Deputeti i Dibrës Xhemal Gjunkshi reagoi sot pas arrestimit nga policia të shoferëve që po protestonin paqësisht. Sipas Gjunkshit, Policia i ka terrorizuar dhe burgosur shoferët që protestojnë për të drejtën e tyre kundër një monopoli shërbimi trabnsporti që ka vednosur Bashkia e Dibrës.
“Policia e kanabizuar terrorizon, shantazhon, burgos shoferët protestues. Sot që në oren 06.00 të mëngjesit janë ndaluar shoferët të cilët protestojnë për të mbajtur frymën gjallë. Ata që prej nëntë muajsh trokasin në dyert e shtetit, por fatkeqëshit, shqetësimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër. Ata po protestojnë kundër monopolizimit, kundër korupsionit, kundër policisë e cila lejoi që të mbillej e gjithë kurora e Dibrës me drogë. Janë pikërisht këta drejtues policie të cilët akoma vazhdojnë të qendrojnë në detyrë. Këta i shërbejnë vetëm krimit”, tha Gjunkshi.
Deputeti i Partisë Demokratike i bëri thirrje kryeministrit të lejojë protestën legjitime të shoferëve dhe kërkoi që kërkesat e tyre të dëgjohen.
“I bëj thirje urgjent Kryeministrit të vendit Edi Rama, Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa të lerë protestuesit në të drejtën e tyre legjitime. Në rast se keni vullnet, këni dëshirë për të bërë sadopak shtet, keni momentin e duhur për ta treguar këtë, duke e filluar nga Dibra” apeloi Gjunkshi.