Intelektualët Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj i bashkohen kryetarit Lulzim Basha në Sheshin e Lirisë
Pasditen e së martës në sheshin e lirisë të ftuar për një bashkëbisedim të hapur me qytetarët ishin analistët Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj të cilët artikuluan mbështetjen e tyre për kauzën e protestës.
Mark Marku u shpreh se protestuesit po i japin një leksion demokracie gjithë Shqipërisë mbarë.
“Kjo protestë e ka nxjerrë Shqipërinë nga një pikë staniacioni dhe protesta juaj ka thyer kodin e heshtjes. Kur flas për kodin e heshtjes kam parasysh atë 50 vjeçar në Itali ky qytetarët ishin të friksuar për të treguar apo vendosur për fatet e tyre.Edhe ne për shkak të presionit qeveritar, përmes dhunës, kërcënimeve, blerjes kishim arritur në një pikë ku shoqërisë shqiptare po i shteronin fuqitë kritike. U mbyllën zërat kritik në vend.”
Për të ilustruar situatën Mark Marku iu referua çadrës së qeverisë për mbledhjen e firmave për Vettingun.
“Se sa rëndë është gjendja e tregon nisma e 50 shoqatave kundër protestës së opozitës. Imagjinoni në çfarë niveli ka arritur shoqria shqiptare ku shoqëria civile bën protest kundër protestës së opozitës. Ka disa sfera autonome që nuk cënohen në një shoqëri demokratike dhe kjo qeveri i ka goditur këto sfera. Nuk është shoqëria që shkon tek një parti por është partia që shkon tek njerëzit dhe ideja e zotit Basha për krijimin e kësaj agore ku diskutohen problemet e Shqipërisë është një ide jashtëzakonisht emancipuese për shoqërinë shqiptare.”
Ndihmën Mark Marku e sheh edhe në planin personal.
“Kemi ardhur për të shprehur solidaritetin tonë dhe për ti dhënë zë edhe zërit tonë sepse ndiheshim të vetmuar në një botë shqiptare të përunjur. E shohim këtë çadër edhe si ndihmë për zërin tonë kritik. Që në nisje kjo protestë ka dhënë gjysmën e rezultatit: ka vrarë frikën.”
Për Agron Gjekmarkajn pallati kryeminsitror ka shumë kohë që duket si burgu që ka marrë së brendshmi shpresat e shqiptarëve.
“Pallati madhështor që kemi përballë (Kryeministria) ka shumë kohë që duket si burgu që ka marrë së brendshmi shpresat e shqiptarëve.Jetojm në një terren të gënjeshtër ku nga zgjedhjet e vjedhura kemi pseudo qeveri me pseudo liri. Nuk e meritojmë të jemi në një vend ku dallkauku bëhet kryebashkiak, dudumi ministër dhe i pashkolli kryeministër.Është e domosdoshme të vij dicka e re.”
Për Gjekmarkajn njerëzit e pranishëm në sheshin e lirisë po dëshmojnë fuqi të madhe emancipuese.
“Trysni positive edhe ndaj shoqërisë së gazetarëve apo mediave. Ju i keni çliruar të gjithë ata duke manifestuar faktin e panegociueshëm që rrëfehet këtu. Qytetari në këtë shesh investon dhe hipotekon shpresën e vet.”
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se në republikën e re, presioni dhe trysnia do të jenë jo më ndaj qytetarit, por ndaj qeverisë, përmes sistemit checks and balances.
“Drejtësia dhe demokracia shkojnë bashke dhe janë të pazgjidhura. Vetëm zgjedhjet e lira do të sjellin drejtësi të vërtetë, të pakapur nga krimi dhe korrupsioni. Shteti i kriminalizuar deri në palcë është sot rrezik për vet ekzistencën tonë. Për rkimin është jetike të kapë zgjedhjet e ardhshme sepse vetëm kështu mund të suthrojnë pushtetin që kanë anë e mbanë Shqipërisë dhe vetëm kështu mund t’i shpëtojnë burgut. Por ne do ta ndalim të keqen. Të bashkaur ja dolëm të impononim ligjin e dekriminalizimit, të shkëpusnim Byronë e hetimit nga Ministria e Drogës dhe të bashkuar do të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme.”
Kreu i opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje kujtdo që do të ndjekë 24orë çfarë ndodh në tendën e qytetarëve, të përdorë portat e reja që mundësojnë media jo-tradicionale si Facebook.
“Liria e medias vazhdon të mbetet betejë kryesore në vendin tonë dhe jam i bindur se ne këtu zgjerojmë hapsirën e lirisë çdo ditë. Një grup pushtetarësh të korruptuar po bëjnë gjithcka për të na lodhur dhe shkurajuar. Por fati i kësaj beteje vuloset nga vendosmëria juaj për të mos e lënë fatin në duart e krimit të lidhur me pushtetin.”
Pyetjes së Klevisës se dhe sa kohë do të ekzistojë presioni dhe joshja ndaj medias, analisti Gjekmarkaj e argumenton kështu.
“Fakti zhduket dhe mbi hapsirën boshe vihet propaganda. Ishte shumë më e fortë kjo ndjesi para 10 ditësh dhe tashmë e keni ju në dorë me prezencën tuaj në këtë shesh që të keni pakt me të vertetën e jo me qeverinë e rradhës.”
Mark Marku, kureshtjes së një studenti të juridikut mbi sat ë kërcënuar ndihen gazetarët dhe analistët sot, iu përgjigj kështu.
“Ka disa nivele presioni. Presion mbi pronarët, presion mbi gazetarët mbi programet televizive, presion për të bllokuar informacion. Presion i anonimatit që synon të mbysë çdo zë kritik. Por koncepti i frikës ka të bëjë me frikën e përbrendshme. Hannah Arendt shkruan: Terrori dhe propaganda janë anë e së njëjtës medalje. Ky i juaji është një akt i thjeshtë që sfidon qeverinë.”
Njoftim per mediat, 28 Shkurt 2017