- KE rrëzon ligjin Special “Rama Fusha” për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave me paratë e drogës dhe korrupsionit, si një ligj korruptiv dhe klientelist.
- Përgjigja e Komisionit Europian u dha qytetarëve dhe opozitës fitoren e parë. Mesazhi është i qartë: të bashkuar ne mund ta ndalim të keqen dhe ta rrëzojmë atë!
JORIDA TABAKU, NËNKRYETARE E KOMISIONIT TË EKONOMISË
Komisioni Europian ka rrëzuar zyrtarisht ligjin Special “Rama Fusha” për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave me paratë e drogës dhe korrupsionit, si një ligj korruptiv dhe kientelist.
Qeveria e mbajti të fshehur për 4 ditë letrën e Komisionit Europian me qëllim manipulimin e opinionit publik, por përgjigja e Brukselit është e qartë: Qeveria ka shkelur ligjin!
Përgjigja e Komisionit Europian qartësisht i jep të drejtë opozitës për shqetësimet kryesore.
- Patëm të drejtë kur u shprehëm se ligji shkel parimin e konkurencës.
- Patëm të drejtë edhe kur akuzuam qeverinë se kishte një paracaktim dhe klient preferencial, si “Fusha shpk”.
Prandaj dhe qeveria shpiku ligjin “FUSHA: për t’i grabitur tokën Teatrit Kombëtar dhe për t’ia dhuruar atë kësaj kompanie me qëllim ndërtimin e kullave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.
Siç edhe vërehet në letrën që erdhi si përgjigje e këmbënguljes së opozitës, qeveria dhe bashkia kanë shkelur me dy këmbë procedurat e prokurimit të hapur, duke mos mohuar për asnjë moment ndihmën e qeverisë për kompaninë “Fusha”, nëpërmjet dhurimit të tokës publike.
Por, sikundër edhe letra artikulon qartësisht, Komisioni Europian nuk mund të jetë një institucion gjykues për saktësinë e ligjit në fjalë në raport me Kushtetutën e vendit.
Për një veprim të tillë është përgjegjëse Gjykata Kushtetuese, e cila mbahet sot e bllokuar nga mazhoranca pikërisht për të prodhuar ligje si Ligji Fusha dhe për të kënaqur orekset e oligarkëve apo pastruar paratë e kriminelëve dhe pushtetarëve.
Partia Demokratike zotohet se do të luftojë deri në sekondën e fundit për ta rrëzuar një herë e mirë ligjin dhe megafaerën korruptive kriminale të grabitjes dhe shkatërrimit të Teatrit Kombëtar për të pastruar paratë e pista të drogës.
Përgjigja e Komisionit Europian u dha qytetarëve dhe opozitës fitoren e parë.
Mesazhi është i qartë : të bashkuar ne mund ta ndalim të keqen dhe ta rrëzojmë atë!