Lulzim Basha paraqet programin ekonomik në Mallakastër. Do hiqet taksa e naftës, 100 milionë euro në vit për fermerët, 10 mijë stazhe të paguara, pensioni minimal 250 mijë lekë. Statusi i naftëtarit, sipas kërkesave të tyre
Lulzim Basha dhe ekipi i tij shpalosën programin ekonomik në Mallakastër. Basha u shpreh se programi i tij ekonomik do hapë vende pune për shqiptarët. Puna e tij do nisë me uljen e taksave, me TVSh-në dhe me taksën e sheshtë, e cila do jetë 9%, duke u kthyer në xhepa shqiptarëve, qindra milionë euro. Për të rinjtë, do të ketë 10 mijë stazhe në vit, ndërsa për fermerët 100 milionë euro mbështetje direkte më para në dorë. Familjet në nevojë nuk do paguajnë faturën e energjisë dhe të ujit të pijshëm, ndërsa pensioni minimal do shkojë 250 mijë lekë në muaj.
“Do ta nis punën time me uljen e TVSh-së, me taksën e sheshtë 9%, e cila do të çlirojë qindra milionë euro që janë përpirë këto vite nga kuçedra e korruptuar rilindjes, që janë kthyer për tendera zyrash e makinash lukzoze. Këto para, do u kthehen xhepave tuaj. Ulja e TVSH-së, do të thotë, ulja e taksës që ju e paguani çdo ditë kur bleni një mall. 400 milionë euro më shumë do të keni në xhepin tuaj. Do ulim çmimin e naftës me eleminimin e taksës Rama 240 lekë për litër, kjo do eleminohet që javën time të parë si kryeministër i Republikës së Re. Çmimi i energjisë do jetë më konkuruesi në Ballkan. Vendimi im tjetër, do të jetë 10 mijë stazhe për të sapodiplomuarit shqiptarë, për ju të rinj e të reja që mbaroni shkollën e lartë, 1 vit stash, me 200 mijë lekë në muaj. 100 milionë euro në vit subvencione të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë, pa sekserë, pa nipt, drejtpërdrejtë për ata që punojnë tokën, që mbarështojnë bagëtitë”, tha Basha.
Kryedemokrati tha se do të ketë një vlerësim për naftëtarët e zonës duhe hartuar një status duke marrë parasysh kërkesat e tyre legjitime.