Lulzim Basha u përgjigjet sulmeve të Edi Ramës ndaj politikanëve të huaj që mbështesin kauzën e zgjedhejve të lira. Duke iu referuar rastit më të fundit me senatorin Italian Aldo Di Biagio dhe sulmeve ndaj tij të kryeministrit, Lulzim Basha dha një mesazh.
“Mbrëmë ky lëshoi traktin e rradhës kundër senatorit të nderuar italian. Edi Rama është braktisur nga faktori ndërkombëtar dhe është bërë subjekt i barcaletave në qarqet diplomatike dhe politike nga Brukseli në Uashington. I dëshpëruar nga ky realitet shkruan trakte natën kundër miqve ndëkrombëtarë të Shqjpërisë, ia çon fletushkave të tij që ta botojnë herët në mëngjes dhe pastaj pasdite boton në Facebook këtë që paska botuar fletushka e tij që në fakt është trakt i Edi Ramës që ka shkruar vetë natën.”
Zoti Basha e quan këtë lëvizje si vazhdimësi të antagonizmit të tij ndaj mbështetësve që vijnë nga Europa drejt Sheshit të Lirisë.
“E mbani mend apo jo si iu vërsul Presidentit Donald Trump duke e quajtur në CNN, turpi i civilizimit? E mbani mend si iu vërsul, krahut të djathtë të kancelares Merkel, Gunther Kriuchbaum, e quajti deputet skutash. Ky që nuk ka lënë të burgosur për narkotrafik dhe përdhunim pa bërë deputet dhe kryetar bashkie, i thotëKriuchbaum, deputet skutash. Dje sulmoi senatorin e nderuar di Biagio. Një njeri që ka luftuar jo vetëm me fjalë, por edhe më armë për lirinë e shqiptarëve dhe lirinë e popujve të Ballkanit.”
Një paralelizëm e hoqi mes miqve të kryeministrit dhe atyre të kauzës së qytetarëve për zgjedhjet ë lira e të ndershme.
“Aldo di Biagio është luftëtar me armë për lirinë e Kroacisë dhe ka shërbyer nën komandën e një gjenerali shqiptar në luftën për pavarësinë e Kroacisë, i cili quhet gjeneral Agim Çeku. Aldo di Biagio ka qenë me mision ushtarak, krahë për krahë UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, prej vitit 1998 e deri nëçlirimin e Kosovës. Pra, ka ndihmuar jo me konferenca shtypi, por si pakkush, luftën çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë Si e ka ai që ha dreka e darka dy herë në javë me Ramën? Vuçiç dhe Daçiç. E çfarë kanë qenë këta kur luftonte di Biagio për pavarësinë e Kosovës? Njëri ka qenë, zëdhënësi i Millosheviçit, tjetri ka qenë Ministri i Informacionit i kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviç. Me këta ulet e ha drekë e darkëçdo javë. Ndërsa çlirimtarët, italo-kroatin që ka luftuar për pavarësinë e Kroacisë, që ka luftuar me armë për pavarësinë e Kosovës, vjen dhe e baltos këtu. Çfarë t’i themi këtij, a mund t’i themi patriot?”
Lulzim Basha tha se kryeminsitri Rama e ka katandisur vendin të parin për drogën dhe pastrimin e parave port ë fundit për rritje ekonomike, çmimin e lartë të naftës, fuqinë blerëse të qytetarëve dhe të fundit për shifrat e punësimit në vend.