Banorët e fshatit Sheqeras në Korçë kanë protestuar sot kundër ndërtimit të TEC atje, pasi ndot ambjentin dhe rrezikon jetën e tyre. Banorët janë ngritur në këmbë, pasi ky projekt i qeverisë është ndërmarrë për interesa klienteliste dhe nuk është konsultuar me ta.

Ky projekt i qeverisë do ta bëjë zonën të pabanueshme dhe do ti detyrojë banorët të shpërngulen. Mirëpo banorët e zonës u shprehën sot se nuk do ta lejojnë këtë plan korruptiv e klientelist që bëhet për pasurimin e disa njerëzve në kurriz të qytetarëve.

Partia Demokratike ka mbështetur kërkesat e banorëve. Ervin Salianji ishte sot në këtë protestë dhe u shpreh se qeveria nuk i sheh fermerët e kësaj zone si banorë dhe tu vijë në ndihmë për hallet që kanë, por i sheh si instrument për ti shfrytëzuar për bizneset e saj klienteliste.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 10 Dhjetor 2016