Sot eshte dita qe qeveria derdh lumin e premtimeve dhe sukseseve qe do arrihen vitin e ardhshem. Kryeministri se bashku me ministrat ne nje gare pa fund se kush e kush ti jape me pare popullit sihariqet e vitit 2017 po dalin ne foltore dhe me fjalorin “per here te pare ne 25 vjet” dhe “me shume se 25 vjet te marra se bashku” po na shpjegojne se qytetaret vitin e ardhshem do hane, do pine dhe do kendojne sepse kane kryeminister Lale Gjone

Nuk eshte hera e pare qe e degjojme kete kenge. Eshte e katerta qe nga qershori i vitit 2013. Muaji Nentor per Qeverine eshte muaj me gaz dhe hare.

Pasi kalon kjo tallava suksesesh ku cmimin si tallavaja me e mire e merr Kryeministri dhe Ministri i Financave ,fillojne dhe i dalin petet lakrorit.

Nis rishikimi i buxhetit sepse entuziazmi i qeverise nuk mban me shume se muaji Shkurt. Treguesit fillojne e hollohen nga i ftohti i dimrit duke perseritur te njejtin skenar deshtimesh si ne vitin 2014, ne vitin 2015 dhe ne vitin 2016.

Shtate here ne ulje eshte rishikuar buxheti i ketyre viteve: nje here ne vitin 2013, dy here ne vitin 2014, tre here ne vitin 2015 dhe nje here ne vitin 2016. Eshte ne process rishikimi i dyte ne ulje per vitin 2016 dhe qe do vije ne Kuvend sapo te mbaroje cirku i sukseseve te vitit te ardhshem.

Buxheti i vitit 2017 eshte i fundit i ketij mandati qeverises dhe na jep mundesine te bejme nje vleresim te cfare na u premtua ne qershor te vitit 2013 dhe cfare na ka mbetur ne tryeze pas kater viteve te qeverisjes se Edi Rames.

Me poshte po citoj cfare ka thene Kryeministri ne 11 Shtator 2013 kur paraqiti programin qeveritar katervjecar:

“Shumëkush përpara se sa të vija këtu për të mbajtur këtë fjalë, fjalën më të rëndësishme të jetës sime politike, më sugjeroi dashamirësisht të shkruaja një fjalim për të ulur pritshmëritë. Shqipëria është në një krizë të gjithanshme, s’ka para, s’ka kredibilitet, s’ka këtë e s’ka atë, prandaj mos ua ushqe njerëzve pritshmërinë super të lartë që kanë ndaj qeverisë së re! Por unë jam shumë i kënaqur me pritshmërinë e lartë ndaj qeverisë. Kemi një skuadër të re, ambicioze, me njerëz të talentuar dhe të përkushtuar, më harmonike se asnjëherë më parë mes burrave dhe grave, produkt i leximit në respekt të votës së 23 qershorit. “

Premtimi i pare:

“do ul taksat per 95% te shqiptareve dhe te varferit do paguajne me pak sepse marrin pak dhe te pasurit do paguajne me shume sepse fitojne shume.”

Qe te jemi te ndershem sot te dy palet paguajne me shume, si te pasurit edhe te varfrit por me shume se keta ne raport me te ardhurat paguan shtresa e mesme e popullsise te ciles gjate ketyre kater viteve i jane shtuar nje karvan me taksa te reja.

23 miliard leke ose 220 milion $ u rriten taksat ne vitin e pare te qeverise Rama. Tatimi mbi fitimin u rrit nga 10% ne 15%, taksa e qarkullimit u rrit me 10 leke per liter karburant, akciza e duhanit u rrit me 20 leke per pakete dhe pagat e mesme dhe te larta u taksuan nga 13-23%.

Ne vitin 2015 u rriten tatimi mbi dividentin, qerate, pasurite e paluajteshme dhe trashegimine nga 10% ne 15%. Taksa e qarkullimit me 10 leke te tjera per nje liter karburant, akciza e duhanit me 20 leke per pakete. Qytetaret u ngarkuan me 16 miliard leke taksa dhe tatime ose rreth 150 milion $.

Ne vitin 2016 u rrit taksa e primeve te sigurimit nga 3% ne 10%, u rriten kontributet dhe tatimi mbi te ardhurat per profesionet e lira me nje vlere prej 11 milion $. U rrit taksa mbi truallin nga 10% ne 15%, akciza e birres me 60 leke per liter si dhe u vendos taksa per automjetet luksoze.

Gjate vitit 2017 do rritet cmimi i gazit te lenget per shkak te vendosjes se akcizes sikurse do rritet edhe taksa e importit te automjeteve me kapacitet mbi 3000cc.

Rreth 1 miliard leke do shtohen si barre mbi qytetaret ose rreth 10 milion $.

Perse duhet te rritet cmimi I gazit per automjetet? Duhet ta stimulojme perdorimin e gazit ne automjete apo ta dekurajojme? Perse bota e nxit perdorimin e gazit dhe bejme te kunderten duke I rritur cmimin?

Ka njerez qe thone se me vendosjen e akcizes mbi gazin do rritet edhe cmimi i gazit per nevoja shtepiake. Nuk eshte e vertete thote qeveria se shitesit do mbajne dy depozita vec per makina e vec per perdorim shtepiak.

Mister mbetet te mesojme se si qeveria do e kontrolloje importin e gazit, cfare sasie do jete per makina dhe cfare sasie per perdorim shtepiak. Po keshtu si do ja bejme ne qytetaret e thjeshte kur te na thone qe depozita per perdorim shtepiak ka mbaruar. Po deshe merr nga kjo e makinave po s’deshe ngrohu ne diell.

Edi Rama premtoi ne Qershor 2013 se do te ulte taksat per 95% te shqiptareve, se do te ulte cmimin e energjise elektrike, se do hiqte TVSH per ushqimet e shportes, e te tjera e te tjera-sic thoshte i ndjeri Teodor Keko.

Jo vetem qe keto taksa nuk i uli por rriti cmimin e produkteve baze perfshire cmimin e energjise elektrike, te naftes dhe te gazit. Ne kater vite Rama i ka rritur taksat duke ja shtrenguar litarin qytetareve te tij me 43 miliard leke ose 400 milion $.

Por “ulja” e taksave per 95% te shqiptareve nuk mbaron ketu. 60 dite nga sot qe po flasim do ulet edhe nje takes tjeter. Per cdo udhetim qe do beni drejt Kukesit ose nga Kukesi drejt zonave te tjera te Shqiperise do paguani 5 euro. Kjo eshte dhurate qe jua ben Edi Rama me rastin e dhenjes me koncension te mirembajtjes se rruges se Kombit.

Premtimi i dyte:

Ne 11 Shtator 2013 Edi Rama tha: “Jemi zotuar se do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Do të gdhihemi e ngrysemi në betejën për t’ia dalë dhe jam besimplotë se do t’ia dalim, që Shqipëria e pas katër viteve nga sot, të jetë hapësira e punësimit real jo tuneli i rritjes së papunësisë.”

Vetem ne Tirane nga aksioni kunder informalitetit ne vitin 2015 sipas raportimit te Velines se Pergjithshme te Tatimeve u mbyllen 40 mije vende pune kurse ne te gjithe Shqiperine u mbyllen 74 mije vende pune.

Prej hapesires se punesimit real, qe ekziston vetem ne koken e Kryeministrit, ja mbathen nga syte kembet vitin e kaluar 60 mije shqiptare vete ne Gjermani dhe 200 mije te tjere aplikuan per ne SHBA. Per vitin 2016 Presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, Manfred Schmidt deklaroi para disa ditesh se:

“Ne kemi një numër shumë të madh azilkërkuesish këtu në Gjermani. Gjatë këtij viti kemi llogaritur që kanë ardhur 450 mijë të tillë. Kryesisht, vendi nga vijnë më së shumti është Siria, por ajo që ne na shqetëson më tepër aktualisht është se vendi i dytë nga vijnë ata është Shqipëria. Për një kohë të shkurtër na kanë ardhur rreth 30 mijë aplikues.

Te njejten gje thone edhe autoritetet Holandeze dhe ato Belge qe po mbyten nga fluksi i emigranteve shqiptare qe zene vendin e dyte pas refugjateve siriane.

Premtimi i trete:

Ne 11 Shator 2013 Edi Rama deklaroi: “Jemi zotuar se uji në rubinet dhe në parcelë nuk do të jetë më temë fushate elektorale në vitin 2017. Programi ynë parasheh realizimin e këtij zotimi me etapa të përcaktuara qartë. Unë dua të ndaj me ju sot, bindjen time se në mbylljen e këtij mandati, do të jetë mbyllur edhe odiseja e etjes për ujë të njerëzve e të tokave të këtij vendi.”

Qe tokat do kishin uje qe tju thahej etja as qe e kam menduar ndonjehere, por sot qe flasim nuk mund te gjej as dhe nje ujesjelles te vetem te ndertuar nga Edi Rama. Premtimi e gjithe Shqiperia 24 ore uje brenda mandatit te pare 4 vjecar, mbetet nje genjeshter e madhe e Edi Rames pasi edhe ne Surrel vetem pak shtepi kane 24 ore uje.

Premtimi i katert:

Ne 11 Shator 2013 Edi Rama deklaroi: “Jemi gati për një transformim të madh në shërbimin doganor dhe tatimor me konsulencën e Agjentëve të Kurorës (Crown Agents). Organizata e famshme britanike do të na asistojë qysh në ditët e para të qeverisjes për t’u dhënë doganave e tatimeve, fytyrën dhe mirësjelljen e Shqipërisë Europiane; për të rritur të ardhurat në buxhet, jo duke tkurrur biznesin me kontrolle të dhunshme e gjoba arbitrare, por duke vendosur rregulla të qartë, të qëndrueshëm e të respektuar nga të dyja palët; për të ecur më shpejt drejt shpartallimit të mbretërisë së ryshfetit në dogana e tatime.”

Eshte e kote te them se si Agjentet e Kurores moren nja 20 milion euro dhe mblodhen me pak te ardhura doganore se sa mblidheshin para se ata te vinin tek ne qe ti jepnin doganave shqiptare fytyren dhe miresjelljen e Shqiperise Europiane sipas vizionit te Kryeministrit.

Vetem nga rritja e taksave dhe mosmbledhja e tyre, buxhetit i mungojne rreth 900 milion dollare ne tre vitet e qeverisjes se Rames. Mosmbledhja e taksave dhe evazioni fiscal jane ne themel te rishikimit ne ulje te buxheteve te tre viteve.

Ne vitin 2014 buxheti u ul me 7 mld leke ose 65 mln $. Ne vitin2015 te ardhurat ne buxhet u ulen me 36 miliard leke ose rreth 350 milion $ kurse ne vitin 2016 buxheti eshte ulur me 4 miliard leke dhe pritet te ulet edhe me 4-6 miliard leke te tjera ne fund te Dhjetorit.

Premtimi i peste:

Ne 11 Shator 2013 Edi Rama deklaroi: “Jemi zotuar se shërbimet nuk do të varen nga xhepi, po nga nevoja. Ne do të themelojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor që do ta blejë shërbimin nga shteti dhe do ta ofrojë atë pastaj pa sigurime shëndetësore e as para në dorë, për të gjithë pa dallim. Shëndetësia falas nuk është një sadaka që bie nga qielli, po një e mirë publike që i ofrohet çdo njeriu në nevojë për kujdes shëndetësor. Debatin a bëhet a s’bëhet, unë jam i gatshëm ta vazhdojmë pas katër vjetësh mu tek sheshi i Spitalit “Nënë Tereza”, mbi provat e kësaj reforme radikale jo mbi hamendjet e atyre që thonë bëhet apo atyre që thonë s’bëhet.”

Bazuar mbi sa me siper jemi ne pritje qe Z. Rama te caktoje daten kur do debatoje per shendetesine falas tek sheshi I spitalit ne menyre qe qytetaret te vine ta zene me veze sikurse zune ministrin e tij te shendetesise.

Po ju kujtoj edhe fjalet e nje aleati tuaj ne qeverisje i cili para ndonje muaji shendetesine falas e quajti perralle.

Sigurisht ka edhe njerez qe perfitojne falas ne shendetesi. Eshte Vilma qe fiton me koncesionet sikurse fiton edhe ajo kioska ne Berat e cila koncensionin e hemodializes prej 86 milion euro e shiti per 300 mije dollare ne nje rast te paster rryshfeti. Shpresoj qe Z. Brace qe mbahet si “kampion” I luftes ndaj korrupsionit di drejtohet prokurorise dhe te kerkoje te hetohet ky koncesion.

Dhe meqenese minutat mbaruan por jo genjeshtrat e kryeministrit me lejoni zoti Kryetar te flas edhe per nje te fundit:

Ne 11 Shator 2013 Edi Rama deklaroi: “S’desha të mërzis me një fjalim të gjatë publikun që na ndjek me kërshëri. Por megjithatë s’mund të mos rendis më tutje një sërë pikash të rëndësishme të programit tonë: Plani Kombëtar i Transportit do të përmbajë përfundimin e ndërtimit të rrjetit kombëtar të rrugëve, duke përfshirë arterie strategjike si Korridori i Gjelbër Autostradal Veri-Jug; Korridori i Kaltër Veri-Jug dhe Rrugen e Arberit.

Rëndësi të veçantë do të marrin lidhjet me rrjetet rrugore të rajonit të Ballkanit. Do të realizojmë gjithashtu investime në rrugët rajonale, të fshatrave dhe qyteteve me qëllim lidhjen me të mirë të tregut me qendrat e prodhimit.”

Rezultati pas kater vitesh eshte qe as korridor te gjelber dhe korridor blu, rruge te Arberit, lidhje me rrjetet rrugore te Ballkanit, rruge rajonale, rruge ne qytete e fshatra nuk ndertove po se paku te kishe perfunduar autostraden Tirane-Elbasan, bypasin e Fierit dhe Rrugen Lin-Pogradec te cilat si i gjete ashtu i ke lene.


Fjala në Parlament e deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho