Të nderuar deputetë,
Në hapje të këtij takimi dua që në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të përshëndes ngrohtësisht zhvillimin me sukses ditën e djeshme të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Me kënaqësi të veçantë kemi konstatuar nga ajo që kanë thënë vëzhguesit ndërkombëtarë, mediat, insitucionet zgjedhore në Kosovë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, vetë përfaqësuesit e subjekteve politike në këtë garë, se këto zgjedhje shënuan një progres të ri në rrafshin e standardeve në përgjithësi dhe të gjithpërfshirjes së pakicave në veçanti.
Këto zgjedhje janë një hap tjetër i madh dhe një tregues tjetër shumë domethënës i pjekurisë dhe përparimit të Republikës Kosovës në rrugën e demokracisë dhe integrimit euroatlantik të vendit, në rrugën e forcimit dhe konsolidimit të metejshëm të shtetit dhe institucioneve të Kosovës.
Në emër të Partisë Demokratike përgëzoj Partinë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin Hashim Thaçi për vendin e parë, si dhe të gjitha partitë e tjera politike të Kosovës për rezultatin e arritur në këto zgjedhje. Me urimin vëllazëror për këtë ngjarje të shënuar, urojmë gjithashtu konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit të ri dhe qeverisë së re, që do të drejtojnë Kosovën në sfidat e saj të reja.
Për Partinë Demokratike, Kosova në rrugë të mbarë ka qenë dhe mbetet interes vendimtar i kombit tonë dhe rajonit tonë në rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik.
Siç jeni në dijeni, të nderuar deputetë, javën e kaluar zhvillova një vizitë në Gjermani me ftesë të fondacionit “Kondrad Adenuar” të Partisë Kristiandemokrate gjermane. Qëllimi i kësaj vizite, me pak fjalë, ishte shtrëngimi i lidhjeve të miqësisë që ekzistojnë prej vitesh midis dy partive tona, verifikimi dhe projektimi i fushave të reja të bashkëpunimit jo vetëm në kuadrin e partive popullore europiane ku bëjmë pjesë, por në këtë rast, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe preferenciale, si dy parti që ndajnë vizione të përbashkëta për zhvillimin, demokracinë, europianizmin, e tjerë.
Përtej komunikimit mediatik, dua të nënvizoj disa momente që besoj se ia vlen t’i ndajmë së bashku, t’i ndajmë me anëtarësinë e gjerë Partisë Demokratike, me partitë aleate opozitare, dhe me gjithë publikun e gjerë shqiptar.
Së pari, dua të pohoj me gëzim se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Shqipëria kanë në Gjermani një aleancë politike shumë të vyer, aleancën e partive kristiandemokrate të kancelares Angjela Merkel dhe socialkristianëve të Bavarisë që përbëjnë së bashku qendrën e djathtë gjermane prej shumë vitesh në pushtet, lokomotivë e fuqishme e progresit të Gjermanisë dhe e Bashkimit Europian.
Kësaj radhe unë isha mysafir i kristiandemokratëve të zonjës Merkel, por bashkëpunimi me këtë parti simotër e përfshin vetvetiu partinë tjetër të socialkristianëve, që janë si dy duar të një trupi.
Kristiandemokratët gjermanë, një shtyllë e Partisë Popullore Europiane, kanë qenë ndër vite afër Partisë Demokratike të Shqipërisë në pushtet dhe në opozitë, na kanë ndihmuar në sfidat që na është dashur të përmbushin e të kapërcejmë, na kanë mbështetur fuqishëm në gjithë ecurinë e përpjekjeve tona për zhvillimin e vendit, për anëtarësimin në NATO, për heqjen e vizave, për integrimin europian në proces, e shumë sfida të tjera.
Në këtë kuptim, ata kanë në zemrat tona dhe në mirënjohjen tonë vendin e merituar të mikut të mirë në ditë të vështira e në ditë të mira. Ne jemi krenarë për ketë, por jemi edhe të vëtëdijshëm se miqësia me ta dhe me partitë simotra europiane në tërësi kërkon të jemi edhe më të fortë, edhe më të vendosur për të mbrojtur e zhvilluar vlerat e alternativës sonë të qëndrës dhe qendrës së djathtë, vlerat e lirisë në radhë të parë, prej nga derivojnë vlerat e tjera.
Së dyti, nga kjo vizitë tepër mbresëlenëse në respektin dhe bujarinë e miqve gjermanë, unë vij me njohjen me nota shumë pozitive prej tyre të kontributeve që ka dhënë qeveria e PD-së për demokracinë në vend dhe për marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri Gjermani, të zhvillimit prej saj vitin e kaluar të zgjedhjeve më të mira në historinë e demokracisë shqiptare, të kalimit demokratik dhe civil të pushtetit në duart e ish opozitës fituese të atyre zgjedhjeve, të projektit tonë të nisjes së re, ringritjes dhe rikthimit parti e shumicës përmes një opozitarizmi të fortë të mbështetur në fakte dhe argumente, nepërmjet ribashkimit, hapjes, përteritjes dhe reformimit të Partisë Demokratike nepërmjet alternativës sonë të re së re për Shqipërinë.
Së treti, kristiandemokratët gjermanë më kanë bërë të ditur vullnetin e tyre për të na mbështetur fuqishëm në sfidën tonë të re të ringritjes dhe rikthimit fitimtarë në zgjedhje të lira e të ndershme. Ne jemi duke i dhënë formë bashkërisht një projekti trevjeçar bashkëpunimi dhe asistencë të gjithanshme nga ana miqve gjermanë për zhvillimin me sukses të projektit tona për përgatitjen dhe trajnimin e vazhdueshme të drejtuesve të rinj dhe jo vetëm të rinj të partisë nga niveli i seksionit e deri në nivelin e strukturave qendrore, për identifikimin dhe bazën më të mirë të personaliteteteve nga shoqëria civile dhe bota universitare-akademike dhe intelektuale që dëshirojnë ti bashkangjiten përpjekjes tonë opozitare sot dhe alternativës tonë fituese nesër, për ekspertizën e alternativës dhe programit tonë elektoral, për organzimin e fushatës sonë elektorale, e tjerë.
Në një botë të hapur si kjo ku jetojmë nuk mund të përballohet me sukses asnjë sfidë duke përdorur mendësitë e vjetra të mbylljes dhe këtu nuk kam parasysh vetëm mendësitë e izolimit ekstrem punist dhe komunist, por edhe mendësitë e sotme të kundërshtarëve tanë të së majtës që shfaqen çdo ditë në përpjekjen e tyre për të shartuar apo për t’i mbivendosur shtetit ligjor devizën faktike të Edi Ramës “ shteti jam unë”.
Ndaj jemi të inkurajuar, të frymëzuar, entuziastë dhe shumë të interesuar për këtë intensifikim të bashkëpunimit me kristiandemokratët gjermanë sot si opozitë dhe nesër si shumicë.
Në bazë të qëndrimit tonë të njohur politik “ mbështetje pa kushte për statusin dhe integrimin e vendit në BE”, kemi vazhduar pandërprerë brenda dhe jashtë vendit lobimin tonë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Qershor.
Në bindjen tonë Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin, të cilin do ta kishim marrë që në dhjetor të vitit 2012 nëse ish opozita e atershme e Ramës nuk do të vendoste veton e saj kundër votimit të tre ligjeve të mbetura.
Shqipëria e meriton statusin për atë që ka bërë e arritur ndër vite e që nuk qëndron aspak më poshtë se arritjet e vendeve që e kanë marrë statusin disa vite më parë; e meriton për vendosmërinë e qytetarëve të saj në rrugën e Europës dhe europianizmit, për nevojën jetike që ka vendit për zhbllokimin e statusit dhe fillimin e menjëhershëm të punës dhe përpjekjeve për të synuar stacionin e radhës në rrugën e integrimit të plotë në Europë, hapjen e negociatave për anëtarësim. Ne si opozitë kemi bindjen se axhenda e brendshme demokratike është vendimtare në përshpejtimin e kalendarit të BE-së për hapjen e negociatave.
Kalendari i zgjerimit përcaktohet nga cilësia e demokracisë së brendshme të vendit kandidat. Ne apelojmë për përshpejtim në këtë drejtim. Por duhet ta bëjmë të qartë për publikun se në qofte se ne përmbushen pjesën dërrmuese të kushteve dhe kritereve për statusin gjatë kohës kur ishim në pushtet, dhe qeverisë së majtë nuk i mbeti veçse ta merrte, tani me marrjen e shpresuar të statusit pas dy javësh, është detyra ekskluzive e qeverisë Rama-Meta të përmbushë kriteret e hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Këtu është testi i saj. Këtu do të tregohet kontributi real i kësaj qeverie për integrimin e Shqipërisë në Europë.
Miqtë dhe parnerët tanë europianë dhe amerikanë kanë çmuar lart përpjekjet tona të vazhdueshme për të lobuar e shërbyer marrjen e statusit si interes kombëtar i gjithë shqiptarëve pa u tërhequr asnjë çast nga detyrat korente të opozitarizmit, kundër mashtrimeve, genjështrave, deshtimeve, shkeljeve dhe abuzimeve të shfrenuara të qeverisë Rama-Meta.
Me opozitarimin tonë të forte dhe të palëkundur kundër shkeljeve të përsëritura nga qeveria të Kushtetutës dhe ligjeve, me betejat tona të njohura politike dhe ligjore në aluën e Parlamentit, në aulën e drejtësisë, në sheshet e protestave, në media dhe në aulat e tjera të komunikimit publik, ne kemi dhënë një provë tjetër pse vendimtare Shqipëria e meriton statusin. Sepse ka një opozitë që nuk fle, nuk zvarritet, nuk u bën fresk shkeljeve, përkundrazi, iu shpallur luftë pa kompromis ashtu sicc e do tradita dhe virtyti europian dhe këtë do ta vazhdojmë ta bëjmë.
Problemet e akumuluara gjatë vitit të parë të qeverisë Rama-Meta janë të mëdha. Ato i shohim të jenë pasqyruar në rreshta e midis rreshtave edhe në raportin Komisionit Europian që shoqëron rekomandimin pozitiv për Shqipërinë. Natyra e rekomandimit fokusohet natyrshëm te vlerësimet pozitive për arritjet e vendit, por problemet janë të gjitha aty dhe do të jenë në qendër të vemendjes së partnerëve tanë menjeherë sapo të kapërcehet momenti i dhënies së statusit.
Edhe ne si opozitë jemi të paduruar ta kapërcejmë këtë moment që t’u përvishemi akoma më fort detyrave tona si opozitë në një vend ku shumica dhe qeveria e saj prapagandistike nuk ka dëshmuar e nuk dëshmon minimunin e përgjegjesisë, transparences dhe llogaridhënies për çështje kyçe dhe madhore siç janë ligjshmëria, kushtetueshmëria, pavarësia e institucioneve, përkeqësimi i vazhdueshëm i gjendjes ekonomike të vendit, familjeve dhe individit shqiptar, ngritja në sistem e trafikut të lëndëve narkotike, kapja e posteve drejtuese si parathënie e kapjes së qeverisë dhe shteti nga krimi e tjerë e tjerë.
Janë kaq të papërgjeshëm e kaq provokues me ëndrrën mbarëpopullore për integrimin europian, sa edhe tani kur vendet e Europës pa përjashtim kanë dhënë sinjale të qarta se duan të na e japing statusin, duke mbyllur edhe një sy e një vesh ndaj prapësive dhe skandaleve të qeverisë shqiptare, këta kanë gjetur pikërisht këtë moment të dyfishojnë me zullumet e tyre të paligjshmërisë, arbitraritetit dhe ortakërisë me krimin.
Pak ditë më parë, në stilin e etërve të tyre politik të rrokullisjes shkallë-shkallë nxorrën në lirim pesë drejtues të njohur e të dalluar të Policisë së Shtetit, që kanë qenë pjesë e arritjeve të saj evidente në fushën e rendit public dhe luftës kundër krimit, pa të cilat Shqipëria as në NATO nuk do të pranohej, as vizat për qytetarët e saj nuk do t’i hiqeshin. Pesë oficerë karriere që kanë mbajtur detyra të larta në policinë e shtetit nxirren në lirim pa asnjë motivacion, më saktë me motivacionin e spastrimit të dhunshëm dhe hapjes së dhunshme të vendeve për militantët, numëruesit, klientelën, pagatorët nën dorë të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, blerësit me zarfa të vendeve të punës për të nxjerrë shumëfishin si punonjës me uniforme në sistemin e trafikut të lendëve narkotike nga Shqipëria jashtë Shqipërisë.
Hedhja në rrugë e këtyre oficerëve është një shkelje e rendë e ligjit të Policisë së Shtetit nga Edi Rama dhe ministri i tij, është një goditje e rëndë që i jepet sistemit të karrierës në policinë e shtetit, është një akt tjetër flagrant i shndërrimit të Policisë së Shtetit në polici të partisë, në polici të kupolës së Edi Ramës, është një mesazh tjetër hakmarrje, arrogance, nënshtrimi dhe konformizmi që i jepet të trupës policore të vendit.
Po mbushen treqind ditët e premtimit të famshëm demagogjik dhe populist të Edi Ramës për të vendosur diccka që e gjeti të vendosur në vend, rendin publik. Ata e bënë këtë premtim absurd për të përligjur raprezaljen e tyre të pashembullt në 23 vite në Policinë e Shtetit. Ku janë sot, çfarë kanë arritur sot me raprezaljen e tyre? Stastikat e bëra publike gjatë javës flasin për perkeqësim në të gjithë treguesit e rendit publik. Por është e qartë se rendi nuk ka qenë e nuk është shqetësimi i tyre për të cilin kanë bërë e po bëjnë me Policinë e Shtetit si të ishin në çifligun e tyre.
Tjetër qëllim kanë patur dhe mund të themi se për këtë qëllim kanë arritur jo pak, pavëresisht përpjekjeve tona për t’i penguar dhe ndaluar.
Kanë shkëlqyer me gjobat korruptive ndaj qytetarëve të pafajshëm.
Kanë shkëlqyer t’u hapin rrugën të inkriminuarve në punët e shtetit, duke i dhënë krimit që është e duhet të jetë një target për policinë, statusin e vlerës në pseudosistemin e tyre të emërimeve dhe karrierës.
Rama dhe Tahiri e kanë prenotuar bindshëm një vend në kujtesën e shqiptarëve si dy njerëzit që krijuan policinë e gjobave dhe krimit në detyrë.
Rasti flagrant i nxjerrjes në krye të këshillit të qarkut të Vlorës të një njeriu me rekorde të rënda kriminale si Sadri Danaj ilustron marshimin triumfues të krimit, narkotrafikut dhe mafies së drogës në sistemin politik të Edi Ramës dhe kupolës së tij.
E kemi thënë dhe po e përsërisim: me Edi Ramën në krye të qeverisë krimi i ka shpallur luftë shtetit, demokracisë, zgjedhjeve, vlerave. Nuk është rastësi që në përmbysjet mafioze të këshillave të qarqeve, si ky që pamë në Vlorë dhe ai ai që ka ndodhur disa javë më parë në Korçë, me blerje dhe spostime të neveritshme këshilltarësh për të fabrikuar shumica pazaresh, shohim gjithnjë të jenë të pranishëm si komisarë dhe përfaqësues të kumbarit të madh në Tiranë, deputetët më të afërt të Edi Ramës, që janë aty për të garantuar realizimin me sukses të farsës mafioze.
Luftën e kanë shpallur ata. Opozita dhe qytetarët e lirë shqiptarë kanë barrën dhe detyrën të përgjigjen pa mëdyshjen me të vogël, pa u tërhequr pa asnjë çmim, për të fituar me çdo kusht.
Këtë kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë.
Derisa të ligji të marrë fuqinë dhe krimi të marrë atë që meriton.
Faleminderit.
Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 9 Qershor 2015