- Unë nuk i ndaj njerëzit në demokratë dhe socialistë. Unë i ndaj njerëzit në të lidhur me krimin dhe të ndershëm, në para të pistë të drogës dhe para të ndershme, të djersës së ballit, të konkurrencës së ndershme, ata që kanë ndërtuar këtë vend.
- Katër vite kryeministër ti që nuk e pe drogën asnjë ditë. Katër vite me radhë nuk shikoje as drogë, as avionët që binin, as radarët që fikeshin, as policët që ngarkonin thasët, as gomonet që iknin, as ministri që merrte miliona, as milionat që t’i sillte për zgjedhjet. Katër vite u bëre gazi i botës: Ku ka drogë? Nuk ka drogë. Qeshni me drogën. Derisa një mëngjes u çove dhe na the e mposhtëm drogën. Por çfarë droge mposhte ti kur nuk kishte pasur drogë. Paniku të bën qesharak.
- Nuk ka investitorë europianë që do të vijë të ndërtojë hotele me 5 yje në Shqipëri.
Është flota e trafikantëve të drogës, me ndonjë pensionist zviceran apo italian që do të ndërtojë një skemë që është diskredituar.
- Ta ndalim këtë buxhet, të shkëpusim lidhjet e krimit me politikë, të bëjmë reformën zgjedhore, ti kthejmë legjitimitetin kësaj salle dhe përmes legjitimitetit të ndihmojmë shqiptarët e ndershëm, punën e ndershme, paratë e ndershme.
REPLIKA E PARË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE NË PARLAMENT, LULZIM BASHA
Nuk e them kot që ke marrë fund politikisht, por ke marrë fund edhe nga pikëpamja e logjikës, edhe nga pikëpamja e fjalëve.
Ky në vetvete nuk do të ishte lajm i keq për Shqipërinë, përveçse faktit që ulesh akoma në këtë karrige.
Vjen këtu e dërdëllit me batuta dhe me diversione për njerëz që ti vetë i etiketon si votues, si financues të kësaj partie apo të asaj partie.
Unë nuk i ndaj njerëzit në demokratë dhe socialistë. Unë i ndaj njerëzit në të lidhur me krimin dhe të ndershëm, në para të pistë të drogës dhe para të ndershme, të djersës së ballit, të konkurrencës së ndershme, ata që kanë ndërtuar këtë vend. I ndaj ne demokratë dhe socialistë të ndershëm që e duan një vend ku të sigurojnë të nesërmen të tyre, të fëmijëve të tyre me punë të ndershme dhe një grusht horrash kryesisht në partinë, edhe pse dikush mund të ketë qenë përpara në oborrin e partisë time që i ke mbledhur ti për pushtetin tënd dhe për pasurinë tënd. Dhe shndërrimin e këtij vendi, këtij shteti, të këtyre institucioneve në strehë dhe lavatriçe për aktivitetin kriminal.
Nuk i do fjalët e mia?
Merr fjalët e Departamentit të Shtetit, vend kryesor për pastrimin e parave të drogës. Merr indeksin e Bazelit.
Si ndodhi kjo?
Katër vite kryeministër ti që nuk e pe drogën asnjë ditë. Katër vite me radhë nuk shikoje as drogë, as avionët që binin, as radarët që fikeshin, as policët që ngarkonin thasët, as gomonet që iknin, as ministri që merrte miliona, as milionat që t’i sillte për zgjedhjet.
Katër vite u bëre gazi i botës: Ku ka drogë? Nuk ka drogë. Qeshni me drogën. Derisa një mëngjes u çove dhe na the e mposhtëm drogën.
Por çfarë droge mposhte ti kur nuk kishte pasur drogë.
Paniku të bën qesharak.
Por gabohesh nëse mendon se unë jam këtu për tu marrë me ty.
Nuk më intereson dhe nuk do të më interesojë kurrë personi yt, më intereson vendi dhe për shkak të vendit dhe përgjegjësisë që kam karshi vendit dhe shqiptarëve të djathtë e të majtë është detyra ime të paralajmëroj ndonjë njeri që ka mbetur me ndërgjegje në këtë krah të sallës, që nuk të ndjek ty si zoombi në greminën ku po e çon vendin, të mos e ngrejë kartonin për këtë buxhet të pastrimit të parave, të mos e ngrejë kartonin për këtë buxhet të varfërimit të shqiptarëve.
Ka hotele me 5 yje në Shqipëri, ti dhe ministrat e tu i njihni shumë mirë, edhe pronarët e atyre hoteleve i njihni shumë mirë. E di ti e dinë ata, e dimë ne, e dinë gjithë Shqipëria si janë ndërtuar dhe si do ndërtohen.
Nuk ka investitorë europianë që do të vijë të ndërtojë hotele me 5 yje në Shqipëri.
Është flota e trafikantëve të drogës, me ndonjë pensionist zviceran apo italian që do të ndërtojë një skemë që është diskredituar. Janë përpjekur të tjerë para teje ta ndërtojnë kanë dështuar.
Disa kanë përfunduar në Tunizi e Algjeri në ditët e tyre të fundit.
Thirri mendjes edhe për veten tënde!
Por siç thashë nuk më intereson aspak ti. Nuk është shqetësimi im ti as qeveria jote, nuk kanë qenë as në ditë të tjera e jo më tani që keni marrë fund politikisht para syve të çdo shqiptari, edhe të atyre që ju votuan pa u paguar e pa u kërcënuar me 25 qershor.
Ta ndalim këtë buxhet, të shkëpusim lidhjet e krimit me politikë, të bëjmë reformën zgjedhore, ti kthejmë legjitimitetin kësaj salle dhe përmes legjitimitetit të ndihmojmë shqiptarët e ndershëm, punën e ndershme, paratë e ndershme.
T’i vëmë kufirin tek thana krimit dhe kriminelëve! Kjo fillon duke i vënë kufirin tek thana këtij projekti kriminal dhe propozuesit të tij sot!