• Krimi në Shqipëri është më i fortë se kurrë, kontrollon të gjithë territorin dhe ekonominë dhe organet e hetimit të krimit, janë të shpartalluara dhe drejtuesit e tyre janë vënë në shërbim të krimit

 

  • Ngjarja e bllokut tregon, që krimi nuk është më në periferi, por në zemër të Tiranës dhe se krimi është aty me kobure në brez, në të njëjtat tavolina me politikanët kryesorë të pushtetit

 

  • Blloku është kthyer në një zonë ku rrinë bashkë banditë dhe politikanë dhe përplasen banditët

 

  • Klani Xhafaj-Murataj, mban prokurorë në listën e tyre të pagesave që tani po përdoren nga Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama për të shkatërruar hetimin për narkotrafik të Agron Xhafaj. Politikanë dhe prokurorë që janë në listën e pagesave të vëllezërve Murataj

 

  • Rama si në kohën e Enver Hoxhës ka zbuluar konspiracione nga opozita, për të rrëzuar pushtetin popullor! Vetëm një mendje e sëmurë mund të ketë një imagjinatë të tillë banale

 

  • Arta Marku po e shndërron Prokurorinë në të njëjtin repart të inkriminuar dhe në shërbim të pushtetit

 

  • Kryeministri Edi Rama, sot po përdoret nga krimi për të kërcënuar këdo që denoncon krimin dhe mbron kriminelët nga hetimi

 

  • Ky është hapi i fundit i degradimit të një qeverie. Edi Rama, Fatmir Xhafa, Taulant Balla, Saimir Tahiri, janë kufoma politike dhe së shpejti do të shkojnë atje ku e meritojnë

 

  • Prokuroria e Krimeve të rënda ka bërë një hetim për Agron Xhafajn, pa marrë në pyetje Agron Xhafajn, ndërsa aktori i vetëofruar dhe i vetëakuzuar, pra i vetëdjegur me cigare, është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe e prokurorëve nën udhëzimin direkt të Fatmir Xhafës dhe të vetë Edi Ramës.

 

  • Kjo është një vepër e rëndë penale e atyre punonjësve të policisë dhe prokurorëve që janë përfshirë në këtë manipulim dhe për këtë do të ndeshën dhe do të përballen me pasojat me drejtësi.

 

  • Prokuroria ka çuar në Angli, një kopje të videos të marrë nga mediat dhe jo materialin bruto, duke ulur cilësinë e dëgjimit dhe identifikimit të zërave. Ky është veprim i qëllimshëm i Prokurorisë, që ekspertiza ta ketë sa më të vështirë që të identifikojë që zëri është i Agron Xhafajt

 

  • Prokuroria e Krimeve të Rënda, është kthyer në një celulë të krimit të organizuar për të manipuluar dosjen Xhafaj. Video është e pamanipuluar dhe zëri në të është i Agron Xhafajt.

 

 

BASHKËBISEDIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME GAZETARËT

 

Përshëndetje!

 

Sapo mbarova një takim me të rinj të CDU-së, nga landi i tyre, që ka qenë Land i Gjermanisë Lindore. Ata janë të rinj dhe të gjithë kanë lindur pas rënies së murit të Berlinit dhe përshtypja e parë që më thanë, është se mbrëmë nuk e kishin parë dot vendin sa i bukur. Pasi mbrëmë erdhën nga Maqedonia në Shqipëri në një tur në rajon, “por sot pamë që vendi është shumë i bukur dhe gjëja tjetër që na tërhoqi vëmendjen është numri i lartë i pikave të bixhozit dhe pikave të karburantit”.

 

Si ka mundësi një vend që konsiderohet ndër më të varfrit të Europës, ka më shumë pika nafte, stacione nafte dhe pika bixhozi të panumërta.

Pra, e ndava këtë me ju për të nisur së bashku një bashkëbisedim, ku dua t’ju parashtroj së pari ju dhe mediave, qytetarëve që na ndjekin përmes medias, një çështje kapitale, emergjence kombëtare siç është gjendja e rendit dhe shpartallimi i plotë i institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

 

Ngjarjet e kohëve të fundit që vazhdojnë për fat të keq në mënyrë të përditshme, (dje patëm edhe ngjarjen e fundit kriminale në Cërrik) në mënyrë të përditshme, të përnatshme, ku kemi përplasje me armë në mes të qyteteve tona, siç ishte rasti në Bllok para disa ditësh, ka nxjerrë para shqiptarëve në pah, ka zbuluar një të vërtetë të cilën e kemi konstatuar në vazhdimësi, gjithë këto kohë, nga fillimi i shtatorit: faktin që krimi është më i fortë se kurrë, kontrollon territorin dhe ekonominë.

 

Kontrolli i territorit dhe kontrolli i ekonomisë është në duart e krimit, ka kaluar në duar të krimit.

 

Fakti i dytë është se organet e hetimit të krimit, janë të shpartalluara dhe drejtuesit e tyre janë vënë në shërbim të krimit.

 

Sa për panoramën e gjendjen kriminale dhe gjendjen e sigurisë në vend, një pjesë prej jush kanë bërë mbulime të drejtpërdrejta nga terreni. Sot shqiptarët sundohen nga bandat të cilat kontrollojnë fizikisht lagjet, periferinë, qendrën, lokalet luksoze, territorin, kontrollojnë ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin; pushtetin ekzekutiv, parlamentin dhe drejtësinë.

 

Nga qendra e Tiranës, nga zemra e Tiranës në Bllok, nga Shkodra, në Vlorë, në Elbasan, në Durrës, grupe të rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit.

 

Kanë shtënë në dorë gjithçka; lejet e ndërtimit, koncesionet, trafiqet, industrinë e lojërave të fatit, lokale e paligjshme ku ushtrohet prostitucion, kudo në qytetet tona gjithçka kontrollohet nga bandat kriminale.

 

Në Elbasan gjendja është e qartë, janë bërë jo me dhjetëra por me qindra kronika. Elbasani menaxhohet nga bandat kriminale, në bashkëpunim me kryebashkiakun Qazim Sejdini dhe me mbështetje të kryedeputetit dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës. Janë tre banda që kontrollojnë gjithçka; trafiqet, ekonominë, tenderat, policinë dhe politikën e Elbasanit.  Nuk ka më as politikë, as ekonomi, asgjë tjetër në Elbasan, ka vetëm krim.

Në Shkodër, situatë është e njëjtë, ligjin e bëjnë Bajrajt dhe Bajrajt e tjerë. I kanë sjellë në pushtet dhe i mbajnë në pushtet, lidhjet i mbajnë drejtpërdrejtë me ministrin e Jashtëm, njeriun që përfaqëson Shqipërinë para faktorit ndërkombëtar është njeriu i cili ka mbajtur komunikimin e vazhdueshëm me bandën e Bajrajve.

 

Sigurisht për çështje zgjedhore, për çështje politike por edhe për çështje të zgjedhjes së kryetarit të ri të Federatës së Futbollit, Ditmir Bushati ka angazhuar përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, sigurisht me porosi të Edi Ramës, për hesap të Bashkim Finos, krerët e bandës së Bajrajve.  Këto janë fakte të denoncuara dhe të bëra publike.

 

Në Vlorë e njëjta gjë, gjithçka sundohet nga bandat e trafikut të drogës, kishim Habilajt që bënin ligjin kur Saimir Tahiri ishte ministër dhe sot për të cituar siç thuhet në Vlorë : Njëqind përqind  të detit e kontrollojnë njerëzit e Agron Xhafajt. E kontrollonte vetë Agron Xhafaj kur ishte fizikisht në Vlorë dhe vazhdojnë ta kontrollojnë njerëzit e klanit kriminal “Xhafaj”.

 

100% të detit por dhe të tokës. E kontrollon përmes ortakëve të tij në krim, vëllezërit Murataj, të cilët po kështu disponojnë jo rastësisht pothuajse gjysmën e industrisë së bixhozit në gjithë Shqipërinë. Kontrollojnë bizneset e tjera kriminale të pastrimit të parave, që kontrollojnë deri edhe biznese të furnizimit të Policisë me pajisje policore.

 

Në dorë të klanit kriminal Xhafaj.

 

Janë njerëz të cilët mbajnë në listën e pagesave, jo vetëm politikanë por edhe prokurorë. Ky klan, klani Xhafaj-Murataj, mbajnë prokurorë në listën e tyre të pagesave që tani po përdoren nga Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama për të shkatërruar hetimin për narkotrafik të Agron Xhafaj. Politikanë dhe prokurorë që janë në listën e pagesave të vëllezërve Murataj.

 

Gjendja në Fushë-Krujë dhe Krujë, ngjarjet tronditëse e zbuluar nga nënkomisari Nuhu, është vetëm maja e ajsbergut. Natyrisht pjesa më tronditëse e kësaj ngjarjeje, është shpërfytyrimi i viktimës për shkak të dhunës, presionit dhe parave dhe shndërrimi i saj në një njeri që pështyn mbrojtësit, qofshin këta denoncuesit, mediat apo opozita dhe përqafon përdhunuesin.

 

Pse? Sepse Fushë-Kruja, Kruja dhe jo vetëm Nikla sundohen me dorë të hekurt nga krimi, janë zona të pakontrollueshme nga policia.

 

Ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit për 4 ditë si përplasje për një këngëtare, është zbuluar që është përplasje për pazare droge ku janë të përfshirë trafikantë të njohur dhe të dokumentuar me lidhje me pushtetin.

 

E mbani mend kur Saimir Tahiri u nis për në Gjermani, pasi ia kthyen pasaportën? E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në lokal në goditjen me armë mes bandave.

Ku ka ndodhur kjo? Në një lokal të preferuar të Arben Ahmetajt dhe të ministrave dhe deputetëve të tjerë, në zemër të Tiranës, në qendër të Tiranës, tek Blloku, aty ku kalojnë fëmijët, vajzat dhe djemtë e banorëve të Tiranës. Një zonë e cila është njohur për frekuentim social dhe që sot është kthyer jo më kot në një zonë ku rrinë bashkë banditë dhe politikanë dhe përplasen banditët. Në atë më pak se 1 km katror kanë ndodhur në këto  4 vite vrasjet më mafioze që janë dokumentuar në Shqipëri në këto 30 vite.

 

Çfarë tregon kjo? Që nuk je i sigurt as aty ku e kanë shtëpinë edhe treçereku i qeveritarëve. Kjo tregon që nuk je i sigurt në asnjë vend të Shqipërisë. Kjo tregon se ajo që ndodh në Dobraç  apo në Tragjas, ndodh edhe në qendër të Shkodrës, edhe në qendër të Vlorës, edhe në qendër të Durrësit edhe në qendër të Tiranës.

 

Kjo ndodh sepse kriminelët dhe vrasësit më të rrezikshëm të Ballkanit janë të lirë. Në çdo vend normal këta ndiqen nga policia, procedohen nga Prokuroria, dënohen nga drejtësia dhe shkojnë në burg.

 

Këtu janë të lirë dhe këtu sillen si biznesmenë, sillen si sipërmarrës, si pronar lokalesh, madje edhe si deputetë në rastin e Rrahman Rrajës dhe jo vetëm, dhe si pushtetarë. Hapin biznese, pastrojnë para, lidhen me politikanë, kontrollojnë tregje, kapardisen me kobure në mes të Tiranës në sy të policëve dhe askush nuk i prek. Sepse dhuna e shtetit, që është monopol shtetëror për të shtypur krimin është për shitësit ambulantë që shesin në trotuar të Tiranës, me ata merret policia.

 

Larg qoftë të vijë dikush të shesë në trotuar në Bllok dhe e sheh se çfarë i bën shteti, 2 metra më andej kapardisen banditët me kobure në brez dhe trafikantët europianë të drogës krah për krah me ministrat e Edi Ramës.

 

Kjo është tabloja e qartë e gjendjes në Shqipëri dhe arsyeja kryesore përse kemi mbërritur deri këtu është sepse trafiku i drogës dhe pastrimi i parave janë kthyer në aktivitetin e vetëm dhe kryesor ekonomik të Shqipërisë.

 

Më thoni çfarë tjetër aktivitetit ekonomik është hapur në vend kohët e fundit? Çfarë investimi, çfarë inovacioni, çfarë teknologjie e re ka ardhur në vend? Asgjë e re, vetëm drogë.

E patë mbrëmë në Brindisi kishte kaluar gomonia me 5 milionë euro drogë. Me siguri e ka kaluar opozita për të përgënjeshtruar atë që tha dje në mëngjes kryeministri, se s’ka më drogë. Pse ka ndodhur kjo? Sepse kemi shkatërrim total të organeve të zbatimit të ligjit, të policisë dhe të prokurorisë.

Arsyeja kryesore është mungesa e vullnetit për të luftuar krimin. Kjo qeveri nuk ka vullnet për të luftuar krimin. Krimi tolerohet, lejohet dhe mbështetet nga Edi Rama dhe gjithë struktura qeveritare që ai drejton.

Pas këtyre ngjarjeve, të cilat kanë tronditur shqiptarët dhe janë bërë lajme ndërkombëtare, çdo qeveri normale do të kishte marrë masa, çdo shtet normal do të kishte nisur një proces hetimesh, vënie para përgjegjësish të autorëve, por mbi të gjitha, duhet të kishim sot qindra hetime për verifikim pasurive të paligjshme, të grupeve dhe rrjeteve kriminale që janë prapa këtyre përplasjeve me armë. Asnjëra prej tyre nuk është përplasje ordinere. Të gjitha janë përplasje për pazare të mëdha dhe trafiqe të mëdha droge dhe pastrim parash. Pronat i kanë në mes të Tiranës, pronat i kanë në zonat më të shtrenjta të qyteteve shqiptare dhe bregdetit, mjafton një inspektor tatimor, po të ketë mbështetjen e shtetit, i bllokon, nis procesi i verifikimit, i sekuestrimit dhe i konfiskimit. Por inspektorët tatimorë, policia dhe prokuroria e kanë mendjen tek ambulantët trotuareve, s’guxojnë t’i prekin këta, sepse këta kanë mbështetjen e shtetit.

Pra, jemi në një situatë, ku shkatërrimi i policisë dhe i prokurorisë, ka bërë që jo vetëm krimi të mos goditet, por krimi të inkurajohet, të motivohet, sepse po shijon frutet e tij. Po të jesh kriminel, siguron pasuri dhe pasurinë s’ta prek shteti, e shumëfishon, blen pronat më të mira, apartamentet më të mira, kompanitë për të pastruar paratë e pista të drogës dhe je rehat fare. Ligji Antimafia që është në fuqi prej vitit 2008 nuk vepron.

Sot në Shqipëri nuk sundon forca e ligjit, por forca e krimit. Ligjin sot e bën pistoleta dhe paraja e drogës. Ndërkohë që krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë. Policia është në pikën e saj më të zezë, policët janë të keqpaguar, të pastërvitur, të pa pajisur dhe të braktisur. Janë krejtësisht të shkurajuar, nuk kanë asnjë interes të luftojnë krimin, duke rrezikuar jetën e tyre, një betejë që dihet se e kanë të humbur, sepse krimi është i lidhur drejtpërdrejt me shefat e tyre. Dhe s’e kam fjalën thjesht dhe vetëm për shefat me uniformë, e kam fjalën për shefat e tyre politikë, me ministrin e brendshëm, me kryeministrin, me kryetarin e grupit parlametnar, me deputetin e zonës. Dëmi më i madh që i është bërë policisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, është vendosja në krye të Ministrisë së Brendshme dhe në krye të policëve e politikanëve dhe drejtuesve të lidhur me krimin. Direkt në shërbim të krimit, nga Saimir Tahiri tek Fatmir Xhafa dhe të mos harrojmë gjysmën e kupolës së policisë që është akoma në kërkim, nga drejtori i Vlorës me shokë. Vazhdojnë të jenë në kërkim prej më shumë se një viti.

E kemi parë Fatmir Xhafën që është shndërruar në një figurë qesharake, çdo dy javë del e krekoset duke deklaruar aksione të mëdha e të pamëshirshme kundër krimit, duke u betuar që policia do të bëjë kërdinë. E ka bërë nja dhjetë herë, që të mos e ekzagjerojmë? 20 herë ndoshta? E bëri edhe para dy ditësh. Por rezultatet janë zero, sepse Fatmir Xhafa është peng i krimit, dhe për këtë shkak i paaftë të kryejë detyrën që duhet të kryejë normalisht ministri i brendshëm. Prandaj, kriminelët shëtisin në mes të Tiranës, vrasin e presin e ndihen të lirë sepse nuk ka kush t’i vërë para përgjegjësisë. E dinë të gjithë se ku janë, se çfarë bëjnë e me çfarë merren, por askush nuk i prek. E keqja është se nderohen dhe respektohen nga drejtues të lartë të policisë dhe nga policët e trafikut, kur kalojnë me makinat e tyre luksoze, para hundës së qytetarëve. Njerëz të njohur botërisht për krime, për trafiqe, për aktivitet kriminal.

Kjo është një situatë e cila është përkeqësuar me ritme të shpejta, për një kohë të gjatë. Kaluam nga ministri i brendshëm që bënte drogën me kushërinj, tek ministri i brendshëm që e ka vëllain trafikant droge të dënuar. Por zhvillimi më dramatik për vendin dhe luftën kundër krimit është kapja e prokurorisë nga pushteti dhe interesat kriminale të lidhura me qeverinë. Nën drejtimin e Arta Markut, prokuroria jo vetëm është vënë në shërbim politik, por është vënë në shërbim direkt të krimit. Në mënyrë domethënëse, që tregon qartë, që tregon shumë, Prokuroria e Krimeve të Rënda është shpartalluar me emërimin e paligjshëm të krahut të djathtë të Fatmir Xhafës, Donika Prelës, dy ditë pasi plasi skandali i Agron Xhafajt. Kjo prokurori pra, Prokuroria e Krimeve të Rënda është kthyer në një celulë kriminale që shkatërron të gjitha hetimet kundër kriminelëve dhe kundër politikanëve të lidhur me kriminelët; nga Saimir Tahiri, te Fatmir Xhafa, te Agron Xhafa, te taulant Balla, te Damian Gjiknuri, te Vangjush Dako, te Jurgis Çyrbja, te Rrahman Rraja. Kjo është detyra që ka marrë përsipër celula kriminale në të cilën është shndërruar sot Prokuroria e Krimeve të Rënda.

E thashë dje, duhet t’ua përsëris edhe sot, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka hetime të nisura dhe të pabitisura për Vangjush Dakon, për Damian Gjiknurin, për përfshirje direkt në bashkëpunim me krimin e organizuar, në vjedhje votash. Ka regjistrime telefonatash dhe mesazhesh telefonike, midis Vangjush Dakos dhe grupeve kriminale të Durrësit, midis Ulsi Manjës dhe grupeve kriminale, midis Damian Gjiknurit dhe grupeve kriminale, midis Taulant Ballës dhe grupeve kriminale, dhe mes Edi Ramës dhe kriminelëve më famëkeq – të njohur publikisht – të Shqipërisë. Të gjitha këto hetime dhe të gjitha këto prova, sot shkatërrohen, stopohen, zvarriten…po shkatërrohen prova nga Arta Marku, nga Donika Prela, nga grupi i prokurorëve të inkriminuar që i ka sjellë kjo dyshe dhe po i mban në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Modeli i policisë së Saimir Tahirit tani është kthyer në modelin e prokurorisë, për Arta Markun. Përgatitja e situatës nisi duke shpartalluar drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe këdo që mund të dekonspironte skenarët kriminalë që ajo bashkë me Donika Prelën po zbatojnë me urdhër të Edi Ramës. Ka përdorur këto ndryshime Arta Marku, ka përdorur bashkë me Edi Ramën, kërcënimin dhe joshjen e procesit të vettingut, për ta kthyer këtë Prokurori të Krimeve të Rënda në një institucion që po shkatërron hetimin e krimeve dhe politikanëve të lidhur me krimin.

Pra, është kthyer institucioni më i specializuar dhe i mandatuar me ligj për hetimin e krimeve të rënda, në garancinë për shkatërrimin e gjurmëve të krimeve të rënda. Kjo ndodhi në rastin e Fushë-Krujës, e patë se çfarë ndodhi, e lanë në dorë të krimit viktimën, për të shkatërruar provat e përfshirjes së Taulant Ballës dhe Rrahman Rrahjes. Tani shikoni se çfarë maskarade po bën prokuroria dhe policia me përfshirjen e Agron Xhafajt në trafik.

Si rezultat, gjendja ku ndodhet sot vendi është dramatike. Është një emergjencë kombëtare, si krimi, si krimi i organizuar, ashtu edhe shtetit, janë kthyer në rrezik për jetën, për shëndetin, për pronën, për sigurinë dhe për lirinë e njerëzve. Sot nuk kemi vetëm krimin që grabit dhe vret, por kemi policinë dhe prokurorinë që luftojnë njerëzit dhe mbrojnë kriminelët. Kjo është gjendja ku është katandisur Shqipëria në vitin e gjashtë të qeverisjes së Edi Ramës.

Ne kemi denoncuar dhe natyrisht do të vazhdojmë të denoncojmë lidhjet me krimin dhe me drogën të Edi Ramës dhe të kupolës së tij. Sot është rasti të ndajmë një të vërtetë tragjike. Në Shqipëri ka rënë rendi kushtetues, ka rënë rendi politik, ka rënë rendi publik, si pasojë e kapjes së qeverisë, Kuvendit dhe sistemit, Prokurorisë, nga krimi i organizuar. E gjithë shoqëria duhet të bëhet pengesë për krimin; mediat, bizneset, shoqëria civile, natyrisht politika, opozita, qytetarët. Të gjithë janë të kërcënuar nga krimi dhe të gjithë kemi detyurë të denoncojmë qartë dhe prerë krimin dhe lidhjet e krimit me politikën. Kjo nuk është një situatë që mund të kalohet me shaka, lehtë apo me batuta. Dhe askush nuk duhet të ketë iluzionin se Edi Rama do të ndalet. Edi Rama është i zhytur në krim, është peng i krimit dhe për t’u çliruar nga pengmarrja që i ka bërë krimi, i ka lënë krimit peng Shqipërinë.

Këto janë çështjet e vërtetat, problemet e vërteta, pasojat e të cilave i ndjen sot çdo shqiptar. Dhe askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Pa ndalur dhe zbrapsur këtë kaplim, këtë përqafim vdekjeprurës të qeverisjes së vendit, të ekonomisë së vendit, të territorit, nga bandat e krimit të organizuar, gjërat do të vazhdojnë të shkojnë keq e më keq. Ndaj prioriteti ynë kryesor dhe vëmendja jonë kryesore si opozitë është dhe mbetet gjendja e emergjencës kombëtare, që tashmë ka avancuar jo thjesht dhe vetëm në gjendjen e tmerrshme të rendit publik, por në shkatërrimin e institucioneve të zbatimit të ligjit; kapjen e policisë dhe të prokurorisë nga krimi.

Kjo është tema kryesore që desha të trajtoj sot, dhe natyrisht, duke qenë se është një bashkëbisedim, le të nisim bashkëbisedimin, duke ju dhënë fjalën gjithësecilit prej jush, dhe për hir të komunikimit, ndonëse me shumicën njihemi, ju lutem një prezantim të shkurtër para se të shtroni pyetjen tuaj.

Pyetje: Jolldiz Mitro, Tv Klan. Z. Basha, Partia Demokratike dhe ju personalisht nuk hezitoni të denonconi raste të ndryshme të krimit, menjëherë sapo ato ndodhin. Pse po reagoni kaq vonë për vrasjen e Bllokut? Dhe pyetja e dytë, a është konspiracion për rrëzimin e qeverisë, sikundër deklaroi pak minuta më parë kryeministri, audiopërgjimi për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa?

Basha: Natyrisht siç e dini, burimin kryesor ne kemi njerëzit dhe median dhe duhet ta keni të qartë se për katër ditë me radhë ngjarja u paraqit si një zënkë banale për një këngëtare, apo jo?

Po kështu, falë kurajës gazetareske, pra të kolegëve tuaj, e vërteta u shpalos vetëm gjatë ditës së djeshme. Dhe e vërteta është se nuk kemi të bëjmë me një përplasje banale, por kemi të bëjmë me një përplasje mes klaneve të fuqishme të krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës.

Kemi shumë më shumë indicie sesa kaq, por para se ato indicia ti bëj publike, natyrisht që ne jemi në process verifikimi. Bëhet fjalë për pazare kokaine që kanë qënë në thelb të përplasjes banditeske të ndodhur në mes të bllokut.

Natyrisht, thënë kjo, në këtë gjendje katastrofike ku është vendi, prapë se prapë opozita nuk mund të zevëndësojë prokurorinë. Opozita ka për detyrë të paraqesë një alternativë para shqiptarëve, që nesër në pushtet mos të ketë një prokurori sherbëtore të krimit dhe sherbëtore të politikanëve të lidhur me krimin.

Por, ajo që ngjarja e bllokut tregon, është që: shqiptarët nuk janë më të sigurtë në asnjë cep të këtij vendi. Që krimi nuk është më në periferinë e Shkodrës, Vlorës apo në qendër të Shijakut e Tepelenës, por është në zemër të Tiranës. Dhe krimi është aty me kobure në brez, në të njëjtat tavolina me politikanër kryesorë të pushtetit.

Tani, në këtë gjendje ku ndodhet Edi Rama, ka kaluar në një fazë të re, të dukëshme për të gjithë, ka kaluar në fazën e manipulimit.

Për pesë vite mohoi drogën! E keni nëpër intervista, në konferenca për shtyp, në deklarata, me dhjetra herë duke thënë: Nuk ka drogë, nuk ka drogë..etj.etj. Nuk pati njeri në botë pa e marrë vesh, që Shqipëria është kthyer në depo të droge dhe prapë vazhdon dhe e mohon, siç bëri dhe dje. Për pesë vjet tha se nuk ka kriminelë në Parlament, nuk ka kriminelë në politikë, deri sa e mori vesh gjithë bota se në Kuvend, në krye të bashkive dhe në krye të qeverisë, ka kriminelë të dënuar dhe persona të lidhur drejtëpërdrejtë me krimin e organizuar.

Tani në këtë moment ku është, e vetmja që kontrollon Edi Rama është godina e kryeministrisë. Ka humbur çdo kontroll mbi territorin, ka humbur çdo kontroll mbi qeverisjen. Ka përqafuar metodën enveriste të konspiracioneve. E dëgjuat si tha sot: Ne! Kush ne?! Ti je ekzekutivi, ka parlament, ka prokurori. Kush ne? Shteti dhe partia!? Do të zbulojmë konspiracionin.

Shumica prej jush mbase jeni të rinj, por kjo ishte mënyra Enveriste. Sa herë që kishte një skandal apo një problem, zbulohej konspiracion. Ky tani shikoni ku ka degjeneruar, ku ka banalizuar, ku ka arritur mendja e tij, nuk arrin më të pjesë imagjinata e tij as diçka ‘fine’.

Ka kaluar në të njëtjin  fjalor si në kohën e Enver Hoxhës: ka zbuluar konspiracione nga opozita, për të rrëzuar pushtetin popullor! Vetëm një mendje e sëmurë mund të ketë një imagjinatë të tillë banale që të paraqesë situatën kriminale dhe lidhjet kriminale të pushtetarëve, si konspiracion, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës.

Ky është teatri. Del Edi Rama e thotë: Xhisiela tentoi të vetëdigjej. Dëshmitari u vetofrua, u vetëdenoncua, u vetëakuzua. Agron Xhafaj u vetëburgos. Shoferi i fatmir Xhafës u vetëvra me dy plumba. Pse? Sepse tani askush nuk ka më asnjë dyshim, për lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Pra, nëqoftë se thashë se e keqja më e madhe, në rrafshin e organeve të ligjzbatimit është se modeli i Tahirit në polici, ka kaluar në modelin e Prokurorisë, pra, Arta Marku po e shëndërron prokurorinë në të njëtjin repart të inkriminuar dhe shërbim të pushtetit, siç e shëndërroi Saimir Tahiri, policinë e keqja më e madhe në raport me politikën, ekzekutivin, është që Edi Rama, kryeministri, sot po përdoret nga krimi për të kërcënuar këdo. Denoncuesit, mediat, opozitën, me qëllim që të mbrojë kriminelët nga hetimi, të mbrojë politikanët e përfshirë në krim, nga hetimi. Për këtë natyrisht, ka degjeneruar në prodhimin e një propaganda bajate të para 40 vjetëve; konspiracionin.

Është në emër të krimit dhe në mbrojtje të krimit që Edi Rama ka shkatërruar prokurorinë, me të njëtjin instrument që shkatërroi policinë. Është në emër të krimit dhe në mbrojtje të krimit, që kërcënon të gjithë ata që e denoncojnë dhe u thotë: nuk do të ju ndahemi hap pas hapi. Ia thotë policit, oficerit të policisë, gazetarit dhe ja thotë opozitës. Pse e bën këtë!? Vetëm për hesap dhe në mbrojtje të krimit dhe kriminelëve.

Është fakt, se deri më sot Edi Rama nuk ka denoncuar asnjë kriminel. Kemi dëgjuar të denoncojë një kriminel, një kriminel të vetëm!? Përkundrazi, ka mbrojtur shumë prej tyre publikisht dhe politikisht.

Megjithatë e thënë e gjitha kjo, faktet e njohura botërisht tregojnë se ky është hapi I fundit apo faza e fundit e degradimit të një qeverie dhe faktikisht Edi Rama, Fatmir Xhafa, Taulant Balla, Saimir Tahiri, janë kufoma politike dhe së shpejti do të shkojnë atje ku e meritojnë. Nuk ka dyshim, kjo është faza e fiundit e degradimit të shtetit. 

Pyetje: Duke ju rikthyer edhe njëherë audiopërgjimit, ka pasur një pretendim se PD I ka premtuar Albert Veliut një pagesë dhe se kjo pagesë nuk është bërë ai ka zbuluar edhe sajesen, sipas tij. A është e vërtetë që PD i ka premtuar një shumë të konsiderueshme parash?

Basha: Asnjë fakt nuk ka ndryshuar, faktet janë ato që kemi deklaruar që në fillim: Video është e pamanipuluar. Zëri në të është i Agron Xhafajt.

Agron Xhafaj ka qënë i përfshirë në trafikun e drogës në Vlorë, një nga kokat kryesore komanduese të trafikut të drogës në të gjithë Shqipërinë.

Pra, dua ta përsëris edhe njëherë: Regjistrimi është i vërtetë, zëri është i Agron Xhafajt. Sado të manipulojnë hetimet, nuk do ja dalin dot. Këtë ju them sot dhe jua përsërish edhe njëherë këtu. Tani shikoni faktet dhe gjykoni vetë.

Faktet janë këto:

Prokuroria ka çuar në Angli, një kopje të videos të marrë nga mediat dhe jo materialin bruto, duke ulur cilësinë e dëgjimit dhe identifikimit të zërave. Ky është veprim i qëllimshëm i Prokurorisë, që ekspertiza ta ketë sa më të vështirë që të identifikojë që zëri është i Agron Xhafajt.

Kampionët e zërit të Agron Xhafajt, janë marrë në shkelje të çdo lloj procedure dhe vetë laboratori privat anglez ku është dërguar, ka thënë se ato janë të dobëta, cilësi e dobët. E keni në fashikullin e gjykatës. Edhe kjo është bërë me qëllim, në mënyrë që të mos identifikohej që në video ishte Agron Xhafaj.

Ekspertiza private angleze, analiza e dytë sepse e çuan njëherë në laborator në Romë dhe nuk e mor vesh se çfarë u tha laboratori Romës, pra ekspertiza angleze nuk përjashton mundësinqë mund të jetë zëri i Agron Xhafajt, përkundrazi, zëri në video dhe zëri I marrë në laborator, të çuara kastile, me kast, me cilësi të dobët janë të afërt dhe mund të jetë zëri I Agron Xhafës.

Pas gjithë kësaj përpjekje, prapë se prapë nuk ia kanë dalë dot të manipulojnë dhe të sjellin ekspertizën siç e deshën.

Pra, prokuroria nuk ka asnjë fakt për të vërtetuar apo dyshuar manipulimin. Nuk ka asnjë fakt, lexoni argumentat, që ka manipulim. Në hetimin e prokurorisë, dhe ky është një fakt shumë domëthënës, mungon krejtësisht Agron Xhafa. Nuk është marrë në pyetje fare. Ka bërë vetëm një denoncim ditën e parë, në orën 11 të natës dhe pastaj ka ikur në Itali. Prokuroria e Krimeve të rënda ka bërë pra, një hetim për Agron Xhafajn, pa marrë në pyetje Agron Xhafajn. Ky është fakt. Prokuroria e krimeve të rënda, ka bërë hetim për Agron Xhafajn, pa marrë në pyetje Agron Xhafajn. Ka plot fakte të tjera që mund ti shihni nga materiali, që nuk i kanë sekuestruar pamjet filmike të lokaleve dhe të lokalit ku është takuar dëshmitari me Agron Xhafajn, por deklaron në mënyrë kalimtare se: e ka mbikqyrur dhe nuk ka gjetur asgjë interesante për hetimin.

Pyetja është se pse nuk i kanë sekuestruar, siç e kërkon ligji?

Ndërsa aktori i vetofruar dhe i vetakuzuar, pra i vetëdjegur me cigare, është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe e prokurorëve nën udhëzimin direkt të Fatmir Xhafës dhe të vetë Edi Ramës. Por, mbi të gjitha kjo është një vepër e rëndë penale e atyre punonjësve të policisë dhe prokurorëve që janë përfshirë në këtë manipulim dhe për këtë do të ndeshën dhe do të përballen me pasojat me drejtësi.

Megjithatë, unë po pres të shoh se sa shumë do të zhyten në këtë histori paligjshmërie dhe aktesh kriminale, policia, prokuroria dhe vetë Edi Rama. Të shohim provat, hetimet dhe çdo gjë tjetër, po presim të shohim ekspertizën italiane apo refuzimin Italian për të bërë ekspertizë, për shkak se prokuroria ia çoi Italisë materialet e papërshtatëshme, njësoj si Anglisë. Por pres të shoh konkluzionet që kanë nxjerrë dhe për hetimin e pasurisë dhe të aktivitetit të Agron Xhafajt. Por pres të thonë prokurorët se me çfarë është marrë gjatë këtyre viteve Agron Xhafaj dhe çfarë pasurie ka.

Po pres që prokuroria të marrë në pyetje kryeministrin dhe ministrin e brendshëm që deklaruan dy ditë pas videos se kishin bërë ekspertizën dhe të na thonë si e shtinë në dorë videon e ekspertizës dhe ku e çuan ekspertizën!

Pyetje: Ju thatë se Rama, Xhafa, Balla janë personat politikë që do të shkojnë shpejt aty ku e meritojnë. Do shkojnë me dhunë siç ka deklaruar një ditë më parë nënkryetari I PD: që Edi Rama rrëzohet vetëm me dhunë apo do të shkojë përmes votës popullore?

Basha: Mos u bëni pengje të keqinterpretimit dhe të nxjerrjes jashtë kontekstit të fjalëve të përfaqësuesve të opozitës.

Qëndrimi ynë është i qartë: Edi Rama do të mundet me votë, shqiptarëve do tu kthehet procesi zgjedhor i çliruar nga krimi dhe blerja e votës dhe mjafton kjo, që Edi Rama dhe kupola e tij e inkriminuar të shkojnë atje ku e kanë vendin politikisht dhe pastaj edhe para drejtësisë.

Ndërhyn gazetarja e Gazetës Shqiptare: Ashtu e ka thënë zoti Paloka nuk është nxjerrë nga konteksti…

Basha: Le të biem dakord që nuk biem dakord për këtë çeshtje.

Pyetje: Z. Basha ju thatë se ka rënë rendi kushtetues, ndërkohë që një pjesë e mirë e aksionit tuaj opozitar bazohet tek disa ndryshime kushtetuese, për të cilat ju jeni future dhe në komisione. Sa do të prisni se edhe akuzohet maxhoranca se po e vonon këtë process dhe duke marrë parasysh se vitin tjetër janë dhe zgjedhjer dhe komisionin e Reformës Zgjedhore e keni braktisur. Sa do të zgjasë kjo pritje?

Basha: Ne nuk po presim asnjë sekondë. Ne po shpalosim përpara shqiptarëve platformën tonë për çlirimin e politikës nga krimi, për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe korrupsioni, për çlirimin e zgjedhjeve nga krimi, shit-blerja e votës dhe kapja shtetërore, për çlirimin e drejtësisë nga kapja politike.

Roli ynë si opozitë është jo thjeshtë të denoncojmë, çka po e bëjmë ditë për ditë dhe thjesht dhe vetëm me denoncime kanë shkuar disa prej tyre në burg dhe shumë prej tyre kanë humbur postet, por e pamjaftueshme, sepse ndërkohë jemi në gjendjen e një grushti shteti, ka Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë me Prokurori të kapur, në shërbim jo thjesht të politikës, por tashmë të krimit të përfshirë në krim, për të mbuluar veprimtarinë kriminale të pushtetarëve dhe krimit të organizuar, e polici të shpartalluar, por detyra jonë përtej denoncimit është të vetëdijesojmë shqiptarët për rrugët e daljes së emergjencës kombëtare ku e ka zhytur vendin bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin.

Sepse ka një rrugëdalje. Kjo është një rrugëdalje e cila i takon të gjithë shqiptarëve.

Opozitës i takon të shpalosë vizionin e saj, platformën e saj, pa pritur asnjë sekondë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë dhe së bashku me shqiptarët të marrim vendimet e duhura sepse në fund të fundit është e qartë se kemi të bëjmë me një shumicë dërrmuese njerëzish që vuajnë në mënyrë të drejtpërdrejt pasojat e bashkëqeverisjes me krimin. Pasigurinë për jetën, për fëmijët, për pronën, krizën ekonomike, papunësinë, varfërinë, arrogancën dhe një pakice që gëzon frytet e krimit bashkë me kriminelët që janë një grusht politikanësh, oligarkësh dhe kriminelësh. Përballja është e paevitueshme, por qëllimi nuk është thjesht dhe vetëm përballja, nuk është vetëm largimi i Edi Ramës, është shembja e modelit që ai ndërtoi në këto vite, të përqëndrimit të pushtetit në një dorë, të mpleksjes së politikës me krimin dhe me korrupsionin ekonomik të përmasave të papara dhe të padëgjuara në 30 vjet që nuk kanë qenë vite pa korrupsion, por kurrë në këto dimensione, kapjes shtetërore, ku një oligark merr për koncesion sa ç’ka buxhetin një ministri madhore e qeverisë, pra të shembjes së shtyllave të këtij kompleksi politiko-kriminalo-oligarkik dhe rikthimi tek shtyllat e një shteti dhe një shoqërie normale europiane. Me një proces demokratik zgjedhor, me një shtet të së drejtës ku ka kontroll dhe balancim të pushteteve. Ku ka një ekzekutiv që i përgjigjet parlamentit, një parlament që i përgjigjet qytetarëve që e ka të lidhur fatin me qytetarët, jo me kriminelët dhe një drejtësi që bën punën e saj e papenguar, e pakërcënuar nga pushtetarët dhe kriminelët. Nuk ka asnjë sekondë pritje nga ana jonë siç e keni parë në këto pesë javë të nisjes së sesionit të ri politik në vend, ne kemi qenë jashtëzakonisht të angazhuar dhe kemi diktuar në skenën politike, sikundër kemi shpalosur përpara shqiptarëve disa nga pikat kryesore të platformës sonë, të vizionit tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje e emergjencës kombëtare.

Pyetje: Z. Basha, për të qartësuar disa probleme në lidhje me reformën zgjedhore  dhe KQZ-në, e para, ju do ta bojkotoni Komisionin e Posatshëm të Reformës Elektorale siç keni bërë këto pesë javë? Apo besoni se mund të bëni një reformë më konsensus zgjedhor.

Basha: Më thoni se në cilin rast është mbledhur Komisioni dhe opozita nuk ka qenë e pranishme?

Pyetje: Ishte mbledhje e Komisionit…

Basha: Jo, nuk ishte mbledhje e Komisionit, ishte një njoftim i njëanshëm jokonsensual. Ju e dini, Komisioni ka dy bashkëkryetarë. Për të prezantuar amandamente të cilat në kundërshtim me planin e miratuar me konsensus, nuk janë hartuar nga ekspertët që paguhen nga BE nga Gjermania, janë amandamente të hartuara nga PS. Sot ata kanë ndërmarrë një akt për të varrosur reformën zgjedhore. Sa herë që ka patur një Komision bipartizan mbi reformën zgjedhore  është rënë dakort se cilat janë prioritetet dhe kjo është bërë në Komisionin aktual, është bërë një kalendar pune dhe ka nisur puna për zbatimin e atij kalendari.

Është kjo mazhorancë e cila po zvarrit në limitet kohore një nga çështjet kryesore, që është ai i votimit elektronik dhe biometrik. Dhe është kjo mazhorancë e cila i ka vënë kazmën konsensusit bipartizan sepse po prezanton amendamente të njëanshme. Ju ishit të pranishëm dje kur ne bëmë prezantimin e platformës tonë.

Ne e kishim fare kollaj të prezantonim amendamentet tona, por nuk e hodhëm këtë hap. Trajtuam të gjitha çështjet dhe problematikat, nga dekriminalizimi i zgjedhjeve, tek roli i grupeve kriminale, tek shit-blerja e votës, tek depolitizimi i policisë, tek çështja e financimit të partive politike dhe të fushatës, transparenca e financimeve, tek çështja e përdorimit të shtetit dhe burimeve shtetërore dhe dhamë zgjidhjet tona, por nuk propozuam amandamentet.

Përse? Sepse ne i qëndruam besnik konsensusit në Komisionin e Reformës Zgjedhore për të proceduar me amandamente të propozuara në bazë të planit të punës, të  miratuar nga ekspertët e paguar nga të huajt. Ky është një ushtrim propagandistik. Edi Rama është i vendosur ta zabotojë Reformën Zgjedhore dhe në veçanti të bëjë gjithçka për të ndaluar dekriminalizimin e zgjedhjeve. Të gjithë e dini se nqse komponenti kriminal, bandat kriminale, nuk janë më në terren, Edi Rama është i pashpresë. Ai dhe kupola e tij, kthehen jo në opozitë, jo në minorancë, por annihilohen politikisht.

Prandaj i gjithë investimi i tij është që të mbajë krahun kriminal të angazhuar dhe të motivuar për procesin e ardhshëm zgjedhor e ndërkohë të akuzojë opozitën se nuk do Reformën Zgjedhore. Kjo është një gënjeshtër. Pra, shkurt. Nuk kemi bojkotuar asnjë sesion të Komisionit, nuk do të bojkotojmë asnjë sesion të Komisionit thënë kjo, duhet të jemi syçelur sepse spiralja ku e ka futur sot procesin e Reformës Zgjedhore Edi Rama, është shkatërrimi i Reformës Zgjedhore.

Pyetje: A është vettingu në politikë një kusht i panegociueshëm  i opozitës që lidhet me Reformën Zgjedhore?

Basha: Reforma Zgjedhore dhe Vettingu në Politikë, sikundër edhe masa të tjera janë pa dyshim pjesë e një pakete të vetme që synon garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Por asnjëherë nuk kemi kondicionuar pjesën e paketës së Kodit Zgjedhor me aspektet e tjera që sigurisht janë të panegociueshme, siç është vettingu i politikanëtve, sepse pa vetingun e politikanëve gjithçka tjetër është farsë. Sa kohë që kemi njerëz të ekspozuar katërcipërisht, si Taulant Balla politikan bandit, kudo ku ka banda, kudo ku ka krime, kudo ku ka shkelje ligjore, kudo ku ka presion për policinë dhe prokurorinë del Taulant Balla, apo Jurges Çyrbja që del në përgjimet e prokurorisë si anëtar i Bandës së Shullazit.

Apo Rrahman Rraja që rezulton të jetë edhe në shkelje të ligjit të dekriminalizimit për ngjarjen kriminale kur është përfshirë në vitin 1997-98. Fatmir Xhafa, subjek i “Ligjit Antimafia”, i cili duke përdorur pushtetin e Ministrit të Brendshëm shkatërron në mënyrë kriminale hetimin për Agron Xhafajn dhe në proces shkatërron të gjithë prokurorinë, e kthen Prokurorinë e Krimeve të Rënda në një celulë kriminale.

Po e përsëris. Prokuroria e Krimeve të Rënda është kthyer në një celulë kriminale për të manip[uluar hetimin e Agron Xhafajt dhe tani për të mbyllur dhe manipuluar të gjithë hetimet e tjera, nga Dibra 2016-a ku janë një pjesë e mirë e këtyre përgjimeve, në Vlorë, në Durrës dhe kudo, janë dosje të regjistruara, prandaj u shkatërruar Prokuroria. U sollën vasalët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës që hetimet të manipuloheshin çka përbën një vepër penale edhe për prokurorët e përfshirë këtu.

Pra, për ta përmbledhur. Emergjenca kombëtare ku jemi natyrisht që nuk mund të zgjidhet thjesht dhe vetëm me një Reformë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk do t’i rikthehen shqiptarëve, nuk do të ketë çlirim të zgjedhjeve nga krimi thjesht dhe vetëm me Reformë të Kodit Zgjedhor, thënë kjone kemi treguar përkushtimin tonë për Reformën e Kodit Zgjedhor dhe ndërkohë kemi plotësuar platformën tonë me hapa të tjerë ku më e rëndësishmja është pa dyshim, vetingu i politikanëve.

Ku politikanët t’i nënshtrohen të njëjtave rregulla siç i nënshtrohen prokurorët, gjyqtarët dhe policët. Ata që kanë lidhje kriminale le të largohen nga institucionet dhe të mos të kenë të drejtë të rikandidojnë. Ata që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre, të largohen nga isntitucionet dhe të mos kenë të drejtë të rikandidojnë.

Të njëjtat rregulla për gjyqtarët dhe prokurorët, të njëjtat rregulla për policët. Pra, pa dyshim që në do të qëndrojmë fort dhe ky është një kusht i panegociueshëm, në kuptimin institucional të fjalës, në kuptimin politik të fjalës është e papranueshme që ne të mbyllim sytë, jo për veten tonë, por për shqiptarët e të themi se këtu ecin gjërat normal, kur kemi një Ministër të Brendshëm që harxhon të gjithë kohën e tij për të menaxhuar të gjitha aferat kriminale të të vëllait dhe të vetat, një kryeministër që është në të njëjtat pozita me veten e tij dhe me të vëllain e tij, dhe me rrjetet kriminale që e mbajnë peng, një kryetar të Grupit Parlamnentar që është në fakt një bandit, një politikan – bandit, apo një bandit – politikan, dhe dhjetëra politikanë të tjerë të lidhur me krimin të cilët jo më kot gjenden shpeshherë në të njëjtat lokale ku gjenden banditët që gjakosin njëri-tjetrin në qytetin e Tiranës dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Pyetje: Z.Basha edhe një pyetje që ka lidhje me KQZ-në. Katër anëtarëve u ka mbaruar mandati dy prej të cilëve u përkasin PD-së, po nëse zbatojmë Kodin Zgjedhor në gërmë, PD merr vetëm një anëtar, çfarë do të bëjë PD në këtë rast, do të çojë emrat?

Basha: Sa merr Partia Demokratike dhe sa merr opozita është një çështje e cila sipas dispozitave aktuale ligjore mund ta trajtojnë ekspertët tanë. Por këtu nuk është çështja e kuotave në KQZ, këtu është çështja e kthimit të besimit tek institucioni i zgjedhjeve, tek zgjedhjetSepse shqiptarët kanë humbur besimin tek zgjedhjet.

Studimi i fundit i BE-së thotë se 20% e shqiptarëve pranuan shit-blerjen e votës në zgjedhjet e vitit 2017. Pranuan. Dhe përveç opozitës, meje dhe kolegëve të mi që e themi këtë në bashkëbisedime të tilla në konferenca për shtyp, askush s’merret me këtë. Merren 10 apo 15 herë me histori të tjera pa vlerë apo me vlerë të kufizuar për shoqërinë dhe nuk trajtojnë problemin, se ç ’është ky studim që thotë se 20% e shqiptarëve e pranuan shit-blerjen e votës në vitin 2017. Dhe çfarë domethënie ka kjo për vendin?

Kjo do të thotë se ke një qeveri dhe një parlament jolegjitim. Ke një maxhorancë jolegjitime që nuk ka ardhur me vota, dhe cili është produkti i saj, një mazhorancë që nuk vjen me vota, nuk ndjehet se e ka të lidhur fatin me njerëzit, me kë e ka të lidhur? Me ata që i sollën. Me banditët, me kriminelët. Këto janë pasojat.

Ne do të kemi qëndrime të qarta edhe për KQZ. Por KQZ-ja në këtë tablo që paraqita, është vetëm një nga çështjet dhe jo çështje kryesore. Konsensusi duhet të jetë midis palëve politike, s’mund të ketë konsensus midis meje dhe Rrexhep Rrahman Rrajes me shokë. Tani për momentin Edi Rama është një tellall, një dordolec i Rrahman Rrajës, i Jurges Çyrbjes, i Taulant Ballës

Le ta zëmë që i hodhëm hi syve europianëve. E bëmë një reformë dhe kod Zgjedhor të ri perfekt. Le ta zëmë që i hodhëm hi syve edhe opozitës. i tërhoqëm prej hunde, i tërhoqëm në një proces të tillë. Po pastaj kur të shkojmë tek shqiptarët. Prap me kriminelët në krah në shtabet e PS siç po faktohet ende sot. i keni parë shtabet elektorale që kanë formuar?! Në çdo shtab elektoral kanë njerëz të dënuar për vrasje, për drogë, për përdhunime. i keni parë se janë në rrjetet sociale se në lajme nuk arrijnë sepse nuk janë lajm për shumë për pronarët e mediave. S’përbëjnë më lajm dhe ky është problemi. Prania e kriminelëve të dënuar në shtabet elektorale të PS nuk përbën më lajm. Në çdo shtab elektoral të PS keni kriminelët në krye të tavolinës. Pa zgjidhur këtë problem në Shqipëri nuk ka për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Ju folët për ekspertizën e kompanisë britanike por në media kanë dalë disa përgjigje ku sipas prokurorisë personi që ka manipuluar videon, ka komunikuar me disa persona në telefon. A keni ju ndonjë koment për këto përgjime? A janë lojë edhe këto përgjime e drejtuesve të policisë dhe nëse i konsideroni lojë, si kanë arritur në këtë pikë. Me shantazh apo është paguar aktori?

Basha: Po ti referoheni asaj që thashë, i keni të gjitha përgjigjet brenda. Kështu që në respektin tuaj dhe të kolegëve nuk dua ta përsëris.

Pyetje: Ju thatë që në Shqipëri ka rënë rendi kushtetues, ku policia dhe prokuroria janë të kapura…

Basha: Jo nuk thashë që policia dhe prokuroria janë të kapura. Shiko ku qëndron problemi. Por mbaro pyetjen të lutem.

Pyetje: Cili do të jetë roli i opozitës në këtë moment ku më herët keni nisur një fazë proteste për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Xhafaj. Më herët keni bërë edhe një denoncim për kryetarin e Bashkisë së Durrëzit z Dako. Por cili do të jetë roli i opozitës kur ju thoni se rendi kushtetues ka rënë?!

Basha: Opozita është në rolin e saj Klajdi. Duhet të mësohemi, dhe në veçanti brezi i ri, që opozita nuk është një ushtri paralele dhe as njësit gueril. Është një formacion politik që ka për detyrë të denoncojë abuzimet me pushtetin të atyre që qeverisin dhe të paraqesë një alternativë për të qeverisur më mirë vendin. Janë njëzit ata që vendosin. Nuk bën opozita protesta. Opozita thërret njerëzit në protesta dhe janë njerëzit që protestojnë. Por nuk është vetëm opozita që thërret protestën. Njerëzit protestojnë edhe vetë siç është rasti i teatrit. Siç ishte rasti për viktimën të pambrojtur dhe jetime që e shpërfytyruarn dhe tani mbron dhunuesit dhe pështyn mbrojtësit e saj. Jemi në një pikë kritike për vendin. Opozita është në detyrën e saj dhe atë po e bën ditë për ditë. Natyrisht që në këtë detyrë secili prej nesh duhet të jetë në lartësinë tonë. Ju në lartësinë tuaj si gazetarë pavarësisht kushteve jashtëzakonisht shumë të vështira në të cilat punoni. Media që nuk jeni vetëm ju por edhe ata që kanë interesat mediatik të bëjnë pjesën e tyre ose ndryshe të zbulohen e të thonë që janë pjesë e kësaj loje. Janë këtu në tepsinë e oligarkisë, krimit dhe Edi Ramës. Si dhe vetë qytetarët; sipërmarrja, studentët, rinia. Pra ka ardhur koha për një zgjim sepse kur kërcet koburja në mes të Tiranës çfarë të presim pastaj; të të vijnë te dera? Të presim të vijë Taulant Balla dhe të marrë vajzat bashkë me Rrahmanin dhe Rexhepin te dera. Çfarë do presim më?! Padyshim që këtu ka vend për një rreflektim të fuqishëm dhe ne si opozitë do të mbështesim dhe do të jemi në krah të të gjitha akteve qytetare të protestës për çdo rast dhe në tërësi ku ndodhet vendi. Roli ynë tani është që të ndërgjegjësojmë përmes jush, medias, të gjithë ata faktorë të opinionit publik dhe të gjithë ata qytetarë jo për të treguar gjendjen ku ndodhet vendi se këtë e kuptojnë të gjithë por për rrugët e daljes dhe së bashku të vendosim për aksionin për të shkuar drejt kësaj rrugëdalje. Një gjë është e sigurtë dhe po e përsëris; vendi është në kushtet e  grushtit të shtetit. Ka rënë rendi kushtetues. Ske Gjykatë Kushtetuese, ske Gjykatë të Lartë, ke prokurori të kapur, ke një parlament jo funksional. Ka 6 muaj komisioni hetimor për Saimir Tahirin që Policia dhe Ministria e Brendshme nuk çojnë dokumentet. i çohet letër kryetarit të Kuvendit dhe nuk ndodh asgjë.

Atë që kemi kërkuar ne është shumë e qartë. Është detyra jonë që të evidentojmë përgjegjësit për këtë gjendje. Ajo që po them është tjetër gjë. Asgjë nuk është funksionale në këtë vend vetëm kur vjen fjala për të mbrotjur kriminelët. Vetëm atëhere zgjohet Edi Rama për të mbrojtur kriminelët. Mbron kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin dhe pjesën tjetër pispilloqet para pasqyrës për të dalë para jush me brekushe dhe atlete për të impresionuar shqiptarët. Qeverisje nuk ka më në vend. Kjo është gjendja ku ndodhet vendi.

Nuk thashë kapja e policisë apo prokurorisë. Nuk duhet ti kalojmë këto si fraza të thjeshta që kalojnë në rutinë. Policia është e shpartalluar, jo e kapur. Ligjin e bëjnë kriminelët dhe prokuroria nuk është më thjeshtë e kapur politikisht siç u kap me 16 dhjetor. Prokuroria e në veçanti prokuroria e krimeve të rënda është sot një celulë kriminale e cila në mënyrë të jashtëligjshme dhe kriminale shkatërron hetimet, shkatërron dhe manipulon provat, krijon alibi, nga rasti i Xhisielës tek rasti i Agron Xhafajt. Nga rasti i hetimeve në Dibër tek rasti në hetimet në Durrës, Vlorë, për përfshirjen e krerëve më të lartë të PS nga Edi Rama te Gjiknuri, te Balla, te Bushati, me grupet kriminale në pazare për shkëmbime votash. Kjo është arsyeja pse është kthyer prokuroria e krimeve të rënda në një celulë kriminale. Nuk u kthye vetëvetiu. Dy ditë pas denoncimit të Agron Xhafajt u çua Donika Prela aty me këtë mision. Pastaj u larguan prokurorët e dosjes Shullazi, u larguan prokurorët e dosjes Tahiri. Të gjitha këto nuk janë rastësi. Nuk është rastësi largimi i Seitajt në kundërshim me ligjin. Kush mban përgjegjësi? Prokuroria thotë ishte shkelje administrative. Nuk është rastësi largimi i Agron Xhafajt që do të duhej të merresh në atë kohë i pandehur për trafik droge. Prokuroria e krimeve të rënda e ka regjistruar kallëzimin penal për trafik droge dhe i vetmi person që nuk është pyetur është Agron Xhafaj. Pse? Sepse u sigurua që Agron Xhafaj të çohej në Itali. Kjo pra është gjendja.

Pyetje: Z Rama tha se pas datës 1 janar do mbyllen kazinotë dhe pikat e basteve. A shikoni dritëhije në këtë vendim?

Basha: Industria e pastrimit të parave është tërësisht e kontrolluar nga kriminelët në bashkëpunim me politikanët më të lartë në vend. Dihet qartë se koncensioni i lojërave të fatit operohet nga fasada të vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës. Dihet qartë se segmentet më të mëdha të lojëra të fatit janë në duart e krimit të organizuar. Kështu që mos nxirrni asnjë konkluzion nga një njeri që ka humbur çdo kontroll mbi qeverisjen, territorin dhe mendjen e vetë që shikon konspiracion apo mundohet tu thotë shqiptarëve se ka konspiracion opozitar sa herë që kapet në krim. Nëse kjo do të bëhet për të transferuar interesat kriminale të pastrimit të parave për ti përqendruar apo për ti kamufluar në mënyra të tjera pritet që ta shohim. E mbani mend “Marrëzinë e fundit” apo jo. Marrëzia e fundit nisi për të mbyllur pikat e lojërave të fatit. Ishin 834 dhe sot janë 4200. Me këtë rregull i bie që pas shpalljes se Edi Ramës të shkojmë 8400. Pra nëse na mëson një gjë historia me këtë njeri është që tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën.

Pyetje: z Basha do të vazhdoni bojkotin parlamentar? 

Basha: Nuk ka bojkot parlamentar Anisa. Ne kemi qënë më aktiv se maxhoranca në propozimin e ligjeve, nismave. Ligji për vetingin është tregues u qartë për këtë. Nuk ka bojkot parlamentar. Nëse do marrim atë vendim nuk do kemi frikë ta shpallim. Po ku të jemi te Taulanti, Çyrbja, Rraja, te Xhafa. Ju mendoni se i ka zgjehdur populli?!

 

Pyetje: Në momentin që ju nxorrët audionpërgjimin ku pretenduat se ishte mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut, thatë që do publikoheshin materiale në vijim, pse nuk janë bërë publike?

Basha: Gjithçka për atë histori e morët përgjigjen e plotë.

Pyetje: Kryeministri Rama ka thënë sot se përgjimi është një aferë korrupsioni dhe konspiracioni duke paralajmëruar se do ketë vijimësi. A i druheni arrestimeve të përfaqësuesve të PD të cilët kanë denoncuar këtë aferë?

Basha: Përgjigjen e plotë për këtë rast ia dhashë. Merreni se e keni të plotë. Ktheje mbrapsht dhe do i keni të plota përgjigjet. Edhe qëndrimin tim. Po presim të shohim sa do zhyten policia, prokuroria dhe Edi Rama.

Pyetje: Në mbyllje të sesionit të kaluar parlamentar keni paralajmëruar një padi për Bjarke Ingels. Kur do të mbyllet?

Basha: Në momentin që farsa e gjoja tenderit të shpallur të hedhë hapin tjetër ne do të hedhim të gjitha hapat për të bllokuar aktin kriminal të tjetërsimit të pronës publike për hesap të ndërtimit me paratë e drogës të 7 kullave në vend të Teatrit Kombëtar.

Pyetje: A është bërë gati si padi?

Basha: Do pyes departamentin, nga ana teknike, nëse e kanë bërë gati ose jo padinë.