Çmimi i naftës në Shqipëri po arrin shifrat rekord duke shkaktuar dhe më shumë kosto e varferi tek qytetarët, ndersa qeveria vazhdon të kundrojë nga larg këtë plagë ekonomike.

Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës.

Ndërkohë, Edi Rama vazhdon me kokëfortësi te mbaja taksat e rritura mbi qarkullimin duke refuzuar të ulë keshtu çmimin e naftës.

Shqipëria është i vetmi vend që çmimi i naftës vazhdon të rritet ndërkohë që prej dy vitesh nuk rriten me asnjë qindarkë pagat e pensionet. Nga këto tarifa e çmime skandaloze po përfitojnë miqtë dhe klientet e qeverisë, që pasurohen çdo ditë në kurriz të qytetarëve.

Partia Demokratike i bën sërish thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës e të lehtësojë jetën e shqiptarëve.


Deklaratë për mediat e deputetit, Gerti Bogdani. 11 Korrik 2015