Në Partinë Demokratike u zhvillua sot një bashkëbisedim i hapur me temë “Sfidat e integrimit europian-roli i të rinjve dhe i grave në procesin e negociatave”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor i PD.
Mes dhjetëra të rinjve, studentë të ekselencës dhe grave në Partinë Demokratike, në bashkëbisedim mori pjesë Presidentja e Forumit të Grave në Partinë Popullore Europiane, Doris Pack, zv presidenti i të rinjve të Partisë Popullore Europiane, Marcello Gamberalle dhe Virgiglio Falco, Kryetar i Studentëve Demokratë.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi tha se vitet e fundit në Shqipëri janë tronditur themelet e demokracisë,m dhe kjo ka çuar në një degradim dhe përkeqësim të mirëqënies së shqiptarëve.
“Banka Botërore raporton se gjysma e popullsisë jeton në varfëri. Raporti i DASH evidentoi se korrupsioni ka zaptuar të gjitha nivelet e qeverisjes. Sot rreth 300 mijë të rinj janë të papunë ose rreth 40 % e të gjithë të të rinjve. 133 mijë të shqiptarë kanë braktisur shkollën në 4 vjet dhe kjo është ajo shifër që unë do të doja sot të përqendrohesha sepse 1 në 6 të rinj kanë braktisur shkollën këta 4 vjet. Një shifër tronditëse është edhe se po mbyllen qindra shkolla në të gjithë Shqipërinë. Sot kemi mësuar se janë aftërsisht 180 shkolla të mbyllura dhe kjo do të thotë se mbyllja e një shkolle është si hapja e një burgu”, tha zonja Vokshi.
Presidentja Doris Pack u ndal në problemin e keqqeverisjes së vendin dhe në emigrimin e shqiptarëve, që sipas saj, po ndodh pasi qeveritarët nuk po kujdesen për nevojat e qytetarëve. “Kam qënë në Shqipëri që nga viti 1993 dhe nëse bëj një krahasim me çka kam parë në Tiranë në 5 vitet e fundit, mund t’ju them që nuk ju duhen kaq shumë kulla por ju duhen shumë shkolla. Juve ju duhen investime dhe ato mund të vijnë nëse ka një sistem drejtës drejtësie të duhur dhe të mirë. Në duam brenda demokracisë tuaj të rinj e të reja të cilët të shtyjnë politikanët të bëjnë politika më të mira”, tha Pack.
E pyetur nga të rinjtë demokratikë se si ata të veprojnë kundër krimit i cili ka kapur qeverisjen e vendit, politikania e njohur europiane tha se “problem kryesor është se shumë prej tyre janë zgjedhur dhe duhet të kishte një kulturë dhe etikë në politikë për zgjedhjen e përfaqësuesve. Duhej që kjo kulturë të bazohen në vlera, në moral dhe jo tek paratë që ata kanë. Por kam parë në Shqipëri se shumë shumë politikanë kanë dhënë para për të kandiduar dhe nëse e mbani mend në legjislaturën e kaluar ishin shumë deputetë të PS që duhet të largoheshin dhe kjo është vërtetë dicka e pabesueshme. Kjo gjë ndryshon shumë përceptimin e politikës së pastër. Ndaj duhet të filloni me majën e politikës. Nësë maja e politikës nuk është e pastër, duhet të veproni. Nuk dua të them që çdo kundërshtar i yni është kriminel. Nuk po them këtë por por them se ka shumë të zgjedhur që nuk janë aty në bazë të vlerave por vetëm për shkak të parave. Dhe kjo krijon korrupsion në të gjitha nivelet.”
Dua të shtoj edhe diçka- tha Pack. Si mund të edukoni fëmijët në një vend të mbushur me kanabis?! Edhe ka ndodhur që fëmijët s’kanë shkuar në shkollë, sepse kanë qenë të detyruar të punojnë në fushat e kanabisit. Nuk i fajësoj prindërit e tyre por, fajësoj qeverinë që nuk gjen punë për këta prindër që të mos çojnë fëmijët në fushat e kanabisit”.
Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi u ndal tek politikat ndaj të rinjve, në veçanti arsimi dhe punësimi.
Ai tha se arsimi i t më rinjve ka shënuar rënia të frikshme ndërsa punësimi i të rinjve ka rënë, duke parë si shpresë vetëm emigrimin nga vendi. “Këto 5 vite kemi parë të zgjedhur me rekonde dhe precedent kriminalë. Ne ende flasim për të rinj që duan të qendrojnë në Shqipëri për të ndjekur ëndrrat e tyre, kur rreth 1 milionë shqiptarë kanë aplikuar për llotarinë amerikane, një shifër e frikshme bashkë me 155 mijë të rinj që kanë lënë Shqipërinë dhe kemi 70 % të të rinjve që shohin të vetmin mundësinë emigrimin e tyre. Sot ne fatkeqësisht flasim për deputetë të larguar apo që vijojnë të jenë në parlament, kryetarë bashkish apo të tjerë drejtues të akuzuar për vepra të rënda kriminale dhe sigurisht që këta nuk i përkasin Partisë Demokratike. Ndaj unë mendoj se sot kemi nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e aleatëve tanë në Europë. Ndaj sot kemi nevojë për promovimin e të rinjve për të pasur të rinj të suksesshëm në Parlament”, tha Këlliçi i cili apeloi tek të rinjtë për të qendruar në Shqipëri për të vepruar kundër kësaj situate. Ai apeloi tek të rinjtë për të qendruar në Shqipëri për të vepruar kundër kësaj situate.
Diplomati Agim Çejku tha se në qendrën që ai drejton, janë realizuar disa sondazhe dhe në qershorin e këtij viti, duke pyetur 3 mijë qytetarë në zonat urbane, rezulton se një e treta e tyre janë shprehur se kanë plotësuar llotari apo dokumentacion për t’u larguar nga vendi. Këto të dhëna -tha ai- japin një panoramë se mbi 1 milionë shqiptarë kërkojnë të largohen nga vendi. Këto të dhëna, për të ardhur keq, tha z Çejku, ia kalojnë edhe një vendi si Afganistani. Ai tha më tej se në sondazhin e realiazuar nga qendra që ai drejton në Dhjetor 2017, 58 % e shqiptarëve deklarojnë se situate e tyre ekonomike është më e keqe se një vit më parë. Ndërsa në qendror të këtij viti, 62.9 % kanë thënë se situata e tyre ekonomike është më e keqe, një përkeqësim të situatës ekonomike që përputhet me tendencën për tu larguar nga vendi.
Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Gerti Bogdani tha se qeverisja nuk po promovon asnjë model për të rinjtë shqiptarë. “Modelet e suksesit sot janë ato të trafikantit, të pasuruarit brenda natës, të korruptuarit, modelet e intrigës. Sot ka vlerë antivlera dhe kjo është ajo që përballet të rinjtë sot. Një nga gjërat që duhet të ndryshojë është modeli që duhet tu ofrojmë të rinjve”, tha Bogdani.
Virgiglio Falco, Kryetar i Studentëve Demokratë, tha se në vendin e tij, në Itali, Shqipëria përceptohet fatkeqësisht si nëj vend i korruptuar. “Shqipëria përceptohet fatkeqësisht si një vend i korruptuar një vend me probleme me trafikun e drogës ku Guardia di Financia është plot me raporte të tilla. Por ju mund ta ndryshoni këtë situatë të tillë. Ne do tu mbështesim dhe keni mbështetjen nga Brukseli”, tha Falco. Ndërsa kolegu i tij, Marcello Gamberalle zv-President i të Rinjve të PPE, u kërkoi të rinjve të pranishëm që të ndryshojnë kulturën e shoqërisë për të vepruar kundër korrupsionit.