pas hapi dhe cdo dite nga ne, ne komision, ne seanca, media dhe terren, tek pacientet.
Jane vete pacientet deshmitaret me te mire te kesaj gjendje mjerane ne spitalet tona.
Per shendetsine mund te flasim me ore te tera pasi skandalet tashme e kane mbarthyer ate, kaosi vazhdon.!
Vdekje per shkak te sistemit!
Spitalet si ne kohe lufte.
Fjala në Kuvend e deputetes Albina Dede, 27 Tetor 2016