• PD dhe unë e mbështesim në të gjitha format protestën. Ne jemi aty me shpirt dhe me mendje. Studentët kanë një kërkesë të qartë prej 13 ditësh: Plotëso kërkesat.
  • Bijtë e shqiptarëve janë në protestë, studentët janë në protestë, ne jemi në mbështetje të tyre. Ne jemi kundër ligjit të arsimit të lartë.
  • Është momenti të jemi të gjithë bashkë. Të jemi kundër një grupi oligarkësh që kanë marrë peng këtë vend.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS MBLEDHJES SË GRUPIT PARLAMENTAR

 

Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur

 

Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë.

 

Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat,  e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti  që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.

 

Prononcimi kryetarit të PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit Parlamentar

 

Pyetje: Zoti Basha, do jeni sot në protestën e studentëve?

 

Basha: Sot është protesta e studentëve. Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari politik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje. Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë. Ne i mbështesim studentët dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mjetet.

 

Pyetje: Kur do riktheheni në parlament, të enjten apo të premten?

 

Basha: Atë do t’jua bëjmë të ditur, pasi të kemi marrë një vendim politik, në konsultim me të gjithë aleatët.

 

Pyetje: Kur do merret ky vendim?

 

Basha: Do ta keni informacionin, pa merak.

 

Pyetje: Zoti Basha, në fakt studentët nuk kanë pranuar as përfaqësuesit e opozitës…

 

Basha: Jo, këto janë mashtrimet e televizioneve të blera nga qeveria me tendera korruptivë, televizioneve të krijuara me tendera korruptivë, të cilët mundohen ta paraqesin këtë si një protestë apolitikë. Kjo është një protestë thellësisht politike, natyrisht jo partiake. Kjo është një protestë kundër një ligji korruptiv për arsimin e lartë, që e ka sjellë këtu gjendjen. Ne kemi qenë kundër ligjit prej fillimit. Problemi është se mediat e korruptuara dhe të blera, në vend që të tregojnë të vërtetën, mundohen të sjellin shenjën e barazimit, përse?

 

Sepse Edi Rama u jep lek, dhe opozita u prish punë se i denoncon.

 

Denoncon pronarët e këtyre mediave që janë të përfshirë tek “Unaza”, denoncon pronarët e këtyre mediave që bën pazare natën  me Edi Ramën.

 

Sa më keq është Edi Rama, aq më shumë tendera dhe koncesione përfitojnë pronarët e mediave.

 

Jeni live besoj, apo jo, se me siguri do e prisni në darkë, do i fusni gërshërën.

 

Është fare e qartë.

 

Bijtë e shqiptarëve janë në protestë.

 

Studentët janë në protestë, kanë kërkesa legjitime, ne i mbështesim, pikë!

 

Ne jemi kundër Ligjit për Arsimin e Lartë.

 

Ç’rëndësi ka përse nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese? Sepse Gjykata Kushtetuese ishte e kapur nga Edi Rama, jua kam thënë.

 

Dhe, do ta hidhte poshtë dheEdi Rama  do të thoshtë “ E shikon, ishte edhe kushtetuese”.

 

Vjedhja që u bëhet prindërve të shqiptarëve një herë me taksa, pastaj me tarifa të shtrenjta.

 

Por nuk është kjo çështja.

 

Çështja sot është, do të vazhdoni të mbeteni peng i propagandës së një njeriu që ka blerë gjithçka, përfshirë pronarët e mediave tuaja, përfshirë ekranet tuaja.

 

Do të jeni peng të tyre? Apo do t’i shërbeni interesit publik?

 

Sepse keni edhe ju detyrën tuaj. T’i shërbeni interesit publik. Shkoni vendosjani këto kamera Arta Markut pyeteni, se përse nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën i cili është planifikuesi, ideatori dhe përfituesi i vjedhjes 40 milionë euro tek “Unaza”.

 

E keni bërë këtë gjë?

 

Por nëse s’e keni bërë i thoni kryeredaktorit, më vjen keq, por po bëhemi qesharakë.

 

Ka plasur një aferë nga e cila duhej të kishin rënë 10 qeveri ndërkohë dhe ju duhet të bëni detyrën tuaj si gazetarë.

 

E di që jeni në kushte shumë të vështira, e di që Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat,  e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti  që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.

 

Po jua them, pavarësisht bindjeve politike, kundër një grushti politikanësh, kriminelësh, oligarkësh dhe pronarësh mediash, që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë derexhe.

 

Të jemi bashkë dhe ne sot këtë thirrje kemi.

 

Të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët, të bashkohen me protestën e tyre të drejtë, të mbështesin kushtet e tyre, njësoj siç i mbështesim ne.

 

Falemnderit!