Koalicioni Opozitar, përmes një letre të nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, ka sjellë në vëmendjen e KQZ, se afatet e parashikuara në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor, për regjistrimin e partive politike dhe koalicioneve zgjedhore, janë afate prekluzive, dhe nuk mund te shtyhen.
PS dhe LSI i kanë kërkuar KQZ-së që të shtyjë afatet e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore. Në letrën e koalicionit opozitar drejtuar KQZ sot pasdite, thuhet se qëndrimi i KQZ ndaj kësaj kërkese, apo vendimmarrja mbi këtë kërkesë, do ta nxirrte këtë institucion thellësisht politik që shërben si mashë elektorale për kastën qeverisëse.
Bashkëngjitur letra e plotë drejtuar KQZ-së.