Kurora e mbretit të kanabisit, Edi Rama

Disa te rinj te PD perdoren nje instalacion si kurore mbreterore per mbretin e kanabisit Edi Rama. Kurora eshte me diameter 2 metra dhe ne krye te gureve te cmuar te krimit eshte portreti i Edi Rames. Kurora eshte simbol i faktor se keto 5 vjet, Edi Rama ndertoi ne Shqiperi Mbreterine e Krimit dhe te Droges. Bashkepunetoret e Rames per te blere pushtetin dhe per ta mbajtur ate jane vendosur ne kurore me portretet e Saimir Tahirit,Moisi Habilaj,Emiljano Shullazit, Lul Berishes, Kelment Balilit. Pjese e ketij instalacioni eshte edhe nje divan, ku Edi Rama eshte i ulur me te njejtet kriminele. Per te mbrojtur keta dhe nepermjet tyre pushtetin e vet, Rama ka nisur marrjen e drejtesise nen kontroll. Disa prej tyre kane dale nga burgu, te tjere nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe per pjesen tjeter po deshtohen hetimet.

***

“Banditët në burg, jo në qeveri”

Protestuesit e veshin Edi Ramen me rroben e te burgosurit. Manekinet si te burgosur jane disa, figurat me te njohura te krimit dhe trafikut te droges ne Shqiperi, Emiljano Shullazi, Lul Berisha, Kelmend Balili, Moisi Habilaj, si dhe mbeshtetesit e tyre kryesore politike, Edi Rama dhe Saimir Tahiri. Nje nga slloganet kryesore te protestes se opozites eshte “Banditet ne burg, jo ne qeveri”. Prandaj protestuesit tundin prangat e drejtesise!

***

Të rinjtë mbajnë fshesat me simbolikën, se Shqipëria duhet të pastrohet nga krimi

Te rinjte i mbajne fshesat per te simbolizuar se Shqiperia e ka jetike te pastrohet nga krimi. Sic tregohet edhe ne banderolat qe ata mbajne, krimi, bashke me Edi Ramen po e mbajne larg vendin nga Bashkimi Europian. Nje nga kushtet kryesore per hapjen e negociatave eshte lufta kunder krimit te organizuar, por ate nuk mund ta beje nje kryeminister qe ka ardhur ne pushtet nepermjet krimit dhe e mban pushtetin me kriminelet.