Përmbytjet kanë shkaktuar gjendje emergjente dhe në Mat. Situata më e rënduar paraqitet në fshatin Bruc, ku disa familje janë izoluar për shkak të përmbytjes së shtëpive, gjësë së gjalllë dhe tokave bujqësore. Pranë tyre ka shkuar deputetja Dhurata Çupi e cila i ka bërë thirrje për ndërhyrje emergjente strukturave të Emergjencës Civile dhe shtetit në tërësi. “Pushteti vendor po bën maksimumin me kapacitete që ka, por ndërhyrja tha ajo, duhet bërë nga strukturat kompetente”, tha deputetja Çupi.
Zonja Cupi shprehu shqetësimin për sigurinë e jetës së grave dhe fëmijëve, të cilët po strehohen ku të munden.Të bëjmë gjithcka për të shmangur cdo rrezik për jetë njerëzish, apeloi deputetja, e cila vuri në dukje dhe mungesën e energjisë elektrike. Ndërkohë banorët thanë se temperaturat e ulëta e rëndojnë edhe më shumë izolimin e zonës nga niveli i ujit.