Faleminderit!

Faleminderit Lulzim Basha! Faleminderit te gjithëve ju!

Unë besoj se jo vetëm të gjithë shqiptarët duhet t’ju jenë mirënjohës juve që jeni këtu, por të gjithë europianët.

Sepse ju po luftoni për lirinë, për lirinë e gjithëkujt, lirinë e Shqipërisë, lirinë e familjeve tuaja dhe gjithë Europës.

Ne italianët, që jemi kaq afër me Shqipërinë, jemi afër jo vetëm nga pozicioni gjeografik por jemi afër me zemër, jemi afër sepse shumë prej jush janë në Itali dhe njihemi mirë mes njëri tjetrit.

Duhet të dëgjojmë veçanërisht fort solidaritetin dhe miqësinë ndaj jush dhe mirënjohje për atë që po bëni.

Të luftoni për zgjedhje të lira është thelbësore, tepër e rëndësishme. Unë i them një faleminderit shumë të madhe për Lulzim Bashën dhe ju që e mbështesni, dhe të gjithë ata që punojnë çdo ditë për këtë gjë.

Një njeri i çmuar për popullin e tij, sepse mund të ishte duke u marrë me shumë gjëra të tjera, ashtu si edhe ju, por në fakt jeni këtu sepse e dini se këtu  është në lojë e ardhmja juaj, e ardhmja e familjeve tuaja e fëmijëve tuaj dhe gjithë Shqipërisë e Europës.

Ndryshimi mes demokracisë dhe diktaturës nuk është se në demokraci votohet dhe në diktaturë jo. Por ndryshimi është se në demokraci merret vesh fituesi pas mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa në diktaturë fituesi dihet para zgjedhjeve, dhe është kjo ajo që po tentojnë të bëjnë këtu.

Duhet të ketë rregulla të qarta. Duhet të ketë rregulla që nuk lejojnë mashtrimet, shit-blerjen e votës, që nuk lejojnë marrjen e votës me dhunë apo kërcënime.

Është kjo është ajo për të cilën ju po luftoni. Zgjedhjet nuk mund të pranohen nëse nuk janë të lira sepse nëse pranohen atëherë rezultati mbetet dhe ata do të thonë se kanë mbështetjen e pjesës më të madhe të popullsisë, dhe kur kjo nuk është e vërtetë.

Të maten me armë të njëjta, jo duke i lidhur duart pas kurrizit kundërshtarit. Le të hyjnë në garë të barabartë.

Keni punuar për 12 javë dhe jeni heronj!

Unë nuk e di sa të tjerë do ishin kaq konsistent, kurajoz dhe të fortë për të rezistuar kaq gjatë.

Në shumë shtete ku liria është paguar shtrenjtë, edhe pse shumë kohë më parë, do të ishte e vështirë të gjeje njerëz si ju dhe si Lulzim Basha që rezistojnë kaq gjatë për lirinë.

Nesër më thonë se do jetë manifestimi më i madh se kurrë në Shqipëri.

Do të jetë një ditë e rëndësishme për ju sidomos që jeni këtu. Ju duhet të bëheni shembulli për shumë të tjerë që do të vijnë.

Kundërshtarët tuaj, kundërshtarët tanë do të shpresojnë në ndonjë incident apo akt të gabuar. Nuk duhet bërë kjo, duhet ndaluar.

Forca juaj, forca jonë është të rrijmë në anën e së drejtës, anën e lirisë dhe së vërtetës.

Atëherë unë kur të kthehem do të kërkoj ndihmën më të madhe të mundshme të Forzza Italias për kauzën tuaj. Ju e dini se eksponentë të tjerë të Forzza Italias kanë ardhur këtu për të dhënë për ju dhe zotin Basha solidaritetin e tyre.

Të tjerë do të vijnë dhe do të kërkojmë vëmendjen e organizmave ndërkombëtare dhe qeverisë italiane.

Sepse liria është ngjitëse, kalon nga shteti ne shtet, por edhe diktatura mund ta bëj këtë.

Dhe lufta që bëni për dekriminalizimin e politikës, Parlamentit dhe organeve shtetërore është thelbësore për të gjithë Europën. Një vend i rëndësishëm, anëtar i NATO-s, aspirant për në Bashkimin Europian nuk mund të ketë kriminelë që dominojnë jetën politike.

Atëherë e përmbyll duke thënë faleminderit për betejën tuaj, betejën tonë.

Të gjithë ju meritoni mbështetjen vëmendjen e italianëve, europianëve dhe natyrisht gjithë shqiptarëve. Dhe mirënjohjen për Lulzim Bashën sepse është një vlerë e shtuar për Shqipërinë dhe Europën dhe shpresoj  të vij për vizitë të na mbështesë edhe ne në Itali. Faleminderit atij që lufton për lirinë dhe ju që e mbështesni.

Rroftë Liria.

Rroftë Shqipëria.


Mesazhi i Senatorit Italian Lucio Malan në Sheshin e Lirisë, 12 maj 2017