JORIDA TABAKU –  ABUZIMI ME PASURINË DHE PARATË PUBLIKE

 

Shumë biznese sot që nuk marrin dot pjesë në garë sepse gara është e paracaktuar. Ka shumë biznese të ndershme sot që mbyllen se një biznes tjetër merr kontratën e koncesionit. Ka shumë biznese të ndershme sot që nuk vazhdojnë aktivitetin e tyre, ulin prodhimin, heqin njerëzit nga puna prej taksave të larta dhe prej situatës në të cilën ndodhet ekonomia sot; një ekonomi pa një model rritjeje, një ekonomi pa burim rritje. Më kujton ekonominë e komanduar ku shteti cakton, shteti vendos.

 

Opozita është kundër këtij modeli.

 

Abuzimet me paratë dhe pasurinë publike në 5 vitet e shkuara janë të paprecedenta. 39 mijë kontrata, tendera janë zhvilluar gjatë 5 viteve të fundit. E çudia më e  madhe është se 1 në 3 tendera është dhënë pa garë duke i hequr mundësinë atij biznesi të ndershëm që mbyllet të mos bëhet pjesë në garë.

 

Pothuajse 2100 tendera janë dhënë për klientë, për miqtë e drejtpërdrejtë që lidhen me Ramën. 252 milionë euro që nga Carapuli i vilës së Ramës e deri tek Intech i Ilir Beqës; 11 kompani të identifikuara nga opozita si kompani të lidhura drejtpërdrejtë me qeverinë.

 

12 mijë tendera ose pothuajse 753 milionë euro kanë shkuar për fasada, kanë shkuar për shpenzime luksi, kanë shkuar për rehabilitim zyrash, kanë shkuar për udhëtime. Një shifër e paprecedentë në 5 vite kjo qeveri ka arritur atë që kurrë në 27 vite nuk kish ndodhur më parë.

 

Ne kemi arritur që të bëjmë një ndarje të të gjithë abuzimeve të buxhetit të shtetit.

 

Të financuara nga buxheti i shtetit, që paguhen drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit, që janë kontrata publike, tendera ose koncesione dhe krijimi i një situate e cila i ka vendosur duart në fyt biznesit.

 

Duke krijuar trajtime preferenciale, duke dhënë leje dhe licenca ekskluzive, ligje speciale që vijnë në Parlament me emra biznesesh, situata favorizuese, kontrata publike abuzive që sot nuk e lënë biznesin e ndershëm që të operojë. Kjo e pengon zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Kjo mungesë transparence e pengon zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

 

Ndryshe nga sa ishte konceptuar deri në vitin 2013, shërbimi shëndetësor filloi të jepej me koncesion. Duke filluar nga kontrata e parë e check-up-it, 120 milionë euro për kompaninë Marketing and Distrubution të Vilma NUshit, e cila ishte e licencuar vetëm 2 ditë më parë për të marrë këtë koncesion. Një kompani e cila siç e ka faktuar Partia Demokratike, në mënyrë abuzive ka ndryshuar me vendime qeverie, ka detyruar administratën që të marrë pjesë për të ndryshuar numrin vetëm që kompania të marrë pagesën nga buxheti i shtetit.

Vazhdon me pagesën e sterilizimit, kompania e Ilir Rrapajt e cila është një kompani ndërtimi me dy punonjës me një shërbim i cili ishte investuar 15 milionë euro nga qeveria “Berisha”, u dha me koncesion të nesërmen e ditës që filloi qeveria “Rama”.

Ofrimi i shërbimeve laboratorike i cili është tenderuar këtë vit. Ky shërbim është dhënë me koncesion duke pasur tradicionalisht një shërbim laboratorik që ka vite që zhvillohet në mjekësinë shqiptare ku janë është investuar me pajisje, me sete laboratorike. Sot i është dhënë këtij koncesionari privat.

 

Inceneratorët, 178 milionë euro kompanisë së Klodian Zotos. Një kompani pa asnjë eksperiencë në fushën e incenerimit. Në Tiranë 128, në Elbasan dhe në Fier në total prej 178 milionë eurosh. Pa asnjë eksperiencë, kompani of-shore, kompani e krijuar enkas për këtë shërbim, kompani e cila  nuk ka zhvilluar asnjëherë asnjë biznes tjetër. Klodian Zotka pasur vetëm një punë në jetën e tij, në kompaninë Hermes i lidhur me ministrin Arben Ahmetaj. Pasi merret koncesioni kompania shet kuotat për 200  mijë lekë tek një kompani tjetër. Në cilin vend të botës një koncesion prej 178 milionë eurosh shet kuotat e aksionit prej 200 mijë lekësh?

 

Sigurisht që një aferë e madhe korruptive fshihet pas saj.

 

Një grup projektesh të lidhura me abuzimin gjigant që po ndodh me projektin “1 miliardë”, infrastrukturë, duke filluar nga Rruga e Arbrit e duke vazhduar me rrugën Milot-Balldre, të gjitha oferta të pakërkuara, të kontestuara fuqimisht nga opozita por edhe nga FMN-ja, të gjitha oferta që kanë rritur në mënyrë fiktive koston e projekteve.

Operimi i rrugës Milot-Morinë i dhënë kompanive Kastrati dhe Salillari 98 milionë euro nga buxheti i shtetit por subvencion edhe për trafikun e munguar.

 

Ne besojmë që kjo rrugë e ndërtuar nga paratë e shqiptarëve duhej të kishte një mirëmbajtje.

 

120 milionë euro vijnë nga taksa e rritur e qarkullimit. Vetëm 40 milionë euro duhen në vit për të mirëmbajtur rrugët. Por jo, qeveria zgjedh që ta japë këtë shërbim me koncesion.

 

Duke vazhduar me grupin tjetër  i cili lidhet me aferat korruptive me trajtime preferenciale, për publikun ligji për prishjen e teatrit, ligji “Fusha” është ligji më i freskët.

 

Një kompani zapton pronën publike, pronën private në mes të Tiranës për 200 milionë euro, një ligj që kalon dy herë në parlament, një ligj që kthehet nga Presidenti, nuk e ndal asgjë Ramën në babëzinë e tij.

 

Por kjo nuk ishte e para, aeroporti Vlorës prej 80 milionë eurosh, një konsorcium prej kompanish turke i ka bërë një ofertë të pakërkuar për të ndërtuar atë pa studim ndërkohë që kishte studime për aeroporte të tjera në zonë.

Porti i Kapenit një aferë gjigante, me kompani off-shore  që nuk dihet burimi i parave, e denoncuar nga opozita si lidhje me vëllain e kryeministrit. Pas tre vitesh pasi ka kaluar ligji në parlament, edhe ky një ligj me emër biznesi sot rezultoi në një fluks sapuni.

Kemi pasur vendime specifike për “Air Albania”. Një investitor, Sinan Idrizi i cili nuk kishte asnjë eksperiencë në fushë, i cili nuk kishte asnjë kriter, përzgjidhet me një procedurë ekstra ligjore në bashkëpunim edhe me autoritetet shtetërore në kundërshtim edhe me rregullat e Eurocontrolit për prishjen e konkurrencës  së lirë.

Ndërtimi është një fushë tjetër ku ka pasur abuzime. Kemi marrë këtu vetëm tre raste. Kemi marrë rastin e ndërtimit të stadiumit me kullë. Kemi marrë rastin e kompanisë “Invest Society” e cila nuk ka asnjë bilanc në ndërtim, është një kompani lojërash fati. Por sot çcuditërisht po merr leje ndërtimi në Tiranë, 261 leje ndërtimi dhënë vetëm vitin e kaluar.

 

A e dini që muajin e kaluar Këshilli Bashkiak i Tiranës ka kaluar një listë me vendime, 17 vendime, 9 prej të cilash ishin për dhënie me qera të truajve publikë, të gjitha të vendosura në dispozicion të kompanive me ofertat të pakërkuara.

 

Ku është konkurrenca këtu? Ku është tregu i lirë këtu? Ku është mundësia për konkurrencë të ndershme këtu?

 

Afera që po ndodh në Jalë për llogari të mikut të vjetër Xhillari duke larguar nga banesat e tyre pronarët e ligjshëm, duke detyruar ata që të largohen që t’i hapet rruga ndërtimit të një kompleksi i cili nisi si rezultat i vendimit të Këhsillit Kombëtar të Territorit.

 

Ndërkohë që trajtime preferenciale kemi patur edhe për disa kategori të tjera, VKM për sistemin qendror online të lojërave të fatit. Asnjë VKM nuk ka patur për ligjin e lojërave të fatit që u shty me 4 vite, e vetmja monitorimi online i lojërave të fatit ku kompani të basteve siç e ka denoncuar PD, kompani të basteve edhe të lidhura me Ministrin e Brendshëm Agron Xhafaj kanë rritur aktivitetin e tyre dhe janë të parë në sistein e monitorimit të lojërave të fatit.

 

Leje minerare të dhënë për persona me precedentë kriminalë, Edmond Bego.

 

Leje minerare të dhënë pronarit të kompanisë të inceneratorëve për Quarz, z. Klodian Zoto, asnjë eksperiencë në sektor. Sektori i naftës, sektori i hidrokarbureve, Besnik Sula, në të dy kompanitë, edhe në kompaninë ARMO edhe në kompaninë GULF, të dyja të denoncuara nga opozita me forcë. Kompania e cila u mor ARMO, u shfrytëzua për 220 milionë euro, iu falën 100 milionë euro taksa dhe u la të degradojë dhe për t’i kaluar investitorit të rradhës.

 

Dje denoncuam koncesion e shërbimit të sistemit të hidrokarbureve. Të pareçedentë me një situatë monopol në treg me një ofertë përsëri të pakërkuar dhënë një kompanie pa eksperiencë e cila do të ketë mundësinë që të kontrollojë këtë treg, të ketë mundësinë e bashkëpunimit me të gjitha kompanitë e hidrokarbureve në vend, do të ketë mundësi të vendosjes së sasisë së karburantit për t’i hapur rrugë një situate ku do të hyjë edhe në akreditimin e shërbimeve të tjera.

 

Të gjithë këto shëmbuj që dhash sot këtu opozita i ka denoncuar me forcë.

 

Të gjithë këto shembuj përblidhen në disa elementë kryesorë.

Elementi parë, janë kompanitë e liçensuara në pak ditë, janë krijuar dhe kanë marrë lejen ose liçensën, janë krijuar dhe kanë marrë koncesionin. Janë kompani pa përvojë në fushën specifike. Kompani offshore me burime të dyshimta parash, shpiken propozime të pakërkuara për shërbime që duhet t’i japë shteti, ndërkohë që shërbime që shteti tradicionalisht i merr nga privati, si psh aviacioni, atë e bën kompani shtetërore.

Tendera për eksponentë të krimit të organizuar që nuk kishin të bënin me zyrat e shtetit, hyjnë e dalin sot nga QKR-ja dhe regjistrojnë biznesin si pa të keq. Krityere preferenciale në ligj, rritje fiktive të vlerës së tenderit, skualifikime të padrejta dhe intimidim të bizneseve për të marrë pjesë në tender.

Të gjitha këto konstatime janë të përbashkëtat e të gjitha aferave korruptive që përmenda sot këtu.

Të gjitha këto janë bazë e platformës që do të prezantojnë kolegët e mi.

Po sa është fatura finsnaciare?

Sa i ka kushtuar buxhetit të shtetit gjithë kjo zhvatje me tendera, me koncesione abuzive.

z. Mima do të na japë më shumë informacion.

 

FLORION MIMA – FATURA E ABUZIMEVE NGA KONCESIONET/PPP

Do ju tregoj mënyrat se si abuzohet me paranë dhe pronën publike:

1 – Me tendera, koncesione dhe PPP.

2 – Trajtime preferenciale me ligje special

Shqiptarët duhet të dinë, kanë të drejtë të dinë dhe opozita ka detyrim moral dhe ligjorë të jua thotë të vërtetën: sa është fatura e tenderave, koncesioneve, PPP-ve, ligjeve special dhe trajtimeve preferenciale të qeverisë për klientët e saj.

Vetëm për katër vitet e para, 2018-2021, vlera totale është 463 mlilionë euro, përsëris: 463 milionë euro e ndarë në rreth 75 milionë në vitin koherent, 111 milionë vitin e ardhshëm, 132 milionë në vitin 2020, për të arritur në 145 milionë në 2021.

Po për një hark kohor më të gjatë, I cili përkon me kohëzgjatjen e kohëveprimit e këtyre kontratave korruptive, për çfarë shifre bëhet fjalë?

Shifra totale që ne kemi arritur të mbledhim dhe të nxjerrim sot para jush është 2.2 miliardë euro. E përsëris: 2.2 miliardë euro, shifër e frikëshme e cila përbëhet nga kontratat e mëposhtme:

–          Check-up, rreth 120 milionë euro

–          Sterilizim,i 77 milionë euro

–          Laboratorët, rreth 104 milionë euro

–          Inceneratorët Fier, 28 milionë euro

–          Inceneratorët Elbasan, rreth 22 milionë euro

–          Inceneratorët Tiranë, 128 milionë euro

–          Rruga e Arbërit, 268 milionë euro

–          Rruga Milot-Morinë, rreth 98 milionë euro

–          Rruga Thumanë-Vorë, 225 milionë euro

–          Rruga Orikum- Dukat, 50 milionë euro

–          Rruga Milot-Balldre, 161 milionë euro

–          Skanimi në dogana, pas ndryshimeve të bëra nga qeveria aktuale, 215 milionë euro

–          Shkollat në bashkinë e Tiranës, 51 milionë euro

 

Këto janë vetëm kontratat e miratuara dhe të notifikuara , të njoftuara nga qeveria. Në by-plan janë dhe të tjerat:

–          Spitali I Fierit, 75 milionë

–          Orikum-Himarë, 142 milionë

–          Kashar-Rrogozhinë, 332 milionë euro

–          Aeroporti I Vlorës, 84 milionë euro

Kjo listë, për hir të vërtetës, është e vërtetë 100% deri mbrëmë. Sot njoftohemi se janë tre koncesione të tjera që janë ngjizur dhe po bëhen gati të lindin në maternitetin e Rilindjes:

–          Koncesioni i pompave të naftës

–          Koncesioni i monitorimit të kasave fiskale

–          Koncesioni për stacionin e autobusëve

Fondi Monetar, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Banka Botërore kanë shprehur shqetësim, jo sot por që në 2015-ën, kur këto punë filluan dhe vunë alarmin. Shqipëria ishte vendi i parë në Ballkan me 8% të GDP në koncesione dhe në PPP duke çuar në rritjen e borxhit publik aktualisht me 16.5% të GDP.

Sot duhet vënë kuja dhe përveç kujës i duhet dhënë fjala zotit Alibeaj për të pasqyruar dhe shfaqur këtu para jush Platformën e PD, se si dilet nga kjo situatë tejet e rëndë.

Borxhi Publik rrezikon të shkojë në afro 88%, çka do të thotë që për shqiptarët e brezave të ardhshëm, do të duhet të punojnë vite e vite të tëra për të mbuluar dhe paguar për çmenduritë e Rilindjes.

Do të duhet që taksat ndaj shqiptarëve të rriten disafish për të kompensuar paratë që po dalin me papërgjegjshmërinë më të madhe nga kjo qeveri në drejtim të klientëve të tyre korruptuar.

 

ENKELEJD ALIBEAJ – PLATFORMA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE OLIGARKISË

 

Ajo çka tha z Mima për shifrën 2.2 miliardë euro është fatura e këtij abuzimi. Një gjendje e jashtëzakonshme, një situatë e nevojës ekstreme e cila kërkon një zgjidhje. Zgjidhja është platforma kundër korrupsionit dhe Oligarkisë që opozita prezanton sot.

Zgjidhja është tek mekanizmi antimafia që opozita e ka draftuar në një ligj i cili bazohet në një premisë bazë. Çdo koncesion korruptim, çdo PPP korruptive, çdo leje apo licensë korruptive, të gjitha këto kalojnë përmes një kanali të thjeshtë të një kontrate. Legjislacioni shqiptar përmban një rregull të artë. Një kontratë e cila është në përputhje me ligjin ka forcën e ligjit. Një kontratë e cila është në kundërshtim me ligjin është e pavlefshme. Çdo kontratë apo akt publik i cili vjen në kundërshtim me ligjin është e pavlefshme.

Legjislacioni shqiptar përmban këtë rregullt të artë që pavlefshmëria e një kontrate apo një akti publik me fjalë të tjera do të thotë; çdo gjë e marrë, e zhvatur, e përfituar në mënyrë abuzive do të duhet të kthehet publikut, buxhetit të shtetit, pasuri apo para publike. Ky është rregulli i artë mbi të cilin bazohet pikërisht platforma kundër korrupsionit e cila në thelbin e vetë ka mekanizmin antimafia. Si e kemi bërë?! Në bazë të ndryshimeve të ligjit Antimafia. Cili është qëllimi? Parandalimi dhe goditja e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Gjendja aktuale. Mbrojtja e pasurisë publike dhe garantimi i konkurrencës së lirë. Standarde kushtetuese të vendosura për tregun e lirë në këtë vend.

Çfarë do të verifikohet? Çdo kontratë abuzive koncesioni. Çdo kontratë abuzive e prokurimit publik. Çdo kontratë abuzive e PPP-ve. Çdo kontratë abuzive e tjetërsimit të pasurisë publike, shitje, dhënie me qera, dhënie për shfrytëzim për ndërtim. E bashkë me to edhe çdo akt administrativ abuziv si leje, licensa, autorizime. E reja që kemi sjellë në këtë platformë është se ky mekanizëm antimafia do të veprojë sigurisht për të gjitha kontratat, licensat, PPP, shitjet e pasurive aktuale, ato që janë lidhur dhe janë në realizim e sipër. Së dyti do të jetë pengesë edhe për të ardhmen, pra nuk do të lejojë asnjë lloj kontrate abuzive me paranë me pasurinë publike.

Dhe ç’është më re rëndësishmja, do të ketë një shtrirje me fuqi prapavepruese dhe çdo kontratë, çdo leje, e dhënë në të shkuarën do ti nënshtrohet filtrit dhe mekanizmit antimafia. Platformë e cila do të veprojë për të tashmen, për të ardhmen edhe për të shkuarën.

Si do të bëhet? Kush do ti nënshtrohet këtij mekanizmi? Do ti nënshtrohet pasurisë së kompanive private përfituese dhe pronarëve të tyre.  Përfituesit pra. Kjo është vetëm njëra anë. Do ti nënshtrohen këtij filtri e mekanizmi çdo zyrtar publik nga nëpunësi më i thjeshtë e deri tek kryeministri, ata që kanë detyrimin për ta mbrojtur dhe garantuar pasurinë dhe paranë publike. Jo vetëm kaq, por do ti nënshtrohen këtij filtri të gjithë personat e afërt familjarët e nëpunësit më të thjeshtë por edhe të kryeministrit. Ata të cilët kanë marrë pjesë në këtë veprimtari të nënshtrimit apo emetimit të këtyre praktikave abuzive.

Pasuritë të atyre që kanë përfituar dhe pasuritë e atyre zyrtarëve të lartë dhe të ulët, nga i thjeshti te kryeministri do të verifikohen, do të sekuestrohen, do të konfiskohen, me në kusht pavarësisht nëse do të dënohen apo jo penalisht. Dhe ky është revolucioni i vërtetë që sjellim në këtë platformë. Procesi, mekanizmi, antimafia, është tërësisht i ndarë nga procesi penal. Dënohen apo jo është tjetër çështje. Pasuria do të verifikohet, do të sekuestrohet, e do të konfiskohet sipas kushteve që skanë të bëjnë aspak me procesin penal.

3 janë fazat ku do të kalojnë dhe ku është bazuar ky ligj. Verifikimi, hetimi, vendimmarrja. Verifikimi do të bëhet nga një Drejtori Antikorrupsion për të cilën kemi marrë modelin britanik. Për ta rikujtuar, ligji antimafia i miratuar në 2009 kishte model frymëzimi atë britanik pavarësisht se më vonë nën qeveritë e tyre pësoi ndryshime. Do të jetë një drejtori antikorrupsion ajo që do tu japë spunto procesit antimafia. Ligji natimafia nuk zbatohet sot pikërisht se ska një model, një motor që ta çojë përpara. Kjo është risia ë e madhe q ëkemi sjellë për këtë ligj.

Të gjitha këto faza që nga verifikimi, hetimi, vendimmarrja do të bazohen me një rregull drastik e që është pikërisht barra e provës për të vërtetuar ligjshmërinë e përfitimit të pasurisë nga ana e përfituesve abuzivë oligarkisë apo të verpimtarisë së zyrtarëve nga më i thjeshti tek më i larti, i takon pikërisht atyre. Kjo është masa kryesore në të cilët bazohet mekanizmi antimafia.

Ligji është i detajuar dhe ka përcaktuar të gjitha kompetencat, instrumentat, levat përsa i përket të treja këtyre fazave dhe autoriteteve përkatëse. Verifikimi që do të bëhet nga drejtoria antikorrupsion. Në ligj janë përcaktuar të gjitha.

Drejtoria Antikorrupsion, modeli britanik që kemi marrë, në bashkëpunim me avokaturën e përgjithshme të shtetit ndërmerr verifikimet e nevojshme ndaj akteve dhe kontratave publike si dhe çdo procedure të ndjekur në miratimin e tyre. Përcakton dëmin financiar të shkaktuar apo interesin publik të cënuar. Evidenton personat juridik që zotërohen aktualisht nga ortakët dhe pronarët e kompanive përfituese. Verifikon mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare e profesionale, të kompanive private e përfituese dhe zyrtarëve publikë që kanë nënshkruar aktin apo kontratën publike.

Kush ka bërë çfarë.

Verifikon fondet financiare publike apo pasuritë publike të përfituara.

Nivelin ekonomik dhe burimet e të ardhurave të kompanive private përfituese, ia përcjell pas këtij verifikimi, SPAK-ut për të vazhduar pjesën tjetër të veprimtarisë që është ajo e hetimit.

Këto janë hapat konkretë sipas proçedurës administrative që do të ndoqen pikërisht ng ky instrument.

HETIMI

Hetimi që do të organizohet nga SPAK, janë këto kompetenca dhe këto hapa.

1.      Do të bëjë; hetimet e nevojshme ndaj kompanive private përfituesit, dhe nga ana tjetër, zyrtarëve publikë, nënshkrues të kontratave apo akteve publike. Të dyja anët, palët e paktit abuzues dhe korruptiv.

2.      Hetimet e nevojshme për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, fondet financiare publike, apo pasuritë publike të përfituata. Sigurisht, edhe për nivelin ekonomik dhe burimet e të ardhurave.

3.      Do të marrë në pyetje personat që kanë dijeni për faktet dhe objektin e këtij ligji si edhe kryhen edhe aktet hetimore përkatëse, ekspertimete nevojshme.

4.      Bashkëpunon me autoritetet e huaja në rast nevoje.

5.      Paraqet kërkesën për marrjen e masave parandaluese he në fund

6.      Vendos sipas rastit pushimin apo mosfillimin e hetimit.

VENDIMMARRJA

Kjo është një platformë dhe një mekanizëm antimafia drastik. Por si gjithmonë do të garantojë edhe procesin e rregullt ligjor. Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar shqyrton dhe vendos për;

1.      Ankimin e Ministrit të Drejtësisë ndaj vendimit të SPAK për pushimin apo mosfillimin e hetimeve

2.      Kërkesën për marrjen e masave parandaluese dhe goditëse sipas ligjit,

3.      Aplikimin e një apo më shumë nga llojet e masave parandaluese dhe goditëse,

4.      Heqjen apo pezullimin e masës parandaluese he goditëse.

Dhe këtu janë hapat përkatëse të proçedurës, ligji i ka të detajuara.

Në fillim ju thash; çdo kontratë në kundërshtim me ligjin është e pavlefshme.

Pavlefshmëria e një kontrate e një akti publik bën që çdo gjë të rikthehet në dorë të atyre që u takon. Buxhetit dhe publikut.

Por cilat janë më në detaje këto kushte?

Çdo kontratë apo akt publike të cilat dyshohet se janë në kundërshtim me ligjin, do t’i nënshtrohen mekanizmit anti mafia.

Çdo kontratë apo akt publik i cili është në shkelje të procedurave konkurruese publike ka një ligj i cili përcakton këto procedura konkurruese, dhe nëse është në shkleje të atyre procedurave do t’i nënshtrohet mekanizmit antimafia.

Çdo kontratë apo akt publik i dhënë i cili është emetuar në shkelje të parimit të përzgjedhjes, trajtimit të barabartë pa transparencë në proçedurë dhe pa barazi në detyrime, do të thotë shkelje e legjislacionit që përcakton këto strandarde e përderisa ka shkelje të legjislacionit që përcakton këto strandarde, vetë kontrata është e pavlefshme, sepse është në kundërshtim me ligjin.

Do t’i nënshtrohen këtij mekanizmi antimafia të gjitha aktet të cilat janë rrjedhojë e akteve të dyshuara korruptive apo si pasojë e shpërdorimit të detyrës nga zyrtarë publikë përgjegjës.

Katër kushte që detajojnë filtrin e parë mbi të cilat ngrihet dyshimi se lidhen kontrata abuzive dhe kontrata në shkelje të legjislacionit.

Çfarë masash do të merren pas gjithë kësaj proçedure?

Çdo të ndodh?

Katër janë grupet e masave sa herë që do të verifikohet që ka kontrata, koncesione, prokurime, dhënie të pasurisë publike, akte, apo leje, apo liçensa, në kundërshtim me ligjin.

E para është, anulimi apo shfuqizimi i kontratës publike çfarëdo lloj qoftë ai, për shkakun se është në kundërshtim me ligjin.

Së dyti, masa të cilat ku drejtohen ndaj pasurisë, në një analizë të fundi, motivi i cili shtyn qoftë zyrtarët, nga më i thjeshti, e sidomos atij më të lartit, kryeministrin, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, çdo përfitues, çdo subjekt ekonomik është fitimi, goditet në zemrën e vetë pikërisht kjo lloj praktike.

Konfiskohet çdo gjë e fituar në mënyrë të kundraligjshme.

Do t’i nënshtrohen konfiskimit, pasuria e zyrtarëve publikë të përfshirë në procedurat e nënshkrimit, apo miratimit të akteve ose kontratave publike, nga më i ulëti nëpunës zyrtar, deri tek më i larti.

Jo vetëm në momentin final të miratimit, por nga momenti fillestar i nisjes së proçedurës administrative.

Çdo zyrtar do të duhet të mbajë përgjegjësi.

Konfiskim i cili do të jetë i plotë, apo i pjesshëm, i pasurisë së paluajtshme publike të tjetërsura së bashku me investimin e kryer mbi të.

Konfiskim i vlerës së plotë apo të pjesshme të fondit financiar të përfituar pavarësisht nëse është kryer apo jo shërbimi.

Dhe e fundit, siç parashikon legjislacioni shqiptar, është detyrimi për të rikthyer pasurinë e paluajtshme publike në gjendjen që ishte.

Përpara nënshkrimit apo miratimit të kontratës publike.

E nuk mbaron këtu, porse çdo kompani, çdo subjekt i cili rezulton i përfshirë në akte të tilla të abuzimit me ligjin, pasurinë dhe paranë publike, do të jetë i përjashtuar minimalisht 20 vjet nga çdo proçedurë konkurruese publike ose marrëdhënieje me shtetit, për 20 vitet në vijim.

 

EFEKTET E LIGJIT

 

Cilat janë efektet e ligjit?

Efekti i parë dhe i menjëhershëm është ky.

Paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste i merren dhe i kthehen qytetarëve dhe bashkë me të edhe pasuria.

Pasuritë publike të përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste i kthehen të zotit të cilit i janëq marrë në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme.

Kompanitë private do të përgjigjen për dy masat më sipër, për pasuritë e tyre për përfitimet abuzive.

Zyrtarët publikë ata, nga më i thjeshti e deri tek më i larti, kryeministri, do të përgjigjen me pasurinë e tyre për abuzimet me pushtetin.

Për dëmin që i kanë shkaktuar dhe përfitimet që kanë marrë nga kjo veprimtari korrutive dhe abuzuese.

Parandalon korrupsionin, shpërdorimin e parave apo pasurisë publike në të ardhmen. Kush do të ishte ai që do t’i nënshtrohej një praktike të tillë abuzive apo korruptive nëse do të kishte këtë shpatë Demokleu, siç është mekanizmi antimafia të cilin prezantojmë.

Demotivon dhe parandalon përfshirjen e biznesit privat në përfitime të drejtpërdrejta.

Interesi publik është i tillë i cili do të duhej mbrojtur sigurisht nga garantët që janë nëpunësit publikë.

Por interesi publik është i tillë që do të duhej mbrojtur edhe nga pjesa private.

E mira e përbashkët duhet të ketë garantë nga të dyja palët.

Kontratat klienteliste dhe korruptive janë të pavlefshme, kjo është premiusa bazë, dhe ligji vepron me fuqi prapavepruese.

Jo vetëm për sot, jo vetëm për nesër, por edhe për dje.

Dhe e fundit, paratë publike dhe pasuritë e konfiskuara së paku 2.2 miliardë deri tani sa z. Mima tha, do të përdoren për shërbime dhe investime publike.

Vendosja e këtyre masave ndëshkuese aktualisht, që do të sjellin edhe efektin demotivues për të mos u përfshirë nga ana palës private në praktikat e

tjera abuzive sjell edhe një gjë fare të prekshme për çdo biznes.

Përmirësimin e klimës së binzesit për të garantuar konkurencë të lirë, dhe barazi përpara ligjit të subjekteve private.

Gjendje e jashtëzakonshme, nevojë ekstreme, kërkon domosdoshmërisht masa të tilla ekstreme, drastike.