Ndërhyrjet në parlament të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të siguruar të drejtën e opozitës për të bërë pyetje dhe për të marrë përgjigje nga Ministrja e Kulturës për ligjin që shkatërron Teatrin Kombëtar për ndërtimin e kullave të Edi Ramës. Basha tha se tentativa për t’i mbyllur gojën opozitës, duke e trajtuar atë si fasadë, do të thotë t’i vësh flakën Parlamentit.

NDËRHYRJA E PARË E LULZIM BASHËS

Që t’u bësh pyetje këtyre hajdutëve që kemi mbrapa, me kryehajdutin që nuk ka ardhur akoma, është e kotë. Por LSI insiston akoma, insiston. Ka bërë pyetje.

Keni sjellë një projekligj me urgjencë, për të vjedhur Teatrin, për të pastruar 200 milionë euro të drogës, po përdorni procedurën me urgjencë.

Emergjencën tuaj për të vjedhur e ka kuptuar gjithkush, edhe ata qindra mijëra qytetarë dhe artistë që po protestojnë jashtë.

Mos u zgërdhini! Hajdutë qepeni gojën!

Por, që mos t’i përgjigjesh as pyetjeve të opozitës ç’kuptim ka ky Parlament?

Ç’kuptim ka që të vazhdojmë këtu, në qoftëse bedelët e kryehajdutit vijnë dhe as nuk i përgjigjen pyetjeve të opozitës?

Çfarë kujtoni se jeni ju more?

Çfarë mendoni, nga e keni marrë pushtetin? Mendoni se ata kriminelë dhe ato lekë droge që ju kanë dhënë pushtetin do t’ju mbrojnë deri në fund?

Po i vini flakën Parlamentit. Thirrni mendjes! Thirrini mendjes!

Në krevat me krimin. Tenderat me krimin. Tani doni ta shndërroni dhe këtë Parlament në mënyrë përfundimtare në një tetatër të krimit.

Prandaj nëse nuk ka këllqe ajo siç nuk kishte në komisione, nëse s’ka këllqe ky tjetri, le të vijë ai, ideatori I vjedhjes 200 milionë euro të japë përgjigje këtu.

Kush jeni ju që e trajtoni opozitën si dekor, si fasadë?

Keni marrë pyetje, përgjigjiuni pyetjeve. Minimalisht përgjigjjuni pyetjeve!

Pyetjet janë të qarta, janë konkrete. Dilni këtu e përgjigjjuni pyetjeve!

Mos vazhdoni këtu me procedurë fasadë, se nuk do t’i lini rrugë tjetër qytetarëve pastaj t’ju trajtojnë siç trajtohet çdo fasadë kriminale.

Dhe mos u zgërdhini, hajdutër!

NDËRHYRJA E DYTË E LULZIM BASHËS

Opozita denoncon krimin, ju i lini kriminelët të arratisen, ju merreni me denoncuesit.

Opozita denoncon vjedhjen dhe hajdutërinë, ju i bëni hajdutët ministra, u jepni imunitet, i mbroni nga kjo sallë.

Standardin e mbrojtjes doni ta ktheni edhe në ligj dhe kërkoni t’i mbyllni gojën opozitës.

Ku ju çon mendja more fatkeqë?

Mendoni se kështu do të vazhdoni ta shtyni?

Mendoni se me propagandë, do të mbuloni vjedhjen e shekullit dhe shndërrimin e Shqipërisë në strehë të krimit të organizuar që prodhon drogë dhe pastron paratë e drogës me kullat e Edi Ramës dhe bankën e Edi Ramës?

Dhe do na mbyllni gojën me një palo Kod Etike?

Kodi i Etikës është –  mos vidh! Kodi i Etikës është – mos bashkëpuno me krimin! Kodi i Etikës është -mos të vijnë ministra të lidhur me drogën dhe krimin, por për të luftuar drogën dhe krimin. Ky është Kodi i Etikës!

Prandaj kjo seancë ka vetëm një mënyrë për të vazhduar dhe kjo është, jepini përgjigje pyetjeve që ju kanë drejtuar kolegët e LSI-së!

Jepini përgjigje pyetjeve!

Nëse keni ndërmend ta vazhdoni si fasadë, do të merrni përgjigjen që meritoni!