Vokshi: Kemi besim se drejtësia do funksionojë për aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie
Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj Ilir Beqës në lidhje me aferën e Check-UP, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh, jo vetëm me favorizimin e mikes dhe donators së Edi Ramës, Vilma Nushi, por dhe me dëmin e rëndë financiar që i është shkaktuar buxhetit, parave të shqiptarëve.
Deputetja Albana Vokshi dhe Arbiola Halimi ishin sot në organin e akuzës ku depozituan kallëzimin penal.
Vokshi më pas u shpreh për mediat, duke shpjeguar edhe një herë shkeljet e denoncuara në vazhdimësi nga Partia Demokratike me një prej aferave më të mëdha korruptive të Edi Ramës dhe Ilir Beqës në këto 3 vite.
“Sot me kolegen time Halimi, dorëzuam kallzimin e parë penal, për Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky kallzim lidhet me një sërë shkeljesh, të procedurave, të ligjeve, që përbëjnë edhe vepër penale, në këndvështrimin tonë, nga ana e Ministrit, në lidhje me konccensionin e check-up. Eshtë një konccension i Check-up-it, i kontrollit të detyrueshëm nga mosha 40 deri në 65 vjecc, që u zgjerua vetëm para disa javësh, nga 35 deri në 70 vjecc, të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar për shkak të abuzimeve të njëpasnjëshme dhe të klientelizmit, pra është një konccension që nuk ka marrë për bazë interesin e publikut, por përkundrazi, në kurriz të interesit të publikut ka favorizuar klientelën e Edi Ramës dhe Ilir Beqës. Vetëm me hartimin, përzgjedhjen e kritereve, përzgjedhjen e konccensionarit fitues, dhe me publikimin e tij, ne e gjykojmë që i është bërë dëm buxhetit të shtetit, mbi 16 milionë Euro, pa përmendur këtu nisjen e implemetimit, ku në gjykimin tonë, vetëm në një 9 mujor, të vitit 2015, shifra të cilat ne i kemi bërë publike vetëm para disa ditësh, është një abuzim prej 1.5 milionë euro. Partia Demokratike, është e vendosur të mbrojë interesin e publikut, të mbrojë financat publike, dhe kemi besim tek drejtësia që do të veprojë në këtë rast, me një ndër aferat më korruptive të kësaj qeverie”.
Njoftim për media i Partisë Demokratike, 22 nëntor 2016