Erjon Veliaj thelloi skandalin e fluturimit me çarter dy ditë më parë, duke mos bërë transparencë, por duke mashtruar publikisht.
Ne e pyetëm sot në mesditë për motivin e vizitës me çarter në Paris, me datën 16 Janar, dhe i kërkuam të sqaronte se kush është biznesmeni që ka paguar këtë fluturim luksoz, dhe a ka ai interesa në bashkinë e Tiranës.
Veliaj përgjigjet duke përmendur vizitën që ka bërë me 17 janar, në Itali, pra vizitën që ka bërë dje. Kështu, ai e thellon skandalin, sepse i fshihet carterit të dy ditëve më parë, nuk bën transparencë dhe mundohet të hedhë mjegull duke përmendur një fluturim tjetër, të një dite më parë.
Dy ditë më parë, të hënën, në orën 9 e 20 të mengjesit është ulur në Rinas një avion çarter i kompanisë AVCON-JET. 40 minuta më pas, ky avion është rinisur për në Paris, dhe në bord ishin 3 pilotë, Erjon Veliaj, Arbër Mazniku, Juli Dhamo dhe biznesmeni që erdhi, i mori e i shoqëroi në Paris, Artan Sheqeri.
Përse Erjon Veliaj e mohon këtë udhëtim?
Pse fluturon me carter për në Paris me kosto të paktën 60-70 mijë euro?
Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter?
A e pagoi biznesmeni Sheqeri këtë udhëtim?
Cfarë interesash ka biznesmeni Sheqeri me bashkinë?
A është i lidhur biznesmeni i çarterit me biznesin e plehrave ku u vra Ardit Gjoklaj?
Deklarata per mediat e Grida Dumes, 18 Janar 2017