Rreth 4 ton drogë janë kapur në dy ditët e fundit në Itali, drogë e mbjellë, e magazinuar, e transportuar nga Shqipëria.
Këto ngarkesa të mëdha dëshmojnë edhe një herë se Shqipëria me Edi Ramën u bë hambari i Europës për drogën, dhe për këtë arsye prej kohësh bien këmbanat e alarmit.
Qartazi, e shkruar dhe në raportet europiane dhe në qëndrimet e tyre, droga i ka zënë rrugën vendit tonë drejt Bashkimit Europian
Vetëm Edi Rama refuzon ta njohë këtë realitet.
Edhe pse në brigjet italine dhe në Greqi pothuajse cdo ditë mbërrin një ngarkesë me tonetala me drogë, Rama sërish thotë nuk ka drogë.
Një trafik i tillë i organizuar nuk kapet asnjëherë nga autoritetet tona, por vetëm nga policitë e vendeve fqinje.
Kjo dëshmon qartë se karteleve të drogës u ofrohet lehtësia dhe bashkëpunimi i duhur në këtë biznes kriminal.
Me Edi Ramen dhe Sajmir Tahirin, Shqipëria është kthyer në oazin e bosëve të drogës.
Me Partinë Demokratike Shqipëria do të pastrohet nga droga, trafikantët do të shtypen me forcën e ligjit dhe Shqipëria do ti kthehet shqiptareve të ndershëm që duan dhe do të jetojne me punë të ndershme.


Deklarata per mediat e Enkelejd Alibeajt, 10 Dhjetor 2016