Urimi i kryetarit Lulzim Basha për besimtarët e krishterë, nga çadra e lirisë

 

Sot është një ditë feste për besimtarët e krishterë, për vëllezërit dhe motrat tona të krishtera anembanë Shqipërisë dhe shqiptarët kudo ku janë, sepse është dita e Pashkëve.

Ndaj t’u uroj nga zemra, çdo besimtari të krishterë Gerzuar Pashkët!

Besimtarët e Krishtit por edhe besimtarët e Zotit anembanë vendit tonë e dinë se kjo ditë përfaqëson ringjalljen e shpresës e cila është burimi i energjisë dhe i të mirave që njerëzimi ka krijuar ndër shekuj.

Shpresa e individit, shpresa e fëmijës për prindin dhe e prindit për fëmijën, shpresa për familjet tona, për shoqërinë tonë, për kombin tonë, për të ardhmen tonë.

Ndaj për këdo që sot bashkohet në këtë festë me besimtarërt e krishterë dua të them se skëtu në këtë çadër, në këtë shesh të lirisë, tash  60 ditë, është ditë Pashkësh, dhe do të vazhdojë të jertë ditë Pashkësh, sepse ditë për ditë e natë për natë këtu ngjallet e rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë.

Për një Shqipëri të qytetarëve sghqiptarë.

Për një Shqipëri, resurset pasuritë e së cilës janë në dispozicion vetëm të qytetarëve shqiptarë.

Kjo është një shpresë e madhe, një ideal i madh. Një kauzë e madhe për të cilën jemi  bashkuar dhe për stë cilën jemi të vendosur të qëndrojmë deri në fitoren totale të qytetarëve shqiptarë.

Atij që edhe në Ditën e Pashkës i fryn tamtameve të luftës, i them, se paqja po zbret dhe do të zbresë në zemrën e çdo shqiptari.

Se përmes paqes, bashkimit dhe vendosmërisë e mira do të pushtojë zemrat, familjet, sheshet e qyteteve dhe të fshatrave dhe të gjithë vebdin tonë.

Se avancimi i të mirës që ka nisur i kaq shumë qytertaëve, është i pandalshëm, ndaj pa dashur të flas për anën  e errët, sepse sot është dita të flasësh vetëm për anën e dritës, për shpresën, për paqen, më lejoni ta përfundoj këtë urim për të gjithë ju, misionarë të paqes, misionarë shpresës, misionarë të fitores për çdo shqiptar e çdo shqiptare të ndershme.

Gëzuar Pashkën!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti i bekoftë shqiptarët!