Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër.
Vangjush Dako nuk duhet të qëndrojë më as edhe një orë në krye të Bashkisë së Durrësit. Vendi i tij është vetëm qelia e burgut.
Vangjush Dako është vula e zgjedhjeve të marra peng nga paratë e drogës dhe krimit dhe për këtë krim elektoral ligji parashikon vetëm burgun.
Drejtësia duhet të veprojë vetëm me një standart ndaj Vangjush Dakos – me standartin e prangave dhe ndëshkimin e krimit elektoral.
Dosja 339 është gjurma e pastër e krimit elektoral që është kryer në masë në zgjedhjet e vitit 2017. Autor I këtij krimi është kryebashkiaku, Vangjush Dako që, bashkë me bandën e Abdylajve dhe kriminelë të tjerë, morën peng vullnetin real të zgjedhësve në Shijak dhe Durrës.
- Biseda telefonike e shkurtit, me Altin Avdylaj, i njohur si Niçja, ku i premton dhe favore,
- Falenderimet pas zgjedhjeve të datës 27 Qershor po me Niçen për të falenderuar kryekapobandën Astrit Advylaj,
- Mesazhet me Cinen, Jasin Avdylin për të ndërhyrë tek FNSH-ja dhe komunikime të tjera të zbardhura në dosjen 339, janë disa nga faktet e ajsbergut të provave sesi u asgjesuan zgjedhjet, pra vullneti i lirë i shqiptarëve në votime.
Pa burgosjen e Vangjush Dakos dhe vangjushëve të tjerë që blenë votat për pushtetin e Edi Ramës, nuk mund të ketë asnjë premisë për process normal politik në vend.