• Më 16 shkurt të zgjidhim kontratën me qeverinë e mjerimit.
  • Plani i PD siguron taksa të ulëta, punë dhe mirëqenie.

 

NGA TAKIMET E KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA ME QYTETARË TË QARKUT LEZHË.

 

Në Lezhë, në Shëngjin, në Kurbin qytetarët i treguan liderit të opozitës gjendjen e përkeqësuar të ekonomisë së tyre. “Puna është zero. Jam zgjuar që në 5. Puna zero. Xhiro fare, taksat në stratosferë”- janë fjalët më të zakonshme të biznesit të vogël. Së fundmi, problem për tregtarët është edhe përfshirja e tyre në skemën e TVSH-së, një problem që është i zgjidhur me planin ekonomik të PD.

 

“I gjithë biznesi i vogël me xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit, do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu tek vitrina jote. Qëllimi ynë është të merrni dikë tjetër në punë, e jo të të mbyllet biznesi. Këto nuk janë premtime, por një plan i llogaritur nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe gjermanë”-, tha kryetari i PD.

 

Një pikat kryesore të planin të PD për të ndihmuar biznesin dhe çdo qytetar që përdor automjetin është  heqja e taksës Rama mbi karburantin, duke bërë që shqiptarët të paguajnë 300 lek më pak për çdo litër karburant.

 

Nga kjo masë, përfitojnë së pari peshkatarët, të cilët, në planin ekonomik të PD trajtohen njësoj si fermerët, ata do të marrin naftë pa akcizë. Peshkatarët ngritën problemin e mungesës së një vendi për remontin e anijeve të tyre, proces që e bëjnë në Itali me një kosto shumë të lartë, sepse qeveria nuk ofron asgjë. Sipas një llogarie që bëri Basha me një investim rreth 2 milionë euro në vit, qeveria mund të kihste ndihmuar peshkatarët, por ka si prioritet të financojë inceneratorët e Arben Ahmetajt 21 milionë euro dhe afera të tjera korruptive.

 

Lideri i opozitës u kërkoi banorëve në Lezhë, Shëngjin dhe Kurbin t’i bashkohen PD më 16 shkurt në Tiranë për të zgjidhur kontratën me një qeveri që i vjedh dhe për t;i hapur rrugën një zgjedhjeve të lira e të ndershme për një qeveri që përfaqëson dhe mbron interesin e shqiptarëve.