Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Integrimit, Partia Demokratike kërkoi një plan veprimi të qeverisë për azilkërkuesit shqiptarë në vendet e BE.
Gjatë diskutimit të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Europa për qytetarët”, kryetarja e komisionit, deputetja Majlindja Bregu tha se qeveria dështoi tërësisht me hapjen e vendeve të reja të punës, duke mos ndalur fluksin e eksodit.
Qeveria duhet të ngrejë sa më parë një plan masash ekonomike dhe punësimi për shqiptarët që po kthehen nga azili, plan i cili mungon krejtësisht dhe në termat e ndihmës ekonomike, sigurimit të invaliditetit, etj.
Njoftim i Partisë Demokratike, 14 Shtator 2015