Pyetje: Zoti Paloka, çfarë vendosi Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike?
Edi Paloka: Mbledhja e grupit kishte si qëllim sot ndarjen dhe organizimin e punës së deputetëve lidhur me protestat që Partia Demokratike ka thirrur. Qëllimi i këtyre protestave lidhet me të përditshem e qytetarëve, me pakënaqësitë që vazhdojnë të rriten gjithnjë dhe nga nevoja që ka për të protestuar ndaj një kryeministri që e vetmja gjuhë që kupton është ajo e protestës, e ngritjes dhe reagimit.
Nëse qytetarët nuk reagojnë atëhere siç po duket nga dita në ditë çdo gjë do të shkojë keq e më keq. Po e shihni se po vazhdon vjedhja masive, rritja e taksave dhe çdo problem tjetër përkeqësohet kështu që qëllimi ne po thërrasim qytetarët që të bashkohen të gjithë ata që kanë një hall, ata që kanë frikë se do u prishin shtëpitë, ata që shohin se fëmija e tyre shkon në shkolla ku nuk mund të fusin as kokën një njeri normal, ata që shohin se po u rriten taksat përditë, ata që shohin se po varfërohen familja shqiptare përditë. Kushdo që ka një hall, çdo qytetar duhet të kuptojnë dhe kaq na e dhanë të kuptojmë edhe studentët, edhe protestuesit e Astirit, që kushdo që ka një hall duhet të ngrihet dhe të protestojë ndaj Edi Ramës sepse përndryshe ky do të vazhdojë të tallet, do të vazhdojë të bëjë arrogantin, do vazhdojë ta shkelë këtë popull me këmbë.
Nëse nuk ngrihemi vetë për interesat tona, dhe këtë e kam për qytetarët, atëhere ai do të vazhdojë të tallet me ne, do të vazhdojë të bëjë arrogantin dhe ne do të vazhdojmë të shkojmë keq e më keq dhe do i shohim fëmijët tanë të marrin rrugët e emigrimit çdo ditë.
Pyetje: Z Paloka, ndërsa ju bëni thirrje çdo ditë qytetarëve për protesta, një ditë më parë ambasadori i BE i pyetur për stitën e protestave që ju keni paralajmëruar, është shprehur se vend ii të zgjehdurve të popullit është në parlament?
Edi Paloka: Ambasadori i BE dy javë më parë, siç e mbani mend, deklaroi hapur se lufta ndaj krimit në Shqipëri ka mbaruar. Madje edhe luftë që kishte filluar në thonjëza me të famshmen “Forca e Ligjit” një ministër paraardhës i Ramës, edhe ajo luftë ëhstë ndërprerë.
Prandaj edhe për këtë pjesë, shqiptarët duhet të ngrihen që ne të mos bëhemi viktima të krimit kudo që dalim. Dhe më mirë se sa shqiptarët që kërkojnë të integrohen në Europë, më mirë se sa ne që jemi viktima të këtij regjimi nuk mund ta kuptojë asnjë tjetër. Ne presim, meqë përmendët integrimin, presnim që në qershor të hapeshin negociatat. Ambasadori e tha edhe këtë.
Me këtë formë dhe me këtë regjim ku jemi ashtu siç po shkojmë përditë me Edi Ramën kryeministër, as negociata nuk do të ketë dhe çdo gjë do shkojë keq e më keq. Për këtë arsye dhe njëherë ne i kemi thirrur shqiptarët ti bashkohen opozitës dhe të protestojnë të gjithë bashkë për hallet dhe problemet që kanë.