- Ministrja e Shëndetësisë bën propagandë me fatkeqësinë e shqiptarëve.
- Shëndetësia sot është në gjendjen më skandaloze ku humbin jetën foshnja dhe nëna
BARDH SPAHIA, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE, DEKLARATË PËR MEDIA
Jam këtu sot për të denoncuar me forcë mashtrimet e rradhës së Ministres së Shëndetësisë të qeverisë Rama, e cila me paturpësinë dhe papërgjegjshmërinë më të madhe për gjendjen skandaloze të institucioneve shëndetësore, përgjegjëse për jetën e nënave dhe fëmijëve shqiptarë, zgjedh t’i përgjigjet me një propagandë shterpë, boshe tipike të rilindjes së famshme.
Një vit më parë nqse e mbani mend, denoncova me forcë një rast të tmerrshëm të ndodhur në institucionet e drejtuara nga kjo Ministre ku në 10 ditë, 10 foshnje të posalindura, 10 nëna gjetën vdekjen në kushte dhe rrethana akoma misterioze.
Gjendja sot nuk ndryshon aspak nga një vit më parë ku kemi një përkeqësim të situatës përsa i përket aparaturave, gjendjes së strukturave ku nënat dhe fëmija duhet të marrin shërbimin, dhe në papërgjegjshmëri të plotë, kemi deklarata mashtruese, të papërgjegjshme nga Ministria e Shëndetësisë.
Edhe një herë dua të thërras në vëmendjen tuaj denoncimin e tmerrshëm që bëmë ekzaktësisht një vit më parë, për situatën katastrofë ku gjenden strukturat përgjegjëse për jetën e nënës dhe fëmijës, për humbjen e jetës së nënave shqiptare.
Në atë kohë me papërgjegjshmëri totale dhe kriminale tentuan nga strukturat e Ministrisë së shëndetësisë për të mbuluar këtë fakt, u intimiduan mjekët shqiptarë, për të mbyllur gojën, për të mos denoncuar dhe e gjitha u la në harresë.
Vetëm pak ditë më parë, një investigim i BIRN, konfirmon akuzat të kësaj situate katastrofale ku ndodhen institucionet shqiptare.
Ministria zgjedhë të bëjë propagandë boshe, mashtruese për qytetarët shqiptarë.
Me papërgjegjshmëri të plotë, duke harruar se këtu kemi të bëjmë me jetën e fëmijëve shqiptarë, nenave shqiptare.
U bëj thirrje të marrin masa urgjente!