Zoti kryetar!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Mendja, zemra dhe shqetësimi im është sot tek ata dhjetëra, mijëra e ndofta më shumë fëmijë, burra dhe gra, të cilët përjetojnë ditë shumë të vështira nga kjo përmbytje. Nuk ka qenë katastrofale në hektarë, por ka marrë jetë njerëzish, dhe ka qenë nga më shkatërrimtaret të infrastrukturës së zonave rurale, e cila është gjithnjë infrastrukturë fragile, Dhe sot, nga lumi i Zi në Tropojë e deri në Pogon e Koshovicë, ka me qindra mijëra tonelata gurë të rrëzuar, tombina, ura të vogla të shkatërruara e që kanë bllokuar banorët, në një kohë kur, ajo, që spo ja them emrin për shkak të këtyre zonjave këtu, rri e krihet në parlament, e nuk ka dhënë asnjë qindarkë për ta.

Nga të katër anët vijnë sms, nuk ke ç’tu thuash, sepse sot vendi faktikisht nuk ka qeveri! Dëshmia më flagrante se sot ky vend nuk ka qeveri është fjalimi me kokë në tepsi që mbajti kufoma e pakallur që quhet kryetar qeverie sot. Zoti kryetar ju e konstatuat vet, sot ai foli këtu me kokën në tepsi. Dhe unë e kuptova mirë hallin e tij, e ka të qartë se e ka kokën në tepsi, dhe e ka kokën në tepsi para së gjithash dhe mbi të gjitha nga ky raport, i cili në çdo rresht, në çdo fjalë, në çdo presje, në çdo fjali e në çdo kapitull i thotë se me ty nuk ka negociata. Se negociatat do t’i hapë PD, do t’i hapë opozita. Ky është raporti, prandaj flet me kokë në tepsi.

Përsa i përket rekomandimit, vlerësoj gjithë punën e Komisionit dhe shpreh keqardhjen që nuk vendosi hapje pa kushte negociatash, sepse hapja pa kushte e negociatave ishte kërkesë e jonë, sepse hapja pa kushte ishte absolutisht zotim i forcës tonë politike për t’i trajtuar ato në mënyrën më serioze pasi dihet se shqiptarët po presin me padurim të lajnë duart nga kjo qeveri që është bërë simbol i plehut, simbol i korrupsionit, simbol i krimit, simbol i gjithë të këqijave.

Ndaj do kisha dashur shumë sot që ky raport të ishte vendim për hapje negociatash. Ju që jeni mësuar të lexoni vetëm mashtrimet e tij dhe ai që lexon vetëm mashtrimet e veta, ju keni përgjegjësi të rëndë para shqiptarëve. Në këtë vend dy vite më parë ka ardhur kancelarja e Gjermanisë, në krah të tij (Ramës), para gjithë shqiptarëve i tha një fjalë; negociatat do të hapen pasi ju të votoni, dhe jo vetëm të votoni por të zbatoni reformën, dhe ne të shohim e të bindemi sesi po e zbatoni atë.

Në mënyrën më serioze, Merkel dha të qartë kërkesën e Europës dhe e bëri këtë në Tiranë. Bëtë gjithçka që kjo të mos ndodhte.

Unë shpreh dhimbje që Komisioni nuk urdhëroi hapjen e menjëhershme, sepse ne do ta çonim përpara procesin por ju e detyruat Komisionin. Çdo shqiptar që e lexon rekomandimin, e ka të qartë si drita e diellit se është meritë e opozitës e cila votoi reformën. Edhe dje në krah e kishte kur fliste ai i pafytyrë, se nuk fliste njeriu ashtu kur ka në krah një diplomate, por ia përplasi në fytyrë sepse Rekomandimi ka të bëjë me Reformën që e votoi opozita. Rekomandimi ynë ka të bëj me votimin e reformës, të cilën e votoi opozita, dhe po të mos e votonte opozita rekomandimi nuk do ishte kërkund në horizont. Opozita ka bërë dhe do bëj gjithçka…

Mos më bëni të përmënd atë që thanë mbrëmë Knut Flickenstein, Kukan, etj. Njëri tha se do të duhen të paktën nja dy vite për të hapur negociatat. Nuk po them atë çka dimë ne, por po them atë që thanë zyrtarisht ata. Ddomethënë do t’i hapë PD. Cfarë tha Kukan? Tha se zgjedhjet janë testi bazë i transparencës së demokracisë. Duhet të jesh i verbër të mos kuptosh e të mos dish të lexosh rekomandimet, se Komisioni ka thënë çdo gjë, se Flickenstein tha të njëjtën gjë.

Ata që duan ta lexojnë me ndershëmri Komisionin, i ka thënë të gjitha Komisioni, ata që duan ta lexojnë me kokë në tepsi, ata pastaj vërtiten siç u vërtit Edi Rama këtu. Komisioni për fat të keqpër shkak tuajin dhe të Edi Ramës nuk hapi negociatat.

Meqë e keni pasion mashtrimin e shqiptarëve më lejoni të sqaroj pak shqiptarët.

Kishte 3 rryma.

-Njëra rrymë ishte që të gjitha problemet të kalonin në paketën e negocimit. I kësaj rryme ishte Edi Rama, i cili bënte përpjekje të jashtëzakonshme. I kësaj rryme ishte opozita. Nëse opozita kërkonte kushte, dhe bënte shumë mirë, të cilat s’janë të saj, janë kushte të funksionimit të demokracisë.

-Një rrymë tjetër ishte që në mënyrë kategorike Jo, asnjë rekomandim.

-Rryma e tretë prevaloi zërin e më të fuqishmëve, prevaloi ajo që Angela Merkel u tha shqiptarëve në Tiranë: Do votoni reformën, do zbatoni reformën, do t’u shohim sesi do ta zbatoni. Kështu që si përfundim negociatat nuk u hapën dhe shakaxhinjtë vazhdojnë misionin e tyre, të bëjnë rrugaçin në parlament por kjo është puna e tyre. Si përfundim njëriu që i pengoi shqiptarët dy vite me radhë për të votuar tre ligje, me rekomandim të shkruajtur e zezë mbi të bardhë i pengoi dhe sot duke u përpjekur të kapë prej zverku reformën në drejtësi. I pengoi edhe sot. Por i them Edi Ramës se kjo është gënjeshtra e fundit, se këta janë muajt e fundit në pushtet. E them dhe një herë, se qenit kur i vjen ngroshja shkon dhe urinon në derë të selisë.

Zotëria (Rama) shtroi një çështje këtu, përsëri me kokë në tepsi.

Ka ndërhyrë për korrupsion politik në një fushatë elektorale më shumë se çdo njëri tjetër mbi tokë. Fushatat elektorale janë fushata elektorale, janë të hapura dhe çdo njëri ka mendimet e veta për fushatën, për kandidatët, e për të tjerat. Por ndërhyrja në mediat më kryesore amerikane, që ky as me sy nuk i sheh po të mos ja ofrojë korrupsioni politik, përbën një akt korruptiv shumë të rëndë. Po pse them me kokë në tepsi? Sepse e di ai mirë që kokën e ka në tepsi dhe e di që do iki sepse shqiptarët do i vënë drynin, por vepron në parimin e  të sëmurit psikik që nuk njeh kurrë gabim, të keqe apo pendesë.

Ju e dëgjuat kur foli. A vdiqën tre vetë nga përmbytjet? Dhimbje është për ne dhe për çdo njëri. I vetmi që nuk përmëndi asnjë çerek fjale për vdekjen e tyre dhe  që nuk bëri asnjë ngushëllim për familjet e tyre ishte kreu qeverisë. E mblodhi një shtab emergjence, dhe mirë bëri, por një fjalë nuk tha se patëm tre viktima, një ngushëllim familjeve të tyre nuk ja u çoi. Nuk ka ky ndjenja nerëzore. I sëmuri psikik këtë ka, ky është tipari kryesor i psikopatit. Nga një anë (Rama)  i thotë tjetrit (Trump) turp i qytetërimit botëror, e përdorin të gjitha mediat, dhe nga ana tjetër thotë se e ka thënë për Kosovën. Tipike e të sëmurit, tipike e njëriut që ka kokën në tepsi. Cfarë ndodhi me Kosovën. Mediat serbe, për hir të së vërtetës e shkruan dhe e thanë që Trump ka thënë se është bërë gabim i madh me Kosovën, se ka thënë duhet ti kërkojmë të falur Serbisë. Kur mediat serbe e përsërittën për së dyti, direkt zëdhënësi i tij e përgënjeshtroi në mënyrë kategroike. Po pse ky (Rama) nuk pranon përgënjeshtrimin. Ky vetëm për menderen e tij e ka, se e di që e ka kokën në tepsi. Nëse Rama e bëri herën e parë, të na thotë pse e citoi herën e dytë kur fushata e Trumpit ka përgënjeshtruar dhe ka thënë në mënyrë absolute se nuk është e vërtetë. Përsa i përket bombartimeve, kandidati në zgjedhje i SHBA në kohën e Luftës ka qënë shumë më radikal, ka kërkuar futjen e trupave tokësore në Kosovë, ka qënë më radikal në moralin e asaj që nuk duhet të vrasim në 10 mijë metra lartësi por duhet të fusim trupat dhe të realizojmë qëllimin. Kundër Kosovës paska qënë futja e trupave? Eshtë turp ta pretendosh këtë, por e bën sepse kokën e ka në tepsi. E ka nga shqiptarët kokën në tepsi, nuk e ka nga Trump apo nga komisioneri Hahn.

Dy fjalë lidhur me vizitat e tij në Beograd. Më jepet rasti ti kthej një përgjigje për këtë megjithëse ky ka një zinxhir mashtrimesh pa fund. Ka thënë se paraardhësi im nuk e bënte këtë. Tani unë do sqaroj pozicionin tim. Nuk kam asnjë vërejtje pse ka shkuar në Beograd. Përkundrazi, unë nuk kam qënë kundër zhvillimeve të marrëdhënieve me Beogradin por kam patur dy parime. E para, i kam ftuar të vijnë ata në Tiranë dhe presidenti Tadiç ka pranuar ftesën dhe e keni të botuar në mediat zyrtare. Kam patur dhe një kusht të dytë; të vini dhe t’u vijmë por për Kosovën asnjë fjalë. Do sqaroj shqiptarët unë këtu, folklorin shitjauni atyre që hanë folklor, unë merrem me politikë jo me folklor. Për kosovën asnjë fjalë. Ka qënë ministër i jashtëm i partisë aleate sot tuajën kur Merkiç ka ardhur në zyrën time. Ka ardhur e kam pritur në zyrën time dhe nuk është diskutuar asnjë fjalë për Kosovë. Nuk ka folur kush më shumë se unë për kosovën në këtë vend. Pse kjo? Sepse serbët ishin patologjikë në kërkesën e tyre që Tirana dhe Beogradi, dhe jo Prishtina, të zgjidhin çështjen e Kosovës. Kjo ishte arsyeja që unë ja u kisha përcaktuar shumë qartë që për Kosovën do bisedoni me udhëheqësit e Kosovës.

E dini ju sa ftesa, që në fund të 2005, kërkesa që të bëjmë marrëveshje të përbashkëta për ta zgjidhur në 24 orë-48 orë çështjen e Kosovës. Që të gjitha kanë marrë atë që duhet të merrnin, Tani a bëri gabim Rama se u tha që duhet të njihni pavarësinë? S’bëri aspak gabim. Po ku dëshmoi Rama skandaloz për të mos thënë më shumë. Skandaloz u dëshmua te marrëveshja që përfshin tre vendet dhe firmoset vetëm nga Tirana dhe Beogradi. Ajo është absolutisht një thikë e mirëfilltë në interesin kombëtar, por ju s’keni interes kombëtar. Nëse ti me Beogradin nënshkruan marrëveshje për autostrada dhe hekurudha që përfshijnë Prizrenin dhe Prishtinën, të dy ju, Tirana dhe Beogradi e hiqni veten si zotër të Prishtinës. Dhe ky është një akt i shëmtuar, jashtëzakonisht i rëndë. Ata udhëheqës kosovarë, të cilët i kanë shprehur këto dhe ja kanë shprehur atij në mënyrën më të vendosur këto, por nuk dinë ata se i sëmuri psikik s’mund të ketë pendesë, ata vetëm këtë kanë patur, sepse ata kanë respekt dhe mirësjellje. Po kur nënshkruan ti në territorin e tyre, në territorin e republikës sovrane të tyre, marrëveshje pa palën kosovare…..

Ne absolutisht do bëjmë rezolutën kundër kësaj marrëveshjeje. Ta harrojë kush se mund të firmosë nga Tirana për Kosovën, në asnjë rrethanë pa patur plotfuqinë e presidentit të Kosovës apo të qeverisë së Kosovës. Firmat janë plotfuqira dhe këto i bën vetëm një njëri që s’ka apatrid, që s’ka dhè, s’ka interes kombëtar, një njëri i papërgjegjshëm. Do e shohësh ti marrëveshjen e detit se për llogari të kujt është bërë, mos u ngut, unë kam durim. Do e shihni ju se pse u fut në spirale Rama. Unë jam i qetë fare. Mos mendoni ju se veprimet antikombëtare të tij nuk do dalin një ditë, do dalin që ç’ke me të. Marrëveshja e detit u rrëzua për hesap të një pale të tretë dhe jo për interesin kombëtar të shqiptarëve. Mbajeni mënd për ata që kanë qoftë dhe minimumin e interesit kombëtar dhe kjo fjalë e imja di t’u ndjekë ju çdo muaj dhe çdo vit, ju do shihni këtu e do jeni dëshmitar të frikës që i futët interesit kombëtar me qëndrimet tuaja. E bëtë strikt për interesa të një pale të tretë, sepse s’keni interes kombëtar.

Njerëz që s’kanë asnjë interes kombëtar, njerëz të cilët për llogari dhe para të një pale të tretë i futën një thikë të fortë interesit kombëtar dhe koha do e provojë se cila është dhe se çfarë bëtë. Sikundër i futët thikën Kosovës për llogari të Beogradit me marrëveshjen që firmosët.

Zoti kryetar!

Pra, njëriu që foli këtu me kokë në tepsi, edhe të tjerë që flasin sot në vende të tjera me kokë në tepsi, jo nga Trumpi por nga popujt e tyre, kanë hallin e karriges së tyre dhe jo të vlerave. Amerika është vendi i vlerave, e kanë bërë të madhe vlerat dhe forcë më të madhe në botë që të lëshojë vlerat nuk ka. Nuk ka ngel njëri i blerë e i shitur, nuk ka ngel njëri pa moral, njëri i lidhur kokë e këmbë me krimin si Edi Rama të bëj avokatinë e vlerave amerikane. Nuk doja fare të hyja në këtë debat, s’ishte pse të ishte debat i sotëm ky, por hyri vet, foli me kokën në tepsi, foli dhe mbrojti korrupsionin e tij, mbrojti faktikisht fatin e tij të humbur, karrierën e tij të fikur nga shqiptarët. E pe studimin: 27% flasin për këtë qeveri, 38% për qeverinë e Sali Berishës. Dhe më vjen keq për këtë sepse ajo tani është një arkiv, shqiptarët duhet ët shohin përpara. Dhe kur e pashë atë studim u trishtova, njerëzit nuk duhet të udhëhiqen nga nostalgjia, qeveria ime është e nostalgjisë tani, është qeveri e të shkuarës, shqiptarët meritojnë qeverinë e sotme dhe të ardhme. Të sotmen e vlerësonin 11 pikë më poshtë se ish qeverinë. A ka dënim më të madh se kjo?

E dini çpo më kujtoni? Kthehemi pak në vitin 2005. Cfarë ndodhi në maj të këtij viti. Të gjithë ambasadorët përveç njërit, dhe ky ishte ambasadori republikës së Turqisë, pa përjashtim kishin çuar dispaçe se fiton e lavdishmja PS. Të gjitha kancelaritë kishin pregatitur telegrame për PS. E gjithë Internacionalja Socialiste e botës kishte pregatitur telegrame për PS. Që të gjitha u ngelën në sirtar. Fitoi PD dhe fitoi jo në këto rrethana që janë dhjetë herë më të favorshme për të se sa ç’ishin në 2005. Kështuqë në fytyrën e secilit, edhe në buzëqeshjet tuaja unë shoh dëshpërimin e thellë të disfatës që ju pret.

Sa për raportin, pesë kushtet, që të gjitha janë të shkruara në raport dhe nëse ju thoni jo, ju garantoj se do i detyroni partnerët t’ja u numërojnë një nga një.

REPLIKA E ZOTIT BERISHA ME MINISTRIN BUSHATI

Ju e dëgjuat parafolësin tek tha se qeveria e kryesuar nga Berisha lejoi Serbinë pa kushte që të marrë kryesimin e rradhës së OSBE-së. Kjo është një paftyrësi dhe ky është i paftyrë. Pse? Vetëm atë që se bëri qeveria. Qeveria i vuri kusht Serbisë, kusht me garant dhe ndërmjetës dhe këtë kusht e di ish ministri i jashtëm i Shqipërisë që përfaqësointe LSI-në, që e keni patur ministër deri para një muaji. Dhe kushti ishte ky; të pranojë dhe njohë diplomat reciproke të universiteteve dhe kryesisht Presheva. Dhe delegacioni shqiptar që ishte në një nga vendet baltike u përball me presione për ta lejuar dhe e lejoi me kusht, dhe e lejoi me një kohë të caktuar për heshtjen. Por i paftyri është i paftyrë, i lejon vetes të flasi kështu. I paftyri është i paftyrë kur thotë se ka dhënë intervista me lëkë. Në jetën time kurrë nuk kam dhënë qoftë dhe një intervistë të vetme me lekë. Kam qënë i kërkuar jo pak nga mediat, por intervista me lëkë smë ka shkuar mendja kurrë ti jap ndonjë medieje. I paftyrë përsëri kur thotë për çështjen e detin. Kam qënë kryeministër, kam disponuar të dhënë dhe informacione dhe këtë që e them e them me përgjegjshmëri të madhe dhe të plotë se është veprim totalisht në interes të palës së tretë. Dhe koha do e provojë këtë! I paftyri thotë se e çuam në Gjykatë. E çoi Rama në gjykatë, nuk e çuam ne në gjykatë. E çoi për llogari dhe para të palës së tretë. Duke thënë këtë ju them se edhe pse unë dija gjithaçka për këtë, përsëri e them se qeveria shqiptare është e detyruar të respektojë vendimin e gjykatës, prandaj urdhëroni të shkoni në arbitrazh dhe le ta zgjidhë arbitrazhi sepse ka arbitrazh dhe gjykatë deti, ka jo një por dy madje, sepse qeveria shqiptare këtë çështje nuk mund ta zgjidhi duke shkelmuar mbi vendimin e gjykatës kushtetuese. Ky ka qënë qëndrimi im zyrtar. E kam mbajtur kur kam qënë edhe vet në qeveri, e kam mbajtur edhe tani që jam në opozitë. Kurse tjetra është firmosja e marrëveshjeve. Këta janë skllevër të Beogradit. Meka e tyre është Beogradi. Kush është ai që mund të firmosë marrëveshje pa palën e interesuar? Vetëm nëse është koloni. As e inkurajon kurrë Bashkimi Europian një gjë të tillë. Ky është një akt aventurier i Ramës që mendon se Kosova është një hiç, që mendon se Kosovën do ta zgjidhë problemin duke e destabilizuar Kosovën. Që mendon se destabilizimi i Kosovës është rruga drejt bashkimit kombëtar. Këta janë aventurirë, këta bëjnë lojën e Beogradit, këta bëjnë lojën e ndarjes së Kosovës por një lojë që do dështojë në mënyrën më të turpshme. Kosova është shtet i pavarur dhe askush s’mund të vendosë për Kosovën. As Beogradi as Tirana përveç këtij bastardi dhe atij tjetrit, bastard të bllokmenëve xhelat që shitën ditë e natë çështjen kombëtare. Këta që janë mbrujtur me shitjen e saj tek Beogradi, këta do mbrojnë çështjen? Këta mbrojnë mafien dhe interesat e tyre po s’mundet kurrë të mbrojnë çështjen kombëtare.

A e detyroi ky zotëri (Rama) të ikë gjismën e parlamentit me vizitën e tij në Kosovë, vizitën e tij të parë si kryeministër në Kosovë. Ky e detyroi LDK të dalë nga parlamenti. A e deturoi ky përfaqësues të partisë tjetër, PDK-së të reagojnë fuqishëm nga postet që patën për vizitën e tij të fundit në Beograd. Sigurisht, të nëshkruash marrëveshje ku të jetë territori Kosovës mbi të, asnjë diskutim ska që ti ke bërë një akt të pabesë sa më nuk bëhet. Unë e kuptoj se në ç’batak keni rënë. Ky që ka mbushur ministrinë  ejashtme me soj e sorollop kushurinjtë e tij, e ka katandisur në derexhenë më të zezë të historisë së saj, më jo serioze, më të turpshme merr fjalën këtu dhe shpif njëri pas tjetrit. Po sa për raportin, nëse ka një gjë ajo është reforma në drejtësi që u votua nga opozita. Po ti je i paftyrë. Nga njëra anë thoni hajd etë punojmë, nga ana tjetër thoni po e pengoni. Dhe filloni e mbaroni me fjalime kundra opozitës. Bij të etërve mizorë, që kundërshtarin e kishin armik për ta zhdukur. A e dini ju që mbrëmë, bashkëshortja e ministrit dhe ish kryeministrit quan fitorene  Tramp si fitoren e Hitlerit. Se që ta dini ju, ajo Delina ka fuqi më shumë se të gjithë grupi këtu. Ne jemi një vend aleat i SHBA dhe alenca me SHBA është jashtëzakonisht jetike për shqiptarët dhe nëse nga qeveria shqiptare, pasi Rama mbron këtu atë që ka thënë për kandidatin e zgjedhur, nxjerr pastaj ish basgkëshorten dhe e quan si fitoren e Hitlerit, këtu i bie që po silleni si etërit tuaj, as Enver Hoxha e Mehmet Shehu sdo silleshin ndryshe. Si mund të flitet kështu për një njëri i cili solli një risi të jashtëzakonshme. Cdo njëri mund të ketë në fushatë deklarata për tu bërë vërejtje, por ama ajo ishte fushata për herë të parë në historinë e SHBA me paratë e Donald Trumpit. Pse nuk nuk e thoni këtë? Pse nuk e thoni që ky njëri mund ti japi fund atij sistemi që nuk është i përshtatshëm fare, ta marrim shembull të gjithë. Asnjë qindrakë nga paratë e taksapaguesve nuk u përdor, të gjitha të vetat. Ps e ekeni tmerr ju Trumpin? Sepse Trump fitoi nga rrjetet sociale sepse të gjitha rrjetet zyrtare mbi tokë ju përveshën kundër. Rrofshin rrjetet sociale! Prandaj i ka tmerr Rama rrjetet sociale e nga portalet. Dëgjoja mbrëmë edhe Delinën, ish bashkëshorten, dy portale ma kanë sulmuar Edin thoshte. A e dini ku e ka hallin e protaleve? Portalet kanë një gjë të keqe shumë për Edin, se krahas shkrimit kanë dhe zërin. Kjo e tmerron atë. Se portalet i nxjerrin deklaratat e tij me zë e figurë nga arkiva dhe kjo e vret atë shumë. Portalet janë bërë lugati i tij, lugati juaj. Portalet do ju përmbysin ju!


Fjala në Parlament i ish-kryeministrit Sali Berisha, 10 nëntor 2016