Me vendimin për rritjen e çmimit të ujit me 40%, Bashkia e Tiranës po u merr edhe më shumë para familjeve dhe bizneseve të kryeqytetit pa u dhënë një sherbim më të mirë.
Nëse nje familje paguan mesatarisht 10 mijë lekë në muaj vetëm për ujin, tani do të paguajë, 14 mijë lekë.
Nëse një biznes paguan mesatarisht 50 mijë lekë në muaj vetëm për ujin, tani do të paguajë 70 mijë lekë.
Rritja me 40 % e çmimit të ujit nga Bashkia e Tiranës është e pajustifikuar dhe të gjitha të dhënat tregojnë se është një rritje për një aferë të madhe korruptive, privatizimin e Ujësjellësit të Tiranës.
Prej 2 vitesh, ekspertët nuk pranojnë të çertifikojnë bilancet e Ujësjellësit të Tiranës për shkak të abuzimeve dhe keqmenaxhimit.
Aktualisht, Ujesjellësi i Tiranës faturon vetëm 1 në 3 litra që prodhon, por për shkak të mungesës së investimeve, rezulton me fitim vjetor 5 milion Euro.
Të gjitha të dhënat të çojnë në një konkluzion.
Bashkia e Tiranës nuk po e rrit çmimin e ujit për të përmirësuar furnizimin me ujë. Ajo dështoi me këtë politikë kur rriti çmimin e biletës së autobuzëve.
Bashkia e Tiranës po rrit çmimin e ujit si një dhuratë për pronarët e ardhshëm të Ujësjellësit të Tiranës, që do ta privatizojnë këtë kompani publike, me siguri për të ndarë bashkë fitimet me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën.