Pyetje: Z Paloka, kur u hap procesi zgjedhor në PD u konsiderua si nisja e një feste brenda partisë dhe të bashkimit të gjithë kontributeve. A jemi në këtë fazë? Apo do presim akoma deri në Kuvendin Kombëtar?
Paloka: Sot, Këshilli Kombëtar miratoi statutin e ri të Partisë Demokratike i cili do ti paraqitet Kuvendit për miratim. Për pjesën tjetër nuk është thjeshtë çështje miratimi statuti, është një proces shumë më i gjërë që në radhë të parë kërkon edhe vullnet nga të gjithë palët.
Pyetje: Pati pretendime nga ana e atyre që njihen si zëra kritikë që nuk janë marë parasysh propozimet e tyre. Si ishte fryma në Këshillin Kombëtar?
Paloka: E pashë si lajm që është thënë se nuk u lejuan debati. Nëse mendoni që ne 4 orë aty vetëm u pamë njëri tjetrin në sy…Megjithatë pak rëndësi ka kjo. U diskutua çdo nen duke filluar nga propozimet që kishte çdo anëtar i Këshillit për çdo nen. U votua çdo propozim dhe në fund është votuar edhe neni që është propozuar nga kryesia e Partisë Demokratike, sepse statuti që u propozua sot ndryshe nga ç’u tha nuk ishte i grupit të punës pro ishte një projekt-statut i miratuar në kryesinë e Partisë Demokratike, parimet bazë. Pati ndryshime që erdhën si rezultat i propozimeve të ndryshme. Pra edhe projekti që u miratua në kryesi pati ndryshime në Këshillin Kombëtar. Jo ndryshime të shumta por e rëndësishme është që çdo nen u votua dhe çdo propozim i votua në Këshillin Kombëtar. Fituan ato që morën shumicën.
Pyetje: Një pyetje për nenin për kryetarin. Ka pasur një këmbëngulje nga ana e kritikëve dhe në dy platformat e tyre që të ketë një dorëheqje të kryetarit nëse humbet zgjedhjet apo në një mosrikandim të tij në rast humbja është më ulje. Cilat ishin argumentat pse z Basha apo kryetari në vazhdimësi të mos japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet.
Paloka: U propozuan disa variante. Qoftë për dorëheqje, qoftë për kufizim mandate të kryetarit. Lidhur me dorëheqjen argumentimi i parë është se dorëheqja është vullnetare. Nëse do të vihet në statut shkarkimi i kryetarit, është çështje tjetër. Por dorëheqja është vullnetare. Shkarkimi i kryetarit është në statut dhe i përcaktuar qartazi. Si propozohet, sa duhet ta votojnë, kush e propozon dhe ku votohet. Shkarkimi, edhe njëherë e përsëris është në statut i përcaktuar. Dorëheqja është çështje vullneti. Prandaj quhet dorëheqje. Për propozimin tjetër që ishte po për kryetarin për kufizimin e mandatit, edhe aty u dhanë argumente që kishin të bënin me procesin zgjedhor. Nëse do të bëheshin zgjedhje, dhe kjo ka qënë një ndër idetë e z Basha, dhe është kundërshtuar nga ne të tjerët edhe si grup pune, sepse i bindte që PD të ishte gjatë gjithë kohës në proces zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit gjë që nuk do ti shërbente aspak mbarëvajtjes së punës së Partisë Demokratike. Përveç pjesës tjetër që do nxiste gjithë kohës konflikte midis njerëzve që do të kishin ambicje për të marrë postin e kryetarit. Pra u mendua dhe u votua në Këshillin Kombëtar, të gjitha këto propozime u votuan dhe u hodhën poshtë me shumicë dërmuese të anëtarëve të Këshillit.