Kryeministri përpiqet t’i ikë pyetjes fondamentale. Përse e zhyte Shqipërinë në krim, përse e zhyte Shqipërinë në drogë, përse e mbushe këtë parlament me të dënuar nga e gjithë Europa për trafik droge.
Përse i bëre kryetarë bashkish?
Ç’punë ka kryebashkiaku yt në komisariatin e policisë, kur arrestohet Durim Keçi?
Ç’punë kanë kryebashkiakët e tu në tavolinat e kriminelëve. Ç’punë ke ti me kriminelët ?
Ç’punë ka ministri yt me ata që kërkohen për ekstradim.
Po të them ty, Edi Rama! Nuk i ikën dot kurrë kësaj pyetje ti.
Je bërë karikaturë e përkufizimit që njeh i madh e i vogël, se streha e fundit e maskarait është pseudopatriotizmi.
Ti patriot? Po ti ke tre vjet që i bllokon Shqipërisë hapjen e negociatave.
Ne tregohemi me gisht prej teje si vendi me eksportin më të madh të drogës.
E ke në kushte, lufto krimin, lufto korrupsionin. Çfarë bën ti?
Ta thotë raporti i Bankës Botërore. Korrupsioni është kthyer në kapje shteti. Sepse ti merr milionat me kërbaç nga xhepat e të varfërve për të shpërblyer pesë miqtë e tu oligarkë që kanë shtënë gjithçka në dorë në këtë vend.
Sepse ti, drekon dhe darkon me kriminelët me të cilët ndan pushtetin dhe i përdor për të mbajtur pushtetin tënd ilegjitim.
Ja ku e ke eksportin, o më i madhi i kastravecëve.
Ja ku e ke eksportin tënd. Këto nuk janë shifrat e opozitës, janë shifrat e botës. Ja, ky është eksporti yt, droga!
Droga është eksporti yt!
I ke vënë kazmën vendit. Ti nuk duhej të ishe aty.
Ti nuk mund të ishe aty në një sistem demokratik. I gjithë investimi yt është që ky sistem të mbetet në duart e kriminelëve. Nuk do të jetë kështu për shumë gjatë. Do të vijë ora që do të përgjigjesh. As batutat, as megafonët, siç e ke nisur traditën tënde të mashtrimit, nuk do të bëjnë më punë. Do të japësh llogari, herët a vonë.
Unë besoj më shumë herët, se sa vonë.