Kryetari demokrat Lulzim Basha i uroi Gëzuar Pashkët besimtarëve të krishterë. Basha shkoi tek Katedralja Ortodokse dhe Vëllazëria Ungjillore nga ku i uroi gjithë shqiptarëve, bekimin e Zotit dhe shpresë e besim për një të nesërme më të mirë.
“Gëzuar Pashkët! Zoti i bekoftë shqiptarët me paqe, me harmoni, me dashuri dhe shpresë të rilindur dhe të ripërtërirë në zemrat e tyre, familjet e tyre dhe mbarë vendin tonë e kudo ku janë shqiptarët. Gëzuar!”