Negociatat mes SHBA, 5 fuqive botërore dhe Iranit u mbyllën me një marrëveshje. Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet palët negociatore për arritjen e kësaj marrëveshje me rëndësi historike për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe që përbën një ogur të mirë për paqen në Lindjen e Mesme. Partia Demokratike bashkohet me qendrimin e partnerëve tanë strategjike Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në këtë përpjekje.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Korrik 2015