Partia Demokratike dënon me forcë dhunimin e qytetarit Niko Ndini në Korçë i cili shprehu sot lirinë e mendimit në prani të Edi Ramës. Por fjalët nuk i pelqyen kryeministrit, dhe për këtë qytetari u dhunua nga garda dhe policia. Eshtë e trishtë sesi me këtë sjellje të denjë vetëm për byroistet e dikurshëm, Edi Rama edhe në vigjilje të Krishtlindjes, nuk përcon mesazhin e paqes dhe bashkimit, por të dhunës, përcarjes dhe ndëshkimit të njerëzve për mendimet e tyre. Partia Demokratike kërkon hetim të plotë dhe angazhim serioz të prokurorisë për këtë ngjarje të rëndë, për të vënë para ligjit përgjegjësit e kësaj shkelje brutale dhe dhune ndaj një standardi të shenjtë siç është liria e mendimit.
Deklaratë e Partisë Demokratike, 24 Dhjetor 2016