Partia Demokratike përshëndet deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Ky është një lajm i mirë dhe inkurajues për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë vend.
Bashkimi dhe bashkërendimi mbi bazën e parimeve dhe qendrimeve demokratike dhe integruese duhet të përbëjë një orientim strategjik në qasjen faktorit politik shqiptar kudo ndodhet.
Partia Demokratike duke shprehur mbështetjen e plotë për këtë akt përbashkues, garanton se si sot në opozitë edhe nesër në qeverisjen e vendit, do ta shndërrojë përbashkimin dhe bashkërendimin e faktorit shqiptar në aksin kryesor strategjik të komunikimit dhe punës për realizimin e interesave integruese të shqiptarëve në Ballkan.
Deklaratë e Partisë Demokratike, 7 Janar 2017