Ilir Beqaj ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me shkarkimin me telefon të drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, me motivin që nuk mori pjesë në një mbledhje partie. Z.Hajdarmataj me shumë gjasa nuk ka marrë pjesë në Mbledhjen e të deleguarit të Partisë, Beqaj, e nuk ka marrë pjesë as në mbledhjen kur ishte Edi Rama. Këtë krim siduket nuk ia fal dot partia.

Ilir Beqaj ka shkelur ligjin, dhe Partia Demokratike është e vendosur ta ndjekë deri në fund këtë cështje ndaj po përgatit një kallëzim penal.

Ky rast tregoi edhe një herë se reforma ne administratë e Edi Ramës ka dështuar, se vendet e punës tregtohen sipas interesit politik e partiak, dhe nuk merret parasysh merita e zotësia. Janë më mijëra nënpunësit e administratë që janë emëruar apo pushuar nga puna për arsye vetëm politike. Emërime me zarf nën dorë dhe shpërblime në kohë zgjedhjesh në këmbim të votës së familjarëve. Meritokracia me Edi Ramësn s’është më kriter e s’ka vlerë.

Pas bërjes publike të skandalit nga emisioni Stop, Ilir Beqaj tentoi të mbrohej duke sajuar një motiv që rezulton i pavërtetë për shkarkimin, gjë që e implikon atë edhe më tepër.

Nëse drejtori i Fondit Tropojë z.Hajdarmataj ka paguar për 3 muaj një punonjës në mungesë, sic pretendon Beqaj, atëherë kjo do përbënte një vepër penale, dhe ai duhet të kishte ngritur padi.

Por fakti qe nuk e ka bërë padinë për këtë vepër penale, përbën në vetvete një vepër penale, pasi e ka fshehur (apo moskallzuar) krimin.

Edi Rama sot ka bërë sërish propagandë, por nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë skandal, duke dhënë sërish mbështetjen e tij për paligjshmërinë, për mashtrimin dhe korrupsionin.


Deklarata për mediat e deputetes Albana Vokshi, 18 Nentor 2016