Lulzim Basha u paraqet qytetareve në Kavajë e Durrës programin që ul taksat, ndihmon fermerët, hap vende pune e ndihmon njerezit në nevojë
Lulzim Basha dhe ekipi i tij shpalosi në Durrës programin ekonomik të Republikës së Re për ulje taksash, taksë e sheshtë 9%, 100 milionë euro subvencione për fermerët, stazhe për të rinjtë e sapodiplomuar dhe ndihmë për biznesin që ndërton fabrika për hapjen e vendeve të punës. Basha tha se beteja e tij është t’u japë të njëjtat shanse shqiptarëve siç i përfitoi ai në rininë e tij, në shkollimin ne Europë.
“Kam jetuar në Europë, jam shkolluar në Europë, kam luftuar dhe ndërtuar suksesin tim në Europë. Mund të kisha qënë atje duke jetuar jetën time, duke shijuar jetën time. Por jam këtu sepse borxhi që kam ndaj këtij vendi pret të shlyhet. Jam këtu se mundësitë që mua mu ofruan ti ketë nesër çdo i ri dhe çdo e re e Durrësit, çdo i ri dhe çdo e re e Shqipërisë. Kjo është beteja ime, kjo është ëndrra ime. Ta shoh standardin që preka dhe që më bëri ky që jam, jo më nëpër vendet e Europës por në vendin tim, në Shqipëri, në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, Vlorë, Korçë dhe anembanë Shqipërisë. Ky është motivi im”, tha Basha.
Në Kavajë, kryedemokrati prezantoi kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Kavajës Isa Sakja. Basha tha se mbështetja për Republikën e re do të hapë mundësi për ekonomi dhe vende pune.
“Vendimi im i parë do të jetë ulja e TVSh-së, ulja e taksave me qindra milionë euro që përfunduan këto 4 vite në xhepat në oligarkëve, do të kthehen në xhepat tuaja, në rritje të konsumit, në rritje të xhiros, në rritje të ekonomisë dhe vende pune. Rini e Kavajës, 10 mijë studentë në vit do të kenë të paguar nga Republika e Re stazhin, praktikën mësimore, praktikën për vendet e punës me 200 mijë lekë të vjetra në muaj për 1 vit me radhë. Kjo do të jetë ura që do tu çojë nga bankat e shkollës tek vendet e punës”, tha Basha.