Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj si Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka fallsifikuar Kodin e Procedurës Penale për të bërë të pamundur ekstradimin në Itali të Agron Xhafajt. Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm, ka mundësuar që Agron Xhafaj, t’i shpëtojë ekstradimit në Itali, vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri dhe të vazhdojë trafikun e drogës. Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, ka penguar dhe pengon zbatimin e Ligjit Antimafia ndaj vëllait të tij dhe atij vetë. Prokuroria duhej të kishte nisur një hetim të gjithanshëm ndaj Fatmir Xhafës. As Policia, as Prokuroria nuk vepron sa kohë Fatmir Xhafaj është Ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës. Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia. Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë të kalojmë nga afera Tahirit, te afera Xhafaj.