Deklarata e Oerd Bylykbashit për ekstradimin e financierit të drogës së Habilajve
- Rama shkeli ligjin për ekstradimin e financierit të Habilajve për të sabotuar dosjen “Tahiri”.
- Edi Rama bashkë me bandat kriminale, është hedhur në sulm duke mbrojtur banditët.
Në vend që të dorëzojë në ekstradim kriminelë të dënuar për trafiqe droge në Itali, si Durim Keçi apo Agron Xhafaj, i liron apo nuk i ekstradon. I liron me vendim gjykate vetëm e vetëm që ata të mos ekstradohen, ndërkohë personat të cilët janë nën hetim për krim të organizuar për trafik droge në çështjen e famshme Tahiri- Habilaj, dëshmitarin kyç si Nezir Seiti i cili është nën hetim nga Prokuriora e Krimeve të Rënda me vendim gjykate e transferon në Itali, vetëm e vetëm që bllokojë dhe të mbyllë çështjen Tahiri – Habilaj. Edi Rama është duke bërë çmos që nëpërmjet bllokimit të drejtësisë me reformën që po kap edhe sot nëpërmjet KLGJ-së dhe KLP-së, vë në dispozicion Prokurorinë, Policinë dhe çdo segment tjetër, po bën çmos që të mbrojë Sajmir Tahirin, sepse nëpërmjet mbrojtjes së tij, mbron veten e vet. Ne do të vazhdojmë luftën e fortë, sepse pa u dënuar Sajmir Tahiri dhe kriminelë të tjerë të cilët mbështesin këtë qeveri, Edi Rama nuk mund të bëjë drejtësi për shqiptarët.