Qytetare e qytetarë, të rinj e të reja, gëzuar këtë stacion rekord në Shqipëri, në Ballkan e në Europë, 60 ditë protestë non-stop! Kjo është Shqipëria europiane, ky është populli europian i Shqipërisë europiane.
4 vjet krim, drogë, korrupsion, ia kanë nxirë faqen këtij vendi. 4 vite pisllëk, hajdutëllëk dhe maskarallëk e kanë shkatërruar imazhin e Shqipërisë para syve të botës dhe Europës.
60 ditë qëndresë fisnike, europiane po ia zbardhin faqen Shqipërisë dhe shqiptarëve. Zoti ju bekoftë! Zoti i bekoftë maratonomakët e lirisë, misionarët e lirisë, paqes dhe demokracisë!
Ditë për ditë, e mbaroj fjalën time duke iu drejtuar Zotit dhe jam i sigurtë se Zoti na dëgjon e na mbështet, sepse lufta jonë është e drejtë, kauza jonë është e drejtë. E vërteta dhe e drejta si asnjëherë tjetër mbarten mbi shpatullat e njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm që vijnë ditë për ditë në këtë tempull të lirisë. 
 
Në këtë tempull të lirisë, ku sot janë studentët e artit. Dje kishim njerëz nga fusha e ekonomisë, më përpara nga fusha të tjera, të biznesit, të shëndetit, të musuesisë, sot njerëzit e artit. Nga të gjithë fushat e jetës, nga çdo shtresë shoqërore, të gjithë janë këtu, të gjithë jemi këtu.
 
Të vetmit që nuk vijnë dot këtu, janë trafikantët dhe kriminelët e bërë njësh me Edi Ramën. Sepse ata e kanë shtëpinë 10 metra më tutje, pas kësaj fasade, por jo shumë gjatë, sepse së shpejti do t’i heqim që andej bashkë me shefin e tyre.
 
Tani, ju e dini që në prill ka ca reshje, njihen si “plakat e prillit” apo jo?! Nuk ka prill pa plaka, apo jo?! Do ikin edhe “plakat e prillit”. Ajo që nuk do të ikë, ajo që bëhet më e fortë çdo ditë, ajo që bëhet më e madhe çdo ditë, është bashkimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme; të lira nga krimi, të lira nga droga, të lira nga shteti i partive dhe partia shtet. Çka mund dhe do të arrihet, do të arrihet vetëm me një qeveri teknike, e cila do të kryejë detyrat e ngarkuara nga populli.
 
Interesat qytetare, interesi publik, interesi kombëtar i shqiptarëve i ka çuar shqiptarët e bashkuar drejt kësaj zgjidhje. Mos harroni, si asnjëherë apo rrallëherë në historinë tonë kjo zgjidhje përbashkon të djathtë e të majtë. Mos e harroni këtë! Edhe ata që nuk kanë mundësinë të jenë këtu me ne, kanë pasur këtu zëdhënësit e tyre, i kanë pasur zëdhënësit e tyre kudo ku zëri i lirë akoma mund të dëgjohet.
 
Nuk ndajnë, ndoshta kurrë nuk do të ndajnë me të djathtën shqiptare platformën fiskale, zgjidhjet tona për ekonominë, se në fund të fundit prandaj ka të djathtë e të majtë, por ndajnë me të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe me misionarët e kësaj proteste, me anëtarët e kësaj lëvizje të madhe kombëtare, domosdoshmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
I vetmi që qëndron si pengesë për realizimin e këtyre zgjedhjeve, është Edi Rama. Edi Rama për gjashtë javë të mandatit të tij, refuzon ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pse ndodh kjo? Nga se ka frikë? Ka frikë të largohet, sepse me karriken e pushtetit ka lidhur fatin e vet politik. Ka frikë të dalë para popullit si drejtuesi i një partie politike me platformën e tij, me programin e tij, me ekipin e tij, se ky paska plan, edhe program edhe ekip edhe lidership. Po dil pra para popullit i zhveshur nga pushteti i abuzimit të kryeministrit, dil dhe garo! Garo se ti thua që, Lulzim Basha nuk ka as platformë, as ekip, as lidership. Ti e ke fare thjeshtë, ti i ke të gjitha, edhe Ilir Meta ka thënë do të vijë me ty, liroje pra karrigen ti japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
E vërteta është krejt ndryshe. E vërteta është se, Edi Ramës nuk i mjafton të dalë në kushte të barabarta të garës. Nuk i mjafton as Ilir Meta, as aleatët e tjerë. Edi Rama del në garë vetëm kur është i lidhur me një mijë fije të dukshme dhe të padukshme me krimin me drogën, me korrupsionin me shtetin e bërë zap dhe në funksion të një partie të vetme. Prandaj dhe nuk e lëshon karrigen e tij sepse po e lëshoi karrigen e kryeministrit ndihet inferior para qytetarëve shqiptarë.
 
Ka frikë nga gjykimi i qytetarëve shqiptarë. Kjo është e vërteta sepse ka lidhur fatin e tij politik me drogën,me krimin me miliardat e korrupsionit, me një grusht oligarkësh. Nëse jo, nëse fatin e ke lidhur me qytetarët shqiptarë pse nuk del para qytetarëve shqiptarë, i zhveshur nga privilegjet e pushteit, i zhveshur nga komanda qendrore e ushtrisë së narkotrafikantëve dhe e banditëve, me ndihmën e të cilëve e more atë karrike, dhe për fatet, pasurinë e të cilëve, ti vazhdon ta mbash me thonj.
 
Cdo qytetar, me dy pare në mend e kupton. E kuptojnë dhe ata që vijnë në Tiranë, vetëm duke lexuar vjershat e Taulant Ballës. Se vjershat e Taulant Ballës nuk të cojnë larg, lexo ato të Blushit se ai coc ka dorë.
 
***
Gjendja e vendit është kritike. Jemi këtu tash 60 ditë duke kërkuar dhe ofruar zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk është për Lulzim Bashën nuk është për PD, nuk është as për koalicionin tonë opozitar. Kjo zgjidhje, është për qyetarët shqiptarë, për të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve, për atë që ne e quajmë Republika e Re dhe, që është shpresa e cdo prindi, e cdo nëne, e cdo babai, e cdo të riu, e cdo të reje, se e nesërmja do të jetë e ndryshme nga e sotmja dhe në fakt e tillë do të jetë, sepse asgjë nuk do të jetë më si më pare.
 
Që të jetë e tillë duhet ti kthejë pushtetin qytetarëve sepse pluralizmi, ndonëse ka arritjet e veta të padiskutueshme, asnjë ditë të vetme nuk ka arritur të kthehet në demokraci të vërtetë që do të thotë sundimi i qytetarëve. Që do të thotë, pushteti politik gjithmonë në dorë të qytetarëve, pushteti ekonomik, gjithmonë në dorë të qytetarëve.
 
Që të vijë kjo ditë, dita e standardit europian, nuk ka rrugë tjetër përvecse të ngremë themelin e bashkëjetesës evropiane, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që është kufizimi i pushtetit, që është balanca e kontrollit të pushtetit ku vendimet  janë përgjegjësi e shumicës, por kontrolli është përgjegjësi e opozitës, përndryshe nuk jemi realitet demokratik as edhe gjeopolitik europian, por, ëndrrat më të këqija të satrapëve ballkanikë, që kujtojnë se pas 27 vitesh hapjeje, mund të nënshtrojnë popujt e tyre, dhe t’u shërbejnë për këtë, fasadat  dhe propaganda për demokraci, ndërkohë që sundojnë në oligarki, ku ekonomia dhe politika vendosen nga një grup njerëzish. Këtë nuk mund ta pranojmë.
 
Nuk mund ta pranojmë si PS. Nuk mund ta pranojmë si PD. Nuk mund ta pranojmë si PS-PD. Komploti i politikës kundër qytetarëve do të marrë fund tek ky shesh, me zgjedhje të lira dhe të ndershme  dhe me projektin e Republikës së Re. Ndaj e dimë, jemi të vetëdijshëm se rruga për të ndërtuar këtë  realitet krejt të ndryshëm nga ai ku jetojmë, rruga për ta bërë shpresën, realitetin e përditshëm të çdo shqiptari nuk është rrugë e thjeshtë.
 
***
E kemi thënë prej ditës së parë se përgjegjësia, kurajo dhe sakrifica do të na drejtojnë. Por rrugë tjetër nuk ka, mënyrë tjetër për të marrë në dorë fatet tuaja si qytetarë nuk ka, mënyrë tjetër për t’i dhënë fund teatrit, mjerimit, gënjeshtrave, mashtrimit, nuk ka.
 
Shikoni mashtrimet me të cilat ushqen ditë për ditë popullin e vet. Dje po flisnim për gjendjen ekonomike ku fjala mbizotëruese, togfjalëshi mbizotërues është: “nuk ka lekë”- dhe diskutuam se përse nuk ka lekë. Sepse, janë rritur çmimet, janë rritur faturat, janë rritur taksat, është rritur fatura e energjisë. Po, apo jo?!
(PO, reagojne protestuesit)
Tani ky bylmezi, bashkë me një qymez, paskan nxjerrë faturën time të energjisë, se s’duan t’ia dinë për ligje, fare. Ndërsa marrin faturën e kryetarit të opozitës, merreni me mend se çfarë bëjnë me faturat tuaja. Shteti i leshit! Kam marrë kritikë nga një gazetare për këtë term, që e vlerësoj shumë. Ndaj, po themi shteti i akrelikut, se leshin e ka shumë, se leshi është bio të paktën.
 
Pra, normalisht po të marrësh informacion të tillë të privilegjuar, duhet të marrësh lejen time si qytetar, dhe si kryetar i opozitës apo jo?! Dhunohet privatësia, por jo nuk duan t’ia dinë. Por shumë mire, se s’kam gjë për të fshehur për faturat e energjisë. Po pse more gomar e zog gomari, për faturën time u ankova unë? Për faturën timë jam unë këtu? Po unë s’jam këtu për faturën time. Se në fakt është e vërtetë që për ata që harxhojnë mbi 300 kv i ke ulur çmimet. Unë e kam fjalën për 75% të shqiptarëve që janë shtresa më e varfër dhe këtë thash dje, dhe këtë thamë dje, se këta paguajnë më shumë, paguajnë më shumë dhe këtë s’e luan as topi.
 
Njerëzit që konsumojnë më pak, sepse kanë më pak mundësi, paguajnë më shumë dhe kjo është filozofia e republikës së vjetër që i trajton më të pamundurit, më të varfërit, që janë shumica e shqiptarëve si dele, si njerëz,jo, si statistika ndërkohë që një grusht njerëzish përfitojnë nga këto para.
 
Kush përfiton nga këto para?! Ku shkojnë paratë e faturës së rritur të energjisë?! A ka investime të reja në energji?! A ka përmirësim të rrjetit?! JO.
 
Por, ka një ndërtesë të re të CEZ-it, që bën mbi 6 milionë euro. I kanë dhënë edhe një shtesë kontrate tani. Tenderin e ka fituar ai që ka ndërtuar sarajet e Surrelit. Ka fituar tenderin, ndonëse ishte oferta më e shtrenjtë. Sa më e shtrenjtë do thoni ju? Plot 2 milionë euro. E di sa fatura energjie janë 2 milionë euro?!
(Ndërhyn një protestues; Kam 700 kilovat që nuk i kam shpenzuar).
Si e ke emrin?
Luan.
Luan, ti nuk i e shkenzuar por ka nevojë për ato lekë Pandi Carapuli dhe Edi Rama. A je ankuar?
A të ka dëgjuar njeri?
A e ke zgjidhur problemin?
JO (Pergjigjet Luani)
Tungjatjeta.
 
Ky është shteti i akrilikut i cili i vë 700 kilovat të pakonsumuara që të mbledhë lekët që tia çojë oligarkut që ka ndërtuar vilën e kryeministrit. Ky, është shëmbëlltyra më e keqe e shtetit më të korruptuar të Afrikës, por për fat të keq ky është shteti që Edi Rama që ka ndërtuar këto 4 vite në Shqipëri. Dhe kur e ballafaqojmë me fakte të tilla, kur e ballafaqojmë me krime të tilla kundër qytetarëve shqiptarë, thotë që kanë marrë 1 milionë shuplaka në 2013. Ka marrë 1 milionë vota në 2013. Për çfarë i more?! Për ta mbushur Shqipërinë me drogë dhe kriminelë, për ta ulur fuqinë blerëse dhe për të kredhur qindra e mijëra familje në mjerim, për të hequr mijëra familje nga lista e ndihmës ekonomike?! Sigurisht që jo. Tani që bëhesh gati ti marrësh ato shuplaka si shkelma mbrapsht, për çfarë i ke bërë shqiptarëve, tani, shpresa e vetme është që të kapësh e të blesh zgjedhjet e ardhshme. Këtë, ne nuk do ta lejojmë ta bësh kurrë!
***
Sado recitime nga goja e Taulantit apo  nga dora e Taulantit të bëjë çdo kush, dhe në çfarëdo gjuhe në Tiranë, këtu do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vetëm qeveri teknike për ti garantuar ato.
 
Çdo padrejtësi eskpozon, në mënyrë më akute, më urgjente dhe më të qartë, drejtësinë e kauzës tonë, urgjencën e kauzës tonë, domosdoshmërinë e kauzës tonë. Çdo padrejtësi evidente, çdo mohim i problemeve reale të Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk ka dobëson por na bën më të fortë e të vendosur për ti shkuar të vërtetës dhe të drejtës deri në fund.
 
 
Por e vërteta përfiton nga kjo përplasje me gënjeshtrën. Prandaj, sot jam edhe më i qetë edhe më i gëzuar se dje, sepse duke u përplasur me gënjeshtrën, duke u përplasur me të pavërtetën, prekim thellësinë dhe lartësinë e kauzës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Ndaj miqtë e mi le të gëzohemi bashkë, siç e kemi kthyer 60 ditë këtë tendë, këtë protestë, këtë lëvizje në një vend të gëzimit dhe shpresës që po lind. Ndonëse ngritur mbi themelet e frikës, kërcënimit e të zezave që shqiptarët kanë hequr tash 4 vjet, asnjë ditë të vetme, asnjë orë të vetme ska munguar besimi tek e nesërmja, shpresa, besimi tek vetvetja dhe gëzimi i ligjshëm që kemi dhe duhet të kemi se jemi sëbashku muratorët, arkitektët, inxhinierët e Republikës së Re që është e pandalshme, është e pashmangshme, që po vjen e do të vijë kalëruar mbi shpresat e një populli të tërë.
 
Nëse kemi mendime të tjera, nëse doni apo rekomandoni tërheqje, dua ta dëgjoj.
JO, JO!
Asnjë tërheqje! Qeveri teknike, kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gëzuar 60 ditë të festës kombëtare për liri dhe demokraci. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti i bekoftë shqiptarët!


Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 60 të protestës popullore për zgjedhje të lira e të ndershme, 18 Prill 2017