Lulzim Basha u shpjegoi qytetarëve në Lezhë planin e tij që ndez motorrin e ekonomisë në vend, me ulje taksash, me ndihmë për fermerët, të rinjtë. Masa të kombinuara që do sjellin rritje konsumi e prodhimi dhe vende të reja pune

 

Lulzim Basha u tha qytetarëve në Lezhë, se i vetmi plan ekonomik që diskutohet sot në këtë fushatë, është plani i tij ekonomik. Ai ka një plan ekonomik konkret të realizueshëm, të kombinuar me shumë masa që funksionojnë në harmoni me njëra tjetrën, që do sjellë rritje konsumi, rritje prodhimi, vende të reja pune, mbështetje për të rinjtë, për fermerët, e shtresat në nevojë. Ulja e taksave do ndihmojë biznesin të ringrihet. Basha tha se pala tjetër ka vetëm fjalë, e premtime boshe si 4 vite më parë.

 

“Edi Rama ju premtoi dhe nuk i mbajti premtimet. E para sepse nuk ju kishte prioritet, e dyta sepse nuk kishte plan se nuk dinte, nuk donte të merrej me motorrin që është ekonomia por vetëm me timon që është pushteti i tij dhe i çetës së tij që është pasuruar këto 4 vite. Mbaje mend. Ua thanë sot edhe mediat gjermane. E vetmja forcë me një plan ekonomik është Partia Demokratike, është numri 6. Një plan për të ulur taksat, për të ulur TVSh-në në mënyrë që qindra milionë euro të vërshojnë në ekonomi. Të rrisim konsumin, të rrisim prodhimin përmes rritjes së prodhimit të tërheqim zinxhirin e rritjes ekonomike për vende pune, me mundësi punësimi për të gjithë. Në veçanti, për rininë e cila me mua kryeministër do të ketë 10 mijë stazhe pune çdo vit të paguara. Fermerë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës e gjithë Shqipërisë, ju të harruarit e mëdhenj, ju të braktisurit e mëdhënj të republikës së vjetër, të premtimeve të pambajtura të Edi Ramës, jeni të vetmit në Europë që nuk merrni subvencione. Plani im, jep 100 milionë euro në vit për çdo fermer pa burrokraci, pa nipt”.

Unë kam një plan me shkurtimin total të shpenzimeve luksoze për zyra, për orendi dhe shpenzime qeveritare. Me anulimin e koncensioneve korruptive do të nisim që këtë vit rritjen e pensioneve për 650 mijë pensionistët shqiptarë. Dhe brenda 4 viteve, pensioni minimal do të arrijë 25 mijë lekë të reja për çdo pensionist. Edi Rama flet në këtë fushatë për gjithçka, përveç ekonomisë. Obsesioni i tij është timoni, obsesioni i tij është pushteti. A na duhen edhe 4 vjet të tjera një njeri me pushtet absolut që nuk mban premtimet?! Gjithçka tjetër është fjalë boshe. Siç i thoshte Fishta; dokrra hini për tu tërhequr vemendjen.