Te nderuar kolege,

Sot ne séance qeveria sjell perseri per diskutim procedurat tatimore dhe kjo nuk eshte hera e pare qe e ben gjate ketyre tre viteve te “Rilindjes”! Keni tre vite qe keq qeverisni financat dhe tatimet dhe ende nuk po gjeni karar!

Per tre vite rresht punuat fort, nepermjet drejtuesve, militante te bindur, me detyren per t’i marre frymen biznesit te ndershem, duke filluar qe nga ai me i vogli.

E ku eshte problem ketu?! Eshte normale qe ju te mos shihni ndonje problem!

Sepse per ju nuk perben problem fakti qe bizneset e vogla mbyllen cdo dite e ne cdo cep te Shqiperise; sepse ia keni rritur aq shume barren tatimore, gjobat dhe terrorin fiskal sa qe tekstualisht, I KENI MBYTUR!

Per ju nuk perbejne problem as bizneset e mesme qe mezi arrijne te mbyllin fundin e muajit e te paguajne rrogat e punonjesve!

Sepse per ju rendesi ka qe bizneset e medha, miqte e shefit, te babeziturit qe ju ushqejne edhe juve, te bejne qejf!

Per ju ka rendesi qe te milni sa te mundni cdo te ardhur nga qytetaret e thjeshte, per te ushqyer tendera te babezitur qe i vidhni teresisht pa patur asnje pike turp!

A e keni te pakten idene se sa shume e keni rritur barren e shpenzimeve, tatimeve dhe taksave per cdo biznes e qytetar? A e keni te pakten idene se cfare kasaphane fiskale po krijoni vetem per te nxjerre pak dhjam nga pleshti, qe te medhenjte te mos paguajne dhe te vegjelve t’u merret fryma? Apo thjesht votoni cfare ju sjellin dhe s’e kuptoni ne c’rruge pa krye po e fusni biznesin e vogel dhe te mesem shqiptar?

E ku eshte problemi ketu?
Per ju nuk perben problem fakti qe fusni ne burg berbere per kupon tatimor; qe dhunoni gra te moshuara per nje tufe qepe; apo qe policet bashkiake te Tiranes te sillen si barbare per nje kaush kokoshkash!

Jo, per ju ka rendesi qe te babeziturit, miq te shefit te babzitur, te vjedhin miliona, jo leke por euro, ne kurriz te qytetareve!

Per ju rendesi ka qe keta te kenaqen duke kafshuar hapesirat publike dhe pasurite natyrore kombetare, nga parku i liqenit ne Tirane; tek shpella e Pellumbasit – pasuri e rralle e Shqiperise, qe rrezikon te zhduket nga dinamiti i guroreve; nga bregdeti qe zaptohet nga deputete te rilindur; e deri tek mrekullia natyrore e Valbones!

Jo, per ju kjo nuk perben aspak problem!

Duke qe kryeministri juaj e ka ndare mendjen! Shqiperine ta zhvase, ta vjedhe, ta shkaterroje, ta helmoje e se fundmi t’i fuse shkelmin! Jo per nje mandat, por perfundimisht, duke e shkaterruar aq shume sa me mos ngreje dot me kurre koke!

Interesante qe per vite me rradhe shume kane dashur te na pushtojne, te na copetojne, te na shesin e te na shkaterrojne nga jashte dhe tani, kane gjetur menyren me te lehte, ta shkaterrojne gjithcka nga brenda! Thjesht gjetur nje krye-shkaterrues te bindur, pseudo-patriot, dhe duke i lene detyren te shkaterroje fatet e bizneseve shqiptare, te qytetareve, te natyres e te gjithckaje tjeter, qe ta shkaterroje nje here e mire Shqiperine derisa te mos kemi me mundesi te ngreme koken!

Sepse nese ate qe deshtoi ta beje me armet kimike, sepse qytetaret e detyruan te thote ‘jo’, po kerkon te  na e beje duke sjelle perseri dhe duke kaluar ne Parlament ligjin per importin e pleherave; atehere demi dhe helmimi i vendit dhe i se ardhmes sone, do te jete afatgjate, me shume se nje mandat i tij, me shume se gjenerata e tij!

Trashegimia qe do t’ lere Shqiperise se gjenerates se re, sic me ironi e quan ai, do te jete nje Shqiperi e rilindur si kazan i pleherave dhe helmeve te botes!

Por kjo nuk do te jete vetem trashegimi e tij, ne kete fatkeqesi do te kontriboni edhe te gjithe ju, deputete dhe partnere te koalicionit nese e perdorni kete kauze thjeshte per presion politik e per te rritur pak me shume pazarin e votes tuaj!

Po ku eshte problemi ketu?

Per ju nuk ka problem qe Shqiperia cdo dite rrenohet e shkaterrohet, rendesi ka qe ju te jeni mire!
Nuk ka rendesi qe ne tre vite nuk keni bere me shume se tre kilometra rruge! Rendesi ka qe keni tenderuar me shume se 30 milione Euro buzekuq per vijezime rrugesh.

Nuk ka rendesi qe vetem pak km larg Tiranes, sapo del ne aksin Tirane – Elbasan, ka mbi nje vit e gjysem qe ka rreshqitur rruga ne Dobresh dhe nuk e vrisni mendjen aspak. Thoni qe s’keni ku te gjeni 5 milione leke per ta rregulluar e per mos me i lene njerezit te vijne rrotull; por nga ana tjeter, sa here i duhen chartera apo avione personale per ekspozita pikture, leket i gjeni me vrap dhe i harxhoni pa teklif!

Nuk ka rendesi qe njerezit nuk kane buke neper shtepi, per ju rendesi ka qe te beni parate rrush e kumbulla duke hequr pllaka e duke shtruar pllaka neper sheshe; rendesi ka qe Rilindja Urbane te ece perpara. Per ju rendesi kane 100 metra shetitore, qe shefi te kenaqet kur ta inspektoje; nuk ka rendesi qe kemba i shkel perseri ne grope, balte e skamje shqiptarit qe jeton pertej shetitores!

Per ju rendesi ka te mbushni xhepat ju dhe mafiozet qe ju bejne te gdhiheni milionere; dhe jo fakti qe nje djalosh i ri, si Arditi, te humbe jeten per shkak te babezise tuaj! Edhe sa kohe do te kaloje perpara se dikush t’i pergjigjet pyetjes: “Kush e vrau Arditin?”

Per ju nuk ka rendesi qe Shqiptaret varferohen, shtypen dhe rropaten pa shprese ne kete vend, e detyrohen te largohen nga vendi dhe familjet e tyre! Ju po beni
Jo! Per ju kjo eshte praktike pune!

Sepse sic thote dhe nje nga gazetaret me te medhenj italiane, Indo Montanelli:
“Kjo e majte aq shume i do te varferit, saqe sa here vjen ne pushtet, e shton numrin e tyre!”
Ju faleminderit!


Fjala ne Kuvend e deputetit Gerti Bogdani, 3 Nentor 2016