Sot, ekonomia shqiptare ngjan me të sëmurin që, duke mos arritur të gjejë serumin e duhur po rendohet gjithnjë e më shumë. Ilaçet nga jashtë u pakësuan, të brendshmet janë të skaduara dhe shpesh bëjnë efektin e kundërt, duke përkeqësuar shëndetin e te sëmurit, ndaj kemi arritur aty ku jemi sot, vendi me pagën minimale më të ulët në Europë nga fuqia blerëse, me njerëz të zhgënjyer që ikin (rreth 100 mijë vetëm në 2015-n), 200 mijë aplikuan për llotari amerikane dhe të tjerë që duan të ikin një orë e më parë; konsumatorë që mendohen një qind herë para se të bëjnë një shpenzim; sipërmarrës që nuk investojnë, në një ambient të pasigurt ekonomik dhe fiskal, ndërsa gjithnjë e më tepër po shtohen shqetësimet për favorizime klienteliste të një grupi të vogël biznesesh; oligarkesh prane qeverise, sipërmarrës të huaj që kërcënojnë hapur se do të zhvendosin aktivitetin, ndërsa përkeqësimet në renditjen ndërkombëtare nuk bëjnë gjë tjetër veçse stepin jo vetëm investimet e huaja…
Shqipëria ka ngecur sot me pagen minimale me te ulet ne rajon per nga fuqia blerese, me 45 % te popullsise qe jeton me me pak se 5 dollare ne dite…. nderkohe qe uljen e borxhit shqetësues publik, do t’a shohim me fundin e dylbisë edhe vitin qe vjen.
Buxheti i 2017 eshte Buxheti i fundit i Rilindjes, i cili konfirmon dështimin e “Rilindjes” ne te gjitha fushat e qeverisjes.
Mosmbajtje e asnje premtimi elektoral qe i solli ne pushtet.
Sanksionon braktisjen e qeverise ndaj shtresave shoqerore vulnerabel.
Vret shpresen per ringritjen e ekonomise dhe punesimin e shqiptareve.
Braktis investimet dhe sherbimet per qytetaret dhe majm tenderat dhe luksin e qeveritareve.
Teksa mjedisi i jashtëm është përgjithësisht mbështetës, faktorët e brendshëm, si pasiguria në politikat fiskale, rënia e besimit në ekonomi, e shoqëruar me tkurrje të investimeve dhe punësimit, pritet të jenë elementet më sfidues që do të përcaktojnë rritjen ekonomike në 2017
Ekonomia e vendit, sipas projeksioneve të qeverisë që shoqërojnë projektbuxhetin e vitit 2017, do të rritet me 3.8% vitin që vjen, po Sipas projeksioneve të qeverisë, rritja do të udhëhiqet nga dy projektet e mëdha TAP dhe Devoll Hydropoëer, të cilët do të kenë një kontribut në rreth 2.6% në rritjen e investimeve private.
Gazsjellësi TAP, vitin që vjen është në fazën kulmore të punimeve prej të cilave dhe gjithashtu do të ketë kontributin më të madh në ekonominë e vendit.
Të dy këto projekte janë të kontraktuar nga qeveria Berisha. Që do të thotë “Rilindja” ekonomike jo vetem ne 2015, 2016 qe eci me kembet e Berishes, por dhe ne 2017, do te beje te njejten gje. Dhe si per ironi te fatit , ne vend te refrenit qesharak rilindas, te kenduar perdi te keto tre vjet : Fajin e ka saliu, duhet te brohorase rrofte Saliu… Por pjesa më shqetësuese e të gjithë kësaj, mbetet fakti se këto të dy janë investimet e fundit të mëdha që kanë mbërritur në Shqipëri. Që pas kontraktimit të tyre, në vend nuk është afruar më asnjë investim i huaj. Dhe arsyet gjenden pas fasadës së Rilindjes.
Qeveria ka programuar në buxhetin e vitit 2017 të arkëtojë të ardhura shtesë në masën e 16 miliardë lekëve nga rritja ekonomike, e cila është programuar 3.8% dhe nga miradministrimi i taksave (lufta ndaj evazionit fiskal). Mirëpo të ardhurat nga këta dy tregues nuk është se janë shumë të sigurta, nisur nga përvojat e tre viteve te shkuara, Te cilat kane dëshmuar se këta tregues janë rishikuar vazhdimisht me ulje dhe rritja e dobët po kthehet në një normalitet të ri ekonomik, që nuk po i shqetëson më qeveritaret. Dhe duket se ngadalësimi i rritjes mund të jetë kthyer në më shumë strukturor sesa ciklik.
Ndersa lufta ndaj informalitetit duket se nuk ka dhënë rezultatet që qeveria ka pritur qysh në nisje të saj, nderkohe qe Shqipëria mbledh taksa 30% më pak se mesatarja rajonale në raport me PBB.
Ekonomia po rritet më pak dhe taksat e rritura me 50% vetëm sa rritën më tej kontrabandën e evazionin., te cilat janë vetëm njëra anë e medaljes.
Sepse ne keto tre vite të dhënat e konsumit, kredisë dhe eksporteve treguan për një ekonomi të plogësht e në përkeqësim, ndaj nuk ka asnje aresye te logjjkshme qe te na beje te besojme se kjo do te jete ndryshe ne 2017.
Po ashtu, Rreth 29% e të ardhurave shtesë në buxhetin e 2017 do të grumbullohen nga ndryshimet në paketën fiskale.
Prej dy vitesh, qeveria, e mbështetur edhe nga policia, është përfshirë në një aksion të gjerë ndaj evazionit fiskal, por rezultatet duket se nuk kanë justifikuar as kostot e fushatës ndaj fenomenit. Presioni për të grumbulluar të ardhurat nëpërmjet mjeteve shantazhuese dhe ndaj bizneseve të vogla nuk dha rezultatet që priteshin. Në vitin 2015, kur aksioni antievazion ishte në kulmin e vet, të ardhurat në tërësi nuk u rritën as me 3%, ndërsa klima e biznesit u përkeqësua ndjeshëm. Shqipëria, për herë të parë, humbi 35 vende në renditjen e Bankës Botërore “Të bësh biznes në 2016”. Por, ndërkohë, biznesi e ka humbur besimin nga politikat e qeverisë
Politika fiskale e rilindjes ne keto tre vjet ka bere të njëjtin dëm edhe në kahun tjetër, atë të shpenzimeve .
Duke rritur shpenzimet për investime, qeveritë konsumojnë, krijojnë kërkesë në ekonomi dhe hapin vende të reja pune. Kjo më pas shkakton një efekt pozitiv kaskadë, përmes të ashtuquajtuarit multiplikator fiskal, ku një lek shpenzim i qeverisë e rrit prodhimin më shumë se aq. Në terminologjinë ekonomike, këto janë ato që njihen si politikat kundërciklike ose stimujt fiskal.
Në vitin 2008-2009 Shqipëria e përdori në mënyrë agresive stimulin fiskal, duke shpenzuar deri në 10 për qind të prodhimit kombëtar për investime publike. Sipas FMN-së, politika aktive e buxhetit në atë kohë ishte një nga arsyet kryesore që e mbajti ekonominë larg recesionit.
Nderkohe ne keto tre vjet shpenzimet kapitale ne % Te PBB kane qene me te uleta se mesatarja e periudhes 2007-2013 e cila rezulton te jete 6.2% te PBB-se.
Prej tre vitesh, Shqipëria ka humbur konkurrencën rajonale në politikat fiskale, duke u renditur si vendi me barrën më të lartë tatimore. Në vlerësimin e parë nga këndvështrimi i investitorit, ky është një dizavantazh i madh. Më pas vlerësohen incentivat. Çfarë ofron Shqipëria për investitorët dhe çfarë fqinjët tanë. Vende të tilla si Serbia, Maqedonia dhe Bosnja, që nuk kanë mundësi të zhvillojnë turizmin, transportin detar dhe nuk kanë të ardhura nga emigracioni, janë shumë agresive për incentivat ndaj investitorëve, si mjeti i vetëm i gjenerimit të vlerave monetare dhe punësimit. Shqipërisë nuk i është dashur të sforcohet kaq shumë, për shkak të pozitës gjeografike më afër Italisë, perspektivës për turizëm, pasurive nëntokësore, naftës etj. E megjithate e ka humbur avantazhin konkurrues ne raport me fqinjet…
Per 2017 Investimet publike jane parashikuar nën objektivin 5% pra, masën 4.8% e PBB . (duke përfshirë këtu dhe Fondin e Zhvillimit Rajonal prej 9.5 miliardë lekësh, si dhe mbështetjen buxhetore për Sektorin e Energjisë prej 1.5 miliardë lekësh).
Vertet rriten shpenzimet totale buxhetore vitin e ardhshem (300 mln dollare me shume ne 2017 krahasuar me 2016), por a shkojne keto fonde per te mbeshtetur ekonomine, punesimin, shtresat vulnerabel, rritjen reale te pagave dhe pensioneve, investimet ne rruge, ujesjellsa, shkolla, qendra shendetesore, kanaje ujitje dhe kullimi??? Natyrisht, qe Jo, nuk shkojne.
Ato Shkojne ne “drejtimin e duhur te xhepave Rilindjes, luks, koncesione dhe tendera korruptive”
Pra qeveria e babezise dhe e arrogances rrit me rreth 80 milione dollare ne 2017 shpenzimet e saj krahasuar me 2013!!! Fonde te destinuara per zyra, makina, udhetime me charter, karburant, etj
Nderkohe, gjate gjithe mandatit: shpenzimet kumulative te saj jane rritur me 220 milione dollare!!! Duke e patur prioritet te rrise shpenzimet e veta per dieta, karburant, udhetime e zyra me luksoze, dhe jo investimet per qytetaret, investime te cilat jane mjaft te rendesishme si ne rruge, UK, shkolla, spitale, kanale te ujitjes dhe kullimit, etj. Kjo qeveri nuk eshte per popullin, por e babezitur per luks…
, e te gjitha keto i ben ne kurriz te shpenzimeve per shtresat ne nevoje dhe investimeve publike aq te domozdoshme per qytetaret dhe ekonomine e vendit. Nuk ka investime per shkolla, kopshte cerdhe, qendra shendetsore, kanale ujitje e kullimi…por investimet ne ekonomi kane rene ne pikiate… gjate tre viteve
ulja e ndjeshme e investimeve ne ekonomi eshte tregues i qarte i stanjacionit ekonomik, humbjes se besimit per te investuar, instalimit te frikes dhe pasigurise gjate ketyre tre viteve ne vendin tone. (2016 eshte parashikim)
- Gjate tre viteve te qeverisjes ka patur:
- Investime jo strategjike, nuk mbeshtesin rritjen ekonomike dhe punesimin.
- Investime gjithnje e me te ulta ne % te PBB-se.
- Investime jo efikase dhe jo eficente.
- Korrupsion dhe abuzime ne procedurat e tenderimit publik. KLSH 2014-2015: 2.2 miliarde dollare dem ekonomik.
- Investime kryesisht ne palma dhe fasada.
- Rama i thote shqiptareve te mjaftohen me “rilindjen urbane” te qendrave te qyteteve, ndonese prej 3 vitesh nuk ndermerret asnje investim tjeter, investime qe do te rrisnin sadopak mireqenien e shqiptareve dhe do te ndihmonte ne zhvillimin e biznesit.
- Nuk ka projekte te reja ne rruget nacionale.
- Nuk ka projekte te reja ne UK.
- Nuk ka projekte te reja ne shkolla.
- Vetem FZHR ne doren e KM.
Për vite me radhë, gjate qeverisjes Berisha Shqipëria ka qenë ekonomia më dinamike e rajonit me rritjen më të shpejtë të prodhimit. Nderkohe, Rënia në vendin e parafundit është treguesi më i qartë i mediokritetit të “Rilindjes” së pretenduar ekonomike.
Shqipëria vazhdon te jete shteti më i varfër në Europë., me të ardhurat për frymë njësoj si shtete të tjera të varfra në Afrikë, si Togo dhe Nambia.
Ndaj nuk ’e kuptoj si nuk kanë turp ata që flasin për mirëqënie?
Vlora, kampion per papunesi!
Të dhënat e fundit të anketës tremujore të forcës së punës të INSTAT, tregojnë se shkalla e papunësisë në Vlorë ishte 26.45, më e larta në vend dhe shumë më e madhe se mesatarja e vendit prej 15.5%.
Në raport me tremujorin e mëparshëm, papunësia në Vlorë është rritur lehtë (në tremujorin e parë ishte 26.3%), ndryshe nga pjesa më e madhe e qarqeve, që kanë parë një rënie të këtij treguesi në tremujorin e dytë të vitit.
Kur Shqiptaret bashkejetojne me vuajtjen, mjerimin, neperkembjen, e perbuzjen….. nga ata qe tallen me te gjitha keto, ata qe I zhyten ne kete derexhe, ata qe me parate e dhimbjes, vuajtjes, djerses e gjakut te shqiptareve defrejne, e jetojne ne luks e nuk jane lodhur hiç duke u kenaqur me kusarite e tyre!
E keshtu do vazhdojne , po shume shpejt, shqiptaret te katandisur ne skllever do t’u dalin perballe!
Nje skllaveri e thurur aq bukur prej nje merimange paralizuese ku Pushteti njehsohet me kusarine e babezine….
PD ka investuar ne Qarkun e Vlores, Sarandes e Delvines –mbi 850milion $.
Jane ndertuar mbi 730 km rruge kombetare dhe rurale me nje vlere prej 310 milion $
• 300 km Rruget kombetare me nje vler 250 milion $.
• 330 km Rruge ne bashki e komuna, me nje vlere 50mil me nje vlere $.
• 100 km Rruge nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 27mil$.
Jane ndertuar
• 62 sisteme Ujesjellesa e KUZ e Impiante te perpunimit biologjik.
Po perfundon projekti uje 24 ore.
• 89 qendra shendetsore e ambulanca ne sistemin e Shendetesise.
• 73 shkolla te rikostruktuarane te gjitha ciklet e Arsimit.
Perkundrejt patriotizmit tuaj te reme jane ndertuar:
• Rruga e Bregut me vlere 84milion $, 80 km.
• Autostrada Vlore – Fier 42 milion $ , 21 km.
• Superstrada Qaf Bote – Krane, 43 milion $ , 40 km.
• Rruget lidhese me detin te gjithe fshatrave te bregut 40 km, 21 milion $.
• Rruga Butrint – Kanali Cukes 20km, 12.5 milion $.
• Rruga Transballkanike 8.4 milion $, 3km.
• Hyrja e Sarandes, 5 milion$ . 2.5 km.
• Rruga Delvine – Skerfice 9 km, 14 milion $.
• Vlore – Drashovice- Ura e Peshkepise, 15 km, 5.5 milion $ .
• Rruga e Xarres 11 km, 2.3milion $.
• Kote – Sevaster 15 km, 5.2 milion $.
• Po ndertohet Novosele – Bish Poro. 12 km, 5.5 milion $.
Ne dy vitet e para By- passi Vlores 29 km. 63 milion euro.
Turizem:
Ne keto vite eshte arritur te 10 fishohet numri i turisteve.
Investimet dhe rruget lidhese me detin kane synuar rritjen e produktit turistik.
Ne fushen e Turizmit kulturor jane restauruar 30 objekte duke investuar 600 mije $.
Eshte hartuar Plani i Rregullimit te Bregdetit te Jugut. .
Numri i bisneseve eshte dyfishuar ne 12540 nga 6500 ne vitin 2005.
Ne Bujqesi jane investuar dhe subvencionuar 21 milion $ .
Kane perfituar 3500 fermere.
Jane subvencionuar 1300 ha me ullinj, agrume e dru frutore sera si dhe kane, 76 mije krere dele, 4400 lope 8900 koshere blete dhe 1.2 Ha Kermill.
Po ndertohen 30 HEC me fuqi 50MW.
• Ne fushen e Hidrokarbureve jane investuar 62 milion $. 57 milion euro Petrolifera dhe 5 milion vendburimi iDelvines
• Ne Sistemin e Energjise Elektrike jane investuar 370milion$
• Ne pyje kullota dhe peshkim jane investuar 1milion$.
• Ne Portet Vlore e Sarande jane investuar 10 milion $.
Dy vitet e para te qeverisjes suaj jane deshmia e qarte qe ju nuk keni bere asnje investim publik as ne Vlore.
Fjala në Parlament e Liliana Elmazit