Me 20 Tetor me arrogancën e  tij, Rama iu hakërrye deputetëve të opozitës, duke thënë se brenda datës 27 Tetor, kur ishte dhe afati fundor i regjistrimeve, do të na tregonte të vërtetat e tij fakultet me fakultet.

Por ky ishte thjesht mashtrimi i radhës.

Sot është data 28.  Jo vetëm që asgjë nuk është mbyllur por ende mijëra të rinj janë pa zgjidhje për vazhdimin e Universitetit.

Sot në ditën kur Edi Rama duhet të na ballafaqonte me të vërtetat, në fakt ka lajmëruar shtyrjen e procesit të regjistrimit, duke treguar dhe njëherë dështimin edhe paaftësinë  e tij dhe të Linditës së tij.

Mijëra maturantë e humbën të drejtën e studimeve, sepse Edi Rama siç e ka zakon, ndryshoi rregullat e lojës ndërsa ajo ishte në fund.

Mijëra të rinjve iu ndërpre ëndrra në mes, për të vijuar studimet në degët e preferuara sipas meritës së tyre.

Edi Rama e ka të vështirë të kuptoj meritën dhe preferencën e maturantëve  sepse vlerësimi i tij ka qenë gjithmonë në bazë të preferencës personale.

Preferencë dhe model i Edi Ramës, është Bushi, Roshi, Noka, Prenga.  Modeli i tij janë kriminelët dhe trafikantët.

Për këtë arsye Edi Rama nuk e kupton dot shqetësimin e maturantëve ekselentë, akthin e familjeve të tyre.

Arsimi është një tjetër dështim i Edi Ramës.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Arsimit, Luçiano Boçi, 28 Tetor 2016