Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, znj Jiang Yu, me rastin e marrjes se detyres.
Zoti Basha theksoi se Partia Demokratike është e angazhuar në zhvillimin e marrdhenieve midis Shqipërisë dhe Republikes Popullore të Kinës dhe do të jetë gjithnjë në mbështetje të projekteve të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashket, si në ekonomi, infrastrukturë, turizëm, apo kulturë.
Duke vlerësuar projektet aktuale dhe investimet kineze në Shqipëri, Basha tha se ka ende shumë për të bërë për të çliruar energji të reja dhe potenciale të reja mes dy vendeve.
Ambasadorja Yu vlerësoi mikpritjen dhe bashkëpunimin me Partinë Demokratike.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Korrik 2015