Deputetët e Partise Demokratike kërkuan sot transparencë dhe përgjegjshmëri për menaxhimin e fondeve publike.  Në diskutimet e projektligjit  “Për inspektimin financiar publik”,
dhe projektligjit “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, deputetët  theksuan se kryeministri dhe ministrat e tij abuzojnë me fondet publike, duke organizuar tendera me prokurim të drejtperdrejtë për klientët e qeverisë. Deputetët e opozitës sollën në vëmendje skandalin e abuzimit me thesarin e Shtetit, ku nëpunësit publikë janë detyruar të paguajnë shpenzimet e aktiviteteve të partisë në pushtet. Këto ligje të qeverisë së kapur nuk do e ndalojnë Ramën dhe ministrat e tij të abuzojnë me fondet publike për të përfituar pasuri 200 milionëshe, u shprehën deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve.


Njoftim i Partisë Demokratike, 14 Shtator 2015