Nuk mund të ndalem pa iu thënë dy fjalë zonjë (Ministres Nikolla). Ndoqa nga zyra fjalën tuaj, u zhgënjeva në një kuptim njerëzor. Fole këtu si Madam urrejtja. Por kjo gjë, një gruaje nuk i shkon. Natyrisht unë jam i pritur për respekt për zonjat, për gratë, i vetmi urim që i kam bërë zotërisë aty ka qenë kur ai emëroi 5 zonja në kabinetin e qeverisë tij. Por nuk mund të mendoj se mund të përdoret në këtë mënyrë platforma sepse fjalori është i perbashkët. Në fjalor kanë akses të gjithë dhe aty mund të rrëmojnë e të gjejnë shumë lloj fjalësh.

Përsa i përket ligjit, unë e konsideroj këtë seancë dhe këtë ligj të një rëndësie kapitale për vendin, të rëndësie kushtetuese për atë që Jean Jack Russo e ka quajtur problemin më serioz të shoqërisë që është arsimi i lartë. Jam marrë me këtë ligj personalisht, me këtë koncept, dy vite me radhë, me dëshirën më të madhe që të adaptojmë këtë sistem. Pse? Ky është sistemi i një vendi që ka universitetet pa diskutim më të mira të Europës dhe nga më të mirat e botës, ky është sistemi i Britanisë së Madhe. Por, nuk kam patur një këshilltar si ai Gjonçaj që u bë famoz për shëndetësinë falas që u solli ju, por zotin Hatinson, këshilltarin e Megi Thatcher për arsimin, këshilltar i Bankës Botërore për arsimin.

Pse unë arrita në përfundimin se ky koncept dhe ky ligj do ishte një aventurë për Shqipërinë, ndonëse kisha dëshirën më të madhe të ecnim drejt tij, por gjeta një mur të pa kapërcyeshëm. Sepse nëse proçedohej në këtë formë do bënim një gabim të tmerrshëm, të krahasuar me të pakrahasueshme. Të krahasonim qytetarin e Britanisë së Madhe, i cili ka tre shekuj mos më shumë, që ka dhe ujë të nxehtë brenda shtëpisë, me qytetarin shqiptar që akoma nuk ka ujë të pijshëm në shumë zona brenda shtëpisë.

Të krahasonim qytetarin britanik, që është nga qytetarët me të ardhura më të larta në botë, me qytetarin shqiptar që e nisi këtë rrugë me 204 dollarë për frymë dhe sot është në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, më duhej të krahasoja shoqërinë britanike me shoqërinë shqiptare, shoqëria britanike e cila ka shekuj që prodhon diploma universitare, diplomon specialistë te fushave më të ndryshme, me Shqiëprinë e cila ka universitetin më të ri shtetëror në Europë, pas unviersitetit të Maqedonisë, më duhet të krahasoja Britaninë e koncepteve liberale me Shqipërinë e koncepteve totalitare, e cila edhe kur hapi unviersitetin e shndërroi atë në privilegj të kastës dhe të një grupi që ishin me mësime të mira.

Nga 75 mijë djem dhe vajza të grupmoshës së atyre viteve, në të gjitha kurset e universitetit kishte gjithsej 7 mijë djem dhe vajza shqiptare që shkolloheshin në unviersitetin e Tiranës. Dhe Shqipëria kishte një përqindje afrikane të shkolluarish, sepse etërit e këtyre që janë sot në pushtet ishin kategorikisht kundër shkollimit për arsye se kishin frikë prej tij, por do shkollonin nomeklaturën dhe njerëzit e besimit.

Isha kundër dhe u vendosa kundër sepse konstatova se ky parim, kjo reformë mbyll dyert e universiteve për të varfrit e vendit.  Isha kundër, absolutisht, sepse që në vitet ’80 janë nga vitet më të rëndësishme në arsimin e botës, universitetet hapën dyert dhe numri i studentëve u tre – katër fishua me shpejtësi në botë.

Kurse zotëria ka fobinë e taksistit. Sigurisht që kur s’ke bërë një shkollë si duhet atëherë të kap frika e taksisitit që është jurist, dhe ua tregon shqiptarëve si një gjetje të madhe. Çfarë tregon, tregon komplekset e tua. Ti udhëton me taksi pa shkollë të përshtatshme, ai udhëton me diplomë juristi, dhe ky është mëkati i tij.

Pra, isha kundër që të mbyllnim dyert për të varferit. Mos harroni se Shqiëpria para 5-6 vitesh kishte gjithsej më pak se 3 % të popullatës me diploma universitare, në një kohë kur kjo përqindje ishte dhjetë herë më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte 8 herë më e madhe në gadishullin skandinav, ishte shumë herë më e madhe në të gjitha vendet përveç Shqipërisë. Isha kundër, sepse ne do të kapnim kohën e humbur.

Unë absolutisht mbështes dhe do mbështes çdo hap drejt cilësisë dhe ka nevojë të madhe të plotësohet, por jo të mbyllen dyert. Ka studime te OECD të cilat tregojnë se nxënësit të cilët shkojnë me nota të ulëta në universitet, shumë e shumë vende i kanë të hapura pranimet, pa asnjë kufizim, ata mbeten, 50-60 % e tyre. Pra, nuk ia vlen, por atëherë këtyre u jepet mundësi për shkolla të tjera, të cilat i mbyllët dhe po i hapni kundrejt ryshfetit dhe xhepit.

Nuk jam kundër kontrolleve në mënyrë absolute por s’duhet të harrojmë një gjë tjetër, arsimi ka një funksion themelor, qytetërimin e personit, ka një funksion themelor edukimin. Imagjinoni ju se sa dënojmë ne në këtë mënyrë, duke ua bërë atyre përshesh, duke ua shkatërruar ëndrrën universitare. Një njeri që jeton mes maleve, që njeri që jeton në zona të varfëra, dhe ti i thua s’mund të ndjekësh shkollën, sepse edhe po të shesë lopën e parë, po të shesë lopën e dytë, po të shesë çfarë ka, nuk paguan dot borxhin e kredisë. Kush e bën këtë? E bëjnë këta zotërinjtë të cilët pa asnjë ndjenjë njerëzore duan të përjashtojnë të varfrit nga unviersitetet, duan të përjashtojnë nga shkollimi, edukimi dhe gjithë ato funksione. Kjo është antikombëtare, e theksoj me bindjen më të thellë se është anti kombëtare.

Ky është më i pashkolluari komb në Europë, por a ka mekanizma për të rritur cilësinë, po, a duhet rritur cilësia po, por jo mbi bazën e xhepit? A është ky modeli britanik? Nuk është ky modeli britanik, ka pjesë të tij, por modeli britanik ka pjesë private, asnjëri prej tyre nuk thotë që është unviersitet publik. Shko pak në Unviersitetin e Edinburgut, ska asnjë lidhje publike, jane kthyer te tjeret, unviersitetet kryesore britanike janë publike, por tani po lindin edhe private, ndërsa ju thoni ti kthejmë të gjithë në publike. Por ky nuk është problemi më kardinal. Problemi më kardinal është se ju mbyllni dyert për të varfrit e vendit për të cilën nuk keni pyetur kurrë.

Dekapitoni autonominë e universiteteve, e dekapitoni totalisht. Nëse ju i merrni fjalët e mia si deklarata politike unë do tu lexoj ju këtu ekspertizën që i ka bërë ligjit Jan de Groof, i cili është profesor i njohur në universitetin e Bruzhit, president i shoqatës së universiteteve, ky thotë se ky ligj është e kundërta e prirjeve europiane në arsimin e lartë.

Ju mund ta votoni, votojeni, ne kemi fjalën dhe i qëndrojmë deri në fund. Nuk bëhen ligjet me lobingje që paguajnë miliona euro. Arsimi është gjëja më serioze e një kombi. Po të ishte se ky sistem ecte e përdorte Gjermania, e përdorte Franca, e përdorte Suedia, e përdornin vendet e tjera, ja që janë vetëm dy tre vende që kanë obsionuar për këtë. Njëri pa sukses, një tjetër e ka në diskutim dhe e vendosim ne.  Po çfarë bëni ju me çmimet. Vitin e kaluar i rritët 30%, tani thoni do ti përcaktojë fakulteti. Garantoni kredinë. Ai fshatari i Çermenikës, i Mokrrës, apo i Tropojës, i Mirditës apo i Përmetit, ta zëmë mblidhet dhe shet çdo gjë për të marrë një kredi për fëmijën e parë. Po me fëmijën e dytë çfarë do të bëjë? Po ju tregoj një histori. Në vitet e diktaturës erdhi një kohë, kur nuk ia jepnin fëmijës të drejtën e shkollës, u shkolluan dy, nuk ia jepnin të tretit të drejtën e shkollës.  Dhe ju këtë bëni ju prisni rrugët. Nuk është ky funksioni që duhet të ketë shteti ndaj arsimit. Mund të rreshtoj një listë vërejtjesh dhe të jem dakord edhe për shumë gjëra, por dobësitë janë të lidhurat edhe me ne. Pse janë të lidhura me ne? Sepse numri i pedagogëve është qartësisht më i ulët sesa në vende e OECD. Nëse kanë një pedagog për 15 studentë, ne kemi 30 studentëvpër një pedagog. Atëherë hajde të shtojmë pedagogët, hajde të shtojmë buxhetin?! Kollaj të merrni mendjen e atij që ju tha se do të bëjmë shëndetësinë falas, ju solli sistemin britanik dhe ju la në baltë. Kur të gënjen tjetri njëherë pse mos të të gënjejnë dy herë. E di pse vjen kjo?  Se ishte ne sintoni me këtë këtu. 20 vite më parë janë investuar qindra e qindra milion nga çdo qeveri më radhë. Vetëm vitet e para mbi 15 milion ka dhënë BE për kualifikimin e pedagogëve tanë në universitete perëndimore, sepse duhej ndryshuar softi, se duhej bërë i ri. Arsimi ka nevojë për ndryshime të vazhdueshme, ka nevojë për investime të vazhdueshme, ka nevojë për kujdes maksimal. Kurse kjo lufton vetëm me një dëshirën tuaj, të shkollojmë sa më pak.

Përsa i përket cilësisë. E keni ekzekutuar që në fillim. Vutë mesataren, vutë ryshfetin. Rikthyet panairet  e korrupsionit, do të merrni  raportin për to. Ai nuk duhej kthyer kurrë, sepse ishte shëmtia më e madhe e korrupsionit në publik. Do ti shikoni tani. I përdorët metodat për të blerë votat. Kurrë ndonjëherë ndaj arsimit shqiptarë nuk është bërë një batërdi e tillë. Unë po lexoj edhe dy gjëra. Jan de Groof pyet se Cili është roli i shtetit? Çfarë është autonomia? Cilat janë funksionet e shtetit? Është dramatike thotë, sepse ky ligj interferon në kompetencat e ministrisë dhe kjo është shokuese. Duhet të respektohet autonomia e universiteteve dhe ky është vërtet problemi kryesor.  Kur i merr dhe i emëron të gjithë kryeministri, autonomia është një top futbolli.  Dalin Mozat, Lizat e të gjitha me radhë, se ky është ligji. Si mund të respektohet autonomia kur  thuhet se gjen rregullime në ligje të tjera. Si mund të realizohet autonomia kur ti ia transferon ligjeve të tjera.  Atëherë ligjin do e zhgarravisësh sipas interesit tënd.  Zotëria ky specialisti thotë, po tek autonomia, shteti nuk është faktor kyç, faktor kyç është bota akademike, studentët dhe tërësia e botës akademike. Në kapitullin e  dytë neni 7 thotë, kur flitet për ministritë, nuk është kjo përqasja e duhur, i gjithi mentalitet i ndërtuar keq, nuk thotë mentalitet i etërve tuaj se ai nuk merret me analizën time, por kjo është e vërteta.  Nuk është ministria rojtari kryesor. Ky thotë se unë jam edhe pedagog edhe burokrat, të dyja i kam. Ministrat nuk janë ekspertët, por janë burokrat. Ekspertët janë dhe duhet të jene akademia, atëherë si do të bëjmë të fusim duart e ministres, të kryeministrit më shumë.  Unë nuk them se nuk duhet bërë përpjekje, edhe është jetike, sepse pa diskutim pa liri akademike nuk ke kurrë realizim qëllimesh. Por a është kjo mënyra?  Jo nuk është mënyra kjo. Përkundrazi është e kundërta thotë ky specialisti i shquar.

Dhe së fundi, unë e kuptoj se është e kotë, sepse ju keni marrë urdhër për ta votuar pavarësisht se çfarë do të themi ne. Por profesori thotw se 15 nene shkojnë në të kundërt me qeverisjen e mirë të arsimit. Absolutisht, shpreh bindjen e tij më të thellë ky ekspert, ky president i universiteteve evropiane për legjislacionin.

Unë do ta mbyll zonja Leskaj, unë do të uroja ty për detyrën, por nuk e bëj dot, sepse erdhe si rezultat i një kompromisi më të pandershëm që mund të mbahet mend, erdhe për të pjesëtuar për dy Shpëtim Idrizin. Unë e kam mirëpritur vizitën e Koxias në Tiranë, absolutisht, unë  mirëpres dhe vlerësoj çdo përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve, nuk ka diskutim. Shqiptarët duhet të bëjnë përpjekje për të ndërtuar marrëdhënie sa më të mira me fqinjët tanë  por kërkesa ultimative, për përzënien e Idrizit dhe kompromisi i bërë, që po vjen nën kryetar për ta distancuar Idirizin nuk ju nderon juve dhe ata që hoqën besimin nga PD dhe e vendosën tek ju.

Faleminderit!

Replika me Ramën

Unë dua të theksoj disa momente, unë e ndoqa diskutimin dhe dy gjëra kam për të theksuar. Së pari, dy botë të ndryshme. Shpalosi gjithccka, konceptet dhe mentalitetin e etërve të tij, është për seleksionin dhe kufizimin, pandjeshmërinë totale ndaj tyre që nuk kanë. Të varfërit shumëzohen me zero nga një njeri që u rrit në parajsën e bllokut, nga një njeri që kishte 8 mësues privat për të marrë liceun. Pra, dy botë, dy koncepte.

Së dyti, në fjalën e tij më kujtoi absolutisht kryetarët e grupeve të kontrollit punëtor që na vinini e na rrokanisnin me shembuj nga më marrëzorët që i lejonin vetes të thonin gjithccka sepse kishin karta biankën e kontrollit proletar. Së fundi lexoi një fjalim që do të hyjë në historinë e Parlamentit si kulmi i medioktritetit që skuptonte ato që thoshte. Cilido ta marrë këtu, cilido nga pedagogët dhe njerëzit që njohin unviersitetet le ta marrë, të vijë të më thojë që s’është kështu.

Pas këtyre konkluzioneve do ndalemi pak. Nuk ka diskutim, që arsimi është problem themelor për çdo vend, aq më tepër për ne, kjo është jashtë dyshimit. Nuk ka diskutim se arsimi kërkon reformim të vazhdueshëm, por të flasësh për arsimin nga pozita nihilizmi, dëshmon se sdi asgjë, dëshmon se ske konceptet bazë, kur paraqet me këmbëngulje se në vitin 2005 kishte 7 programe. A e kuptoni ju! Ccdo të thotë 7 programe në unviersitetet e vendit. Në një botë tregu, në një vend të hapur …prej 15 vitesh, a mund të imagjinohet kjo që thoni ju’ por ai nuk e ka të qartë destinacionin e programit, ndaj dhe flet këtu në këtë mënyrë dhe mendon se po thtoë gjëra të qëlluara, njëlloj si kryetarët e grupeve të kontrollit punëtor që na dërdëllisnin çfarë u thoshte mendja mbi bazën e psikologjisë proletare.

Por nëse kanë qenë 7 programe s’mundesh kurrë, ti ske idenë se ccështë unviersiteti,  ccështë katedra, ccështë universiteti. Kjo s’mund të ndodhë në asnjë mënyrë. Kanë kaluar 1 mijë e 400 e ca, është statistika e Gjergjit, statistika e një sharlatani mashtrues. Do tu them ju çfarë u tha Gjergji shqiptarëve me porosi të këtij para tre ditësh? Para tre ditësh Gjergji u tha shqiptarëve se, është për të qarë jo për të qeshur, u tha se përdorëm dy metoda për vlerësimin e rritjes ekonomike, njëra tha është me prodhimin tjetra është me konsumin. Të dy metodat, kjo me konsumin prezantohet për herë të pare. Metoda e konsumit, në bazë të një ankete, thotë se 80 e ca % të peshës e zë konsumi i popullatës, i qytetarëve, sa shpenzojnë, sa blejnë, dhe u tha shqiptarëve se rritja ekonomike me dy metoda konfirmohet 2.82. Ccfarë thotë Gjergji, po me statistikën e tij? Thotë se rritja ekonomike me metodën e konsumit na rezulton recesion, -1.07 %. Merreni i keni ne uebsajt. Gjergji u thotë shqiptarëve se na ka dalë me dy metoda, ai i cili është i porositur që të mashtrojë thotë që është -1.07, dhe se shpenzimet totale, janë -1.22 %. E kuptoni ju se si e rrit rritjen ekonomike 10 herë edhe del këtu e flet.

Ka filluar rrokullima, më vjen keq për qytetarët shqiptarë. Por kam paralajmëruar nga kjo tribunë, me dhjetëra e qindra herë. Zotëri ke meritën famkeqe të shtyrjes drejt rrokullimës së ekonomisë së këtij vendi, kambanat po bien. Fondi Monetar, Komisioni Europian, Banka Botëror dhanë alarmin këto ditë. Prisni po përgatitet në shtator me anketën tjetër, mashtrimi i ri. Unë jam kundërshtar politik i juaji, por kjo kushton aq shtrenjtë mprapa. Këtë e bëjnë vetëm ata që s’dijnë ccështë rritja. Mashtrimin e rritjes  e bëjnë vetëm njerëzit që skanë konceptet më elementare makro-ekonomike.

Zotëria thotë se rritja ekonomike është më e madhe në prodhim se sa në konsum, po ka mendje njerëzore që e thotë një gjë të tillë? Ja bëjnë vetëm ata që janë në nulitet dhe s’dinë se ccfarë është rritja ekonomike. Ekonomia, meqënëse krenarisht po flet, a e dini ju sa kanë rënë eksportet? Eksporti i naftës, eksporti i kromit, eksporti i mineraleve. Ja jua thotë Gjergji, eksporti i mallrave thotë ka rënë -21 %, merrni statistikën, i mallrave Made in Albania. Pra, sa është deficciti i llogarisë korrente? Deficciti i llogarisë korente është -26% nga 12% që ishte. Si është krediti për ekonominë. Ekonomia, thotë Banka e Shtetit, bizneset nuk kërkojnë kredi. Ka rënë kërkesa thotë Banka. Para 4 ditësh e ke komunikatën. Ccfarë po ndodh në këtë vend. 250 miliardë lekë kanë ikur nga Shqipëria, i kanë përzënë sicc po përzënë mijëra shqiptar çdo muaj. Dilni këtu me shifra. Absolutisht asnjë investim skeni bërë përvecc atyre që lamë ne, madje edhe ato dhe një pjesë po ikin.

E dini ju që në vitin 2005 interneti ishte molla më e ndaluar? Sa ishte? 4.8% dhe arriti 68%. Është kollaj të mburresh me punët e tjetrit por duhet të rrahësh gjoksin me punët e tua. Ti mburresh me ato zhgarravinat tabllo që sti blen njëri. Përdor pushtetin për tu bërë piktor. Ky mëndjen tek bojrat e ka se ka tek puna.

Dëgjova një ministër dje tek thoshte se nuk e prek fasadën ajo mballoma plastike. Po nuk është shtëpia jote ajo, si bëhet kurrë kjo gjë asaj godine, ti vësh plastikë me poça neonë dhe ta shesësh për art. Shko ccoje në një banjo publike, por as aty sta lënë. Apo gjën një gazetar që i mbush mëndjen se ndërtesa qënka vepër e komunizmit. Mashtrim total. Po ti ke mashtruar botën jo më një gazetar të Financial Times.  Dhe pse e thotë këtë? Ajo është një nga ndërtesat më të mira qeveritare që mund të bëhet. Dinjitoze. Ccdo kryeministër që është futur aty ka shprehur vlerësimet më pozitive. Dhe ky tani për të justifikuar mballomën që ka vënë në hyrje i thotë se kjo është një zymtësi e komunizmit dhe se po e rinovon. Ai gazetar është viktimë e një mashtruesi të specializuar. Pra kemi të bëjmë me një paradë mashtrimesh.

Ndonëse jemi përpjekur për të bërë shumë, por shumë më tepër duhet të bënim për arsimin. Ama, ka rekorde që nihilizmi yt përplaset me to dhe dështon. Dhe këto rekorde janë, së pari, 70% e mësuesve në zonat rurale, 38% e mësuesve në shkallë kombëtare në vitin 2005 ishin pa arsim përkatës. Mësuesit largoheshin masivisht nga profesioni sepse rrogat e tyre ishin të papërballueshme për jetën. Ccfarë bëmë? Rritëm rrogat 120-150%. Ccfarë ndodhi? Së pari u ndërpre largimi nga puna, së dyti në vitin 2005 në shkollat e Shqipërisë kishte gjithsej 960 kompjuter me inventar. E dorëzuam me 24.500 kompjutera në shkollat e vendit. Sw treti, sa ishte stafi i shkollave tw larta nw 2005? 5600 asistentw e pedagogw. Sa ishte stafi nw 2013? 11.600 asistwntw e pedagogw. Sa ishte nw twrwsi rekrutimi? Mbi 30% e tyre ishin doktoruar jashtw shtetit. U vendoswn stimuj, u vendos programi ekselencws, kanw pwrfituar edhe fwmijwt tuaj, dhe e kanw merituar. Nuk e di cca keni bwrw tani me tw. Sw katwrti, shkollat ishin njw tmerr pwr tu parw. 1360 shkolla, kopwshte dhe objekte arsimi u ndwrtuan apo rindwrtuan. Flet sikur ska jetuar kurrw nw kwtw vend por si nihilist. Mos harro se nihilistwt janw tabula rasa, ai qw wshtw nihilist ai sdi asgjw por duhet tw ruhesh shumw prej nihilizmit. Vazhdo sa tw duash se mua vetwm mirw mw vjen kur tw shoh nihilist. Nw Shqipwri u ftua kompania mw e mirw pwr rateingun, kompania gjermane dhe u bw rateingu.

Nuk di tw ketw ndonjw vend nw botw, nw dijeninw time, qw nuk ka sistem korrespondence. Sistemi korrenspondencës bazohet në filozofinë e hapur të shoqërisë, të atij që ska kurrëfarë mundësie të ndjeki ditën shkollën, ndaj atij që është detyruar të mbajë fëmijën apo familjen, e që për njëmijë arsye ka ngelur pa shkolluar dhe tani i krijohet mundësia. Nëse ka ndonjë vend të zhvilluar që e ka ndaluar këtë sistem atëherë unë do ta studioja me shumë kujdes. Unë jam informuar mbi këtë problem. Unë e kam gjetur atë përfshirë SHBA që është absolutisht vendi me arsimin më të zhvilluar, pra sistemin part time. Po të sulmosh një praktikë botërore, hajde ta përmirësojmë por jo ta sulmojmë. Ke shtruar një tezë ku thua se Berisha kryeministër I mbushi universitetet për të blerë kohë. Po mirë, po tani Berisha në opozitë po kërkon të mbushi universitetet për të blerë kohë për ty?? A e mendon një gjë të tillë. Po pse për të blerë kohë qeveria punokam unë. Jo ore zotëri, se ka interesa më të mëdha. Nuk jam marrë as atëherë për të blerë kohë, nuk insistoj as tani për të blerë kohë kjo qeveri por insistoj që ëndrra universitare e fëmijëve shqiptarë të respektohet jo të veprosh me modelet dhe parimin e vjetër.

Ti smund të kuptosh se arsimi një nga misionet e tij ka luftën kundër varfërisë. Kujt i thoni ju se nuk rriten çmimet. Këto janë gënjeshtra. Për 8 vite rresht, jam përballur jo me fakultetet por me ministrinë e financave por dhe me ministrat dhe jam përballur në çdo mbledhje për tarifat e universiteteve sepse donin ti rrisnin derisa bëra vendimin që nuk mund të rriten përveç inflacionit. Pse e bëra? Skishte nevojë qeveroa ime për para. Shumë. Por tarifat kështu siç janë janë dy-pesë herë më të larta në proporcion me çdo vend të Europës, përveç Britanisë së Madhe.

A ka probleme? Absolutisht ka probleme, dhe nuk zgjidhen problemet duke i komplikuar shumë më tepër, nuk zgjidhen problemet duke goditur trendin. Nuk zgjidhen problemet duke marrë një kompani dhe të merresh vesh me të që ti mbyllë të gjitha, se kthehemi tek ajo kohë kur fëmijët e një kaste pavarësisht nga mësimet ndiqnin universitetet kurse të tjerët duhet të ishin të shkëlqyer që të mund të trokisnin në dyert e tyre.  Po të emërosh Gazhelin në krye të agjencisë së larjeve të parave, po ska më të paimagjinueshme. Vazhdoni se mirë e keni.

Së fundi dy gjëra për zgjedhjet. Unë kam folur këtu, por meqënëse i djeg se ka bërë dhunimin më të pashembullt në zgjedhje, i them që, më vjen keq që flas kështu, këtë proces zgjedhor nuk do ta gëzoni.


Fjala në Kuvend e ish Kryeministrit, Sali Berisha, 21 korrik 2015